Gola dhe dominim kuqezi në Europë, futbollistët e Kombëtares spikasin me klubet e tyre – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gola dhe dominim kuqezi në Europë, futbollistët e Kombëtares spikasin me klubet e tyre –

10:55 | 04/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

U përjashtua nga gara për kreun e PD, Mereme Sela ngre padi në Gjykatën e Tiranës: Të pezullohet procesi –

Ky është gabim strategjik dhe antikombëtar –

Frikë për hakmarrje/ Policia largon nga zona familjen e autorit që u mori jetën tragjikisht dy të miturve në Durrës –

Të akuzuar për tenderin e tunelit të Llogarasë, paraqiten në SPAK dy ish-vartësit e Ballukut (Emrat) –

Fundjava që lamë pas ishte mjaft pozitive për futbollistët e Kombëtares shqiptare që aktivizohen në kampionatet europiane dhe më gjerë, duke dhënë kontribut vendimtar për skuadrat e tyre dhe duke konfirmuar formën e mirë në këtë fazë të sezonit.

Një nga protagonistët kryesorë ishte Kristjan Asllani, i cili zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer me Besiktas në transfertën ndaj Gaziantep. Mesfushori kuqezi kontribuoi me një asist nga goditja e këndit, ndërsa më pas shënoi edhe nga pika e bardhë, duke qenë vendimtar në suksesin e skuadrës së tij.

Paraqitje të shkëlqyer realizoi edhe Qazim Laçi, i cili u dallua me gol dhe asist në fitoren 3-2 të Rizespor ndaj Konyaspor. Mesfushori shqiptar fillimisht riktheu baraspeshën në minutën e 18-të, ndërsa në pjesën e dytë dhuroi edhe një asist, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në këtë përballje.

Arbër Hoxha vazhdon të jetë protagonist me Dinamo Zagreb, duke gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e 5-të në fitoren 1-2 në transfertë ndaj Gorica. Sulmuesi shqiptar finalizoi një aksion të bukur me një goditje të saktë brenda zonës.

Në kampionatin amerikan MLS, Myrto Uzuni vijon formën e tij të shkëlqyer, duke shënuar në fitoren 2-0 të Austin ndaj St. Louis City. Goli i sulmuesit erdhi në minutën e 81-të, duke vulosur suksesin e skuadrës së tij.

Mirlind Daku u rikthye te goli. Sulmuesi i Kombëtares shënoi në fitoren minimale 0-1 të Rubin Kazan ndaj Baltika. Për golin e tij kontribuoi edhe Nazmi Gripshi, i cili dha asistin vendimtar, duke vulosur bashkëpunimin mes dy lojtarëve të Kombëtares.

Pozitiv ishte edhe aktivizimi i Indrit Tucit, i cili gjeti rrugën e rrjetës pasi u hodh në fushë nga stoli, duke shënuar një gol të bukur me kokë për Kayserispor dhe duke kontribuar në mënyrë të rëndësishme për ekipin e tij në barazimin 1-1 ndaj Eyupspor.

Në Arabinë Saudite, Mario Mitaj dha një asist në fitoren 0-2 të Al Ittihad ndaj Al Taawon, duke shërbyer saktë për shokun e skuadrës në golin e parë të ndeshjes.

Një arritje shumë e rëndësishme vjen nga Anis Mehmeti, i cili me Ipswich siguroi ngjitjen në Premier League pas fitores 3-0 ndaj QPR. Një sukses i madh për sulmuesin shqiptar, që sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e elitës së futbollit anglez.

Gjatë kësaj fundjave, minuta si titullarë me skuadrat e tyre morën edhe Thomas Strakosha, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake, Stavro Pilo, Ylber Ramadani, Adrion Pajaziti dhe Ernest Muçi.

Të Lidhura

U përjashtua nga gara për kreun e PD, Mereme Sela ngre padi në Gjykatën e Tiranës: Të pezullohet procesi –

U përjashtua nga gara për kreun e PD, Mereme Sela ngre padi në Gjykatën e Tiranës: Të pezullohet procesi –

nga 27
13:17 | 04/05/2026
0

Pas përjashtimit nga gara për kreun e PD-së, Mereme Sela do ta vijojë përballjen me Sali Berishën në Gjykatën e Shkallës...

