Zbulohet “baza” e prostitucionit dhe drogës në Elbasan, arrestohen 4 shtetase të huaja – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet “baza” e prostitucionit dhe drogës në Elbasan, arrestohen 4 shtetase të huaja –

14:52 | 30/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Askush nuk e di se sa karburant ka në të vërtetë –

Takimet me qytetarët nuk kanë nisur vetëm në periudhë zgjedhjesh –

Përfshihet nga flakët makina në autostradën Durrës-Tiranë –

Nuk do e gëzosh atë parti o Sali Berisha! –

Një bazë prostitucioni dhe trafiku droge është zbuluar dhe goditur nga policia në Elbasan, duke çuar në pranga 4 gra nga Kolumbia dhe Republika Domenikane, kurse organizatori i aktivitetit ilegal është shpallur në kërkim.

Një godinë trekatëshe në lagjen “Visarjon Xhuvani” në Elbasan, ishte përshtatur për ushtrim prostitucioni dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Policia arrestoi në flagrancë katër shtetase të huaja, nga Kolumbia dhe Republika Domenikane, të moshave 25 deri në 35 vjeç. Sipas hetimeve, ato ishin të përfshira drejtpërdrejt në aktivitetin kriminal, duke ushtruar prostitucion dhe duke shpërndarë drogë për klientët.

Në ambientet e godinës, policia sekuestroi rreth 0.5 kg Cannabis Sativa dhe 35.3 gram kokainë, si dhe një shumë parash, telefona celularë dhe sende të tjera që dyshohet se përdoreshin për këtë aktivitet.

Nga hetimet është identifikuar edhe organizatori i dyshuar i kësaj skeme, një shtetas shqiptar 56 vjeç me inicialet A.T., i cili është shpallur në kërkim. Autoritetet bëjnë me dije se vijon puna për kapjen e tij.

Njoftimi i policise

Zbulohet se në një objekt 3-katësh, në lagjen “Visarjon Xhuvani” në Elbasan u ushtrohej prostitucion dhe shiteshin lëndë narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa. Arrestohen në ambientet e objektit, 4 shtetase nga Kolumbia dhe Republika Domenikane, të përfshira në këto veprimtari kriminale. Identifikohet dhe shpallet në kërkim organizatori. Sekuestrohen 0.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, 35.3 g lëndë narkotike Kokainë, shuma parash, armë sportive, celularë dhe sende të tjera që lidhen me dy veprimtaritë kriminale.

Specialistët e strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me specialistët e seksioneve për Hetimin e Trafiqeve dhe për Mbështetjen Operacionale, si rezultat i një hetimi intensiv, me metoda proaktive, të kryer në koordinim me Prokurorinë e Elbasanit, me qëllim dokumentimin me prova ligjore të vënies së një objekti disakatësh, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, në funksion të disa veprimtarive kriminale, finalizuan operacionin e koduar “Streha”.

Gjatë ndërhyrjes në objekt, u arrestuan në flagrancë shtetaset e huaja, B. M., 35 vjeçe, D. G., 27 vjeçe, L. M., 25 vjeçe dhe J. B., 33 vjeçe. Nga hetimi rezultoi se ato ushtronin prostitucion në objektin 3-katësh, si dhe iu shitnin shtetasve që përfitonin nga kjo veprimtari kriminale, lëndë narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa. Gjithashtu, nga hetimi u identifikua organizatori i këtyre veprimtarive kriminale, shtetasi A. T., 56 vjeç, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

Të Lidhura

Askush nuk e di se sa karburant ka në të vërtetë –

Askush nuk e di se sa karburant ka në të vërtetë –

nga 27
15:34 | 30/04/2026
0

Evropa po përballet me një problem serioz në furnizimin me karburant, ndërkohë që njëkohësisht përballet me pasojat e luftës në...

Takimet me qytetarët nuk kanë nisur vetëm në periudhë zgjedhjesh –

Takimet me qytetarët nuk kanë nisur vetëm në periudhë zgjedhjesh –

nga 27
15:12 | 30/04/2026
0

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deklaratave që qarkullojnë benda politikës se ajo po i takon qytetarët vetëm këto...

Përfshihet nga flakët makina në autostradën Durrës-Tiranë –

Përfshihet nga flakët makina në autostradën Durrës-Tiranë –

nga 27
14:32 | 30/04/2026
0

Një makinë është përfshirë nga flakët në autostradën Durrës-Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Marikaj, në afërsi të Vorës, në...

Nuk do e gëzosh atë parti o Sali Berisha! –

Nuk do e gëzosh atë parti o Sali Berisha! –

nga 27
14:16 | 30/04/2026
0

Në ditën kur Partia Demokratike zhvillon zgjedhjet për kryetarin e saj, procesi është shoqëruar me polemika dhe përjashtime kandidatësh. Pas...

Para
Takimet me qytetarët nuk kanë nisur vetëm në periudhë zgjedhjesh –

Takimet me qytetarët nuk kanë nisur vetëm në periudhë zgjedhjesh -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Askush nuk e di se sa karburant ka në të vërtetë –

Askush nuk e di se sa karburant ka në të vërtetë –

15:34 | 30/04/2026
Takimet me qytetarët nuk kanë nisur vetëm në periudhë zgjedhjesh –

Takimet me qytetarët nuk kanë nisur vetëm në periudhë zgjedhjesh –

15:12 | 30/04/2026
Zbulohet “baza” e prostitucionit dhe drogës në Elbasan, arrestohen 4 shtetase të huaja –

Zbulohet “baza” e prostitucionit dhe drogës në Elbasan, arrestohen 4 shtetase të huaja –

14:52 | 30/04/2026
Përfshihet nga flakët makina në autostradën Durrës-Tiranë –

Përfshihet nga flakët makina në autostradën Durrës-Tiranë –

14:32 | 30/04/2026
Nuk do e gëzosh atë parti o Sali Berisha! –

Nuk do e gëzosh atë parti o Sali Berisha! –

14:16 | 30/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Askush nuk e di se sa karburant ka në të vërtetë –
  • Takimet me qytetarët nuk kanë nisur vetëm në periudhë zgjedhjesh –
  • Zbulohet “baza” e prostitucionit dhe drogës në Elbasan, arrestohen 4 shtetase të huaja –
  • Përfshihet nga flakët makina në autostradën Durrës-Tiranë –
  • Nuk do e gëzosh atë parti o Sali Berisha! –
  • Integrimi në BE bazohet në merita! Pengesat kryesore janë autokracia elektorale dhe narko-shteti –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Askush nuk e di se sa karburant ka në të vërtetë –
  • Takimet me qytetarët nuk kanë nisur vetëm në periudhë zgjedhjesh –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com