Eliminimi i 5 kandidatëve, atentat ndaj demokracisë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eliminimi i 5 kandidatëve, atentat ndaj demokracisë –

18:31 | 01/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

6 vite burg për të akuzuarin për vjedhjen e të dhënave online –

Super motorët 800 MLN lekë/ Drejtorët e Policisë ikin dhe vijnë, “supermeni” i tenderave mbetet Hysen Vadenja –

Çdo ditë me Berishën në krye, humbje për opozitën –

VIDEO/ Show i Asllanit me Beşiktaşin, realizon gol dhe dhuron asist –

Kandidatja në garën për kreun e Partisë Demokratike, Mereme Sela, ka reaguar pas skualifikimit të saj.

Sela ka shkruar se njoftimin për skualifikimin e saj e ka marrë nga mediat, teksa e konsideron të papranueshme. Ajo shton se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore dhe do të paraqesë ankesë zyrtare për skualifikimin nga gara e PD-së.

“Unë, Mereme Sela, kandidate për kryetare e Partisë Demokratike të Shqipërisë, njoftoj opinionin publik se zgjedhjet për kryetar dhe procedurat përkatëse po manipulohen.

Për këto arsye, vendosa:

1. T’i drejtohem Gjykatës së Tiranës me një kërkesë për pezullimin e procesit zgjedhor, si të paligjshëm, të padrejtë, të pabarabartë dhe në kundërshtim me statutin e PD-së, të miratuar nga Kuvendi dhe të njohur nga gjykata.

2. Ti drejtohem SPAK për hetimin e proçesit të korruptuar zgjedhor në Partinë Demokratike nga i pandehuri Sali Berisha i cili është në akuzë edhe për vepra të tjera penale.

3. T’u drejtohem Ambasadës së SHBA-së, Ambasadës së Britanisë së Madhe dhe misionit të BE-së për t’i informuar dhe për t’u kërkuar ndihmë, pasi ish-kryetari Sali Berisha ka marrë peng partinë dhe nuk lejon zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

4. T’u drejtohem mediave për të na ndihmuar që Partia Demokratike të mos shkatërrohet, por të demokratizohet. Eliminimi ynë, si pesë rivalë në garë – Evi Kokalari, Alesia Balliu, Ervin Salianji dhe Vladimir Mula – përbën një atentat kundër demokracisë brenda partisë.

5. I vetmi person që nuk përmbush kriteret e statutit është ish-kryetari Sali Berisha, i cili ka humbur zgjedhjet e vitit 2025 dhe nuk i lejohet ligjërisht sipas statutit të partisë të garojë për funksionin e kryetarit.

Partia Demokratike nuk mund të vijë në pushtet me një lider “non grata” në Uashington dhe Londër.

Njoftimin për skualifikimin e kam marrë përmes mediave, çka në vetvete është e papranueshme. Ky vendim është i padrejtë dhe i pajustifikuar. Përkundrazi, nëse do të kishte një vlerësim të drejtë dhe në përputhje me statutin e partisë, personi që duhej të ishte subjekt skualifikimi do të ishte z. Berisha.

Për këtë arsye, do të ndjek të gjitha procedurat ligjore në dispozicion dhe do të paraqes ankesën time zyrtare. Megjithatë, bazuar në përvojat e mëparshme, nuk pres një reagim apo përgjigje serioze nga Partia Demokratike, pasi kjo ka qenë një praktikë e përsëritur ndër vite.

Kjo mënyrë veprimi është një ndër arsyet kryesore pse Partia Demokratike ndodhet në këtë situatë sot.

Duke ju falënderuar për mbështetjen!“, ka reaguar ajo.

 

Të Lidhura

6 vite burg për të akuzuarin për vjedhjen e të dhënave online –

6 vite burg për të akuzuarin për vjedhjen e të dhënave online –

nga 27
21:27 | 01/05/2026
0

SPAK ka dhënë pretencën ndaj shtetasit kosovar, Shpend Sokoli, i cili akuzohet për mashtrim kompjuterik. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar gjashtë...

Super motorët 800 MLN lekë/ Drejtorët e Policisë ikin dhe vijnë, “supermeni” i tenderave mbetet Hysen Vadenja –

Super motorët 800 MLN lekë/ Drejtorët e Policisë ikin dhe vijnë, “supermeni” i tenderave mbetet Hysen Vadenja –

nga 27
20:41 | 01/05/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=HC_4lXR6pT4 Hysen Vadenja është si në shtëpinë e tij tek Policia ë Shtetit. Cdo tender për motorë apo “Jet Ski”...

Çdo ditë me Berishën në krye, humbje për opozitën –

Çdo ditë me Berishën në krye, humbje për opozitën –

nga 27
19:55 | 01/05/2026
0

Demokrati Ervin Salianji ka reaguar ashpër ndaj kreut të PD-së Sali Berisha, pas skualifikimit të kandidaturës për kreun e ri...

VIDEO/ Show i Asllanit me Beşiktaşin, realizon gol dhe dhuron asist –

VIDEO/ Show i Asllanit me Beşiktaşin, realizon gol dhe dhuron asist –

nga 27
19:45 | 01/05/2026
0

Kristjan Asllani ka asistuar dhe shënuar sot për Beshiktashin, ndërsa po luan në transfertën e Gaziantep. Mesfushori shqiptar fillimisht harkoi...

Para
EMRI/ Aksident në Shkodër, përplasi për vdekje të moshuarin, arratiset –

EMRI/ Aksident në Shkodër, përplasi për vdekje të moshuarin, arratiset -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

6 vite burg për të akuzuarin për vjedhjen e të dhënave online –

6 vite burg për të akuzuarin për vjedhjen e të dhënave online –

21:27 | 01/05/2026
Super motorët 800 MLN lekë/ Drejtorët e Policisë ikin dhe vijnë, “supermeni” i tenderave mbetet Hysen Vadenja –

Super motorët 800 MLN lekë/ Drejtorët e Policisë ikin dhe vijnë, “supermeni” i tenderave mbetet Hysen Vadenja –

20:41 | 01/05/2026
Çdo ditë me Berishën në krye, humbje për opozitën –

Çdo ditë me Berishën në krye, humbje për opozitën –

19:55 | 01/05/2026
VIDEO/ Show i Asllanit me Beşiktaşin, realizon gol dhe dhuron asist –

VIDEO/ Show i Asllanit me Beşiktaşin, realizon gol dhe dhuron asist –

19:45 | 01/05/2026
U martua me një të dënuar me vdekje, reagim i fortë i 31-vjeçares pas ekzekutimit –

U martua me një të dënuar me vdekje, reagim i fortë i 31-vjeçares pas ekzekutimit –

19:19 | 01/05/2026

Më Të Lexuarat

  • 6 vite burg për të akuzuarin për vjedhjen e të dhënave online –
  • Super motorët 800 MLN lekë/ Drejtorët e Policisë ikin dhe vijnë, “supermeni” i tenderave mbetet Hysen Vadenja –
  • Çdo ditë me Berishën në krye, humbje për opozitën –
  • VIDEO/ Show i Asllanit me Beşiktaşin, realizon gol dhe dhuron asist –
  • U martua me një të dënuar me vdekje, reagim i fortë i 31-vjeçares pas ekzekutimit –
  • Salianji duhet të ishte kandidat, e shpallën hero për “burgosje politike” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 6 vite burg për të akuzuarin për vjedhjen e të dhënave online –
  • Super motorët 800 MLN lekë/ Drejtorët e Policisë ikin dhe vijnë, “supermeni” i tenderave mbetet Hysen Vadenja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com