Ky është gabim strategjik dhe antikombëtar –

Ky është gabim strategjik dhe antikombëtar –

nga 27
12:53 | 04/05/2026
0

Anëtarët e Partisë Demokratike ne Komisionin e Jashtëm kishin thirrur Kryeministrin Edi Rama në një seancë dëgjimore, lidhur me një...

Frikë për hakmarrje/ Policia largon nga zona familjen e autorit që u mori jetën tragjikisht dy të miturve në Durrës –

Frikë për hakmarrje/ Policia largon nga zona familjen e autorit që u mori jetën tragjikisht dy të miturve në Durrës –

nga 27
12:41 | 04/05/2026
0

Policia ka larguar nga zona e banimit, familjarët e Nikolla Rradaçit, autorit i cili aksidentoi për vdekje dy të mitur, ndërsa...

Të akuzuar për tenderin e tunelit të Llogarasë, paraqiten në SPAK dy ish-vartësit e Ballukut (Emrat) –

Të akuzuar për tenderin e tunelit të Llogarasë, paraqiten në SPAK dy ish-vartësit e Ballukut (Emrat) –

nga 27
12:17 | 04/05/2026
0

Ish kreu i ARRSH, Gentian Gjyli dhe ish administratori i KESH, Erlad Elezi janë paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë...

Para
Humbje e rëndë për gjithë komunitetin –

Humbje e rëndë për gjithë komunitetin -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U përjashtua nga gara për kreun e PD, Mereme Sela ngre padi në Gjykatën e Tiranës: Të pezullohet procesi –

U përjashtua nga gara për kreun e PD, Mereme Sela ngre padi në Gjykatën e Tiranës: Të pezullohet procesi –

13:17 | 04/05/2026
Ky është gabim strategjik dhe antikombëtar –

Ky është gabim strategjik dhe antikombëtar –

12:53 | 04/05/2026
Frikë për hakmarrje/ Policia largon nga zona familjen e autorit që u mori jetën tragjikisht dy të miturve në Durrës –

Frikë për hakmarrje/ Policia largon nga zona familjen e autorit që u mori jetën tragjikisht dy të miturve në Durrës –

12:41 | 04/05/2026
Të akuzuar për tenderin e tunelit të Llogarasë, paraqiten në SPAK dy ish-vartësit e Ballukut (Emrat) –

Të akuzuar për tenderin e tunelit të Llogarasë, paraqiten në SPAK dy ish-vartësit e Ballukut (Emrat) –

12:17 | 04/05/2026
Durrësi vishet në zi! Mes dhimbjesh dhe lotësh, u jepet lamtumira e fundit dy të miturve që humbën jetën në aksidentin tragjik –

Durrësi vishet në zi! Mes dhimbjesh dhe lotësh, u jepet lamtumira e fundit dy të miturve që humbën jetën në aksidentin tragjik –

12:07 | 04/05/2026

Më Të Lexuarat

  • U përjashtua nga gara për kreun e PD, Mereme Sela ngre padi në Gjykatën e Tiranës: Të pezullohet procesi –
  • Ky është gabim strategjik dhe antikombëtar –
  • Frikë për hakmarrje/ Policia largon nga zona familjen e autorit që u mori jetën tragjikisht dy të miturve në Durrës –
  • Të akuzuar për tenderin e tunelit të Llogarasë, paraqiten në SPAK dy ish-vartësit e Ballukut (Emrat) –
  • Durrësi vishet në zi! Mes dhimbjesh dhe lotësh, u jepet lamtumira e fundit dy të miturve që humbën jetën në aksidentin tragjik –
  • Durrësi vishet në zi! Mes dhimbjesh dhe lotësh, u jepet lamtumira e fundit dy të miturve që humbën jetën në aksidentin tragjik –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U përjashtua nga gara për kreun e PD, Mereme Sela ngre padi në Gjykatën e Tiranës: Të pezullohet procesi –
  • Ky është gabim strategjik dhe antikombëtar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com