Në ditën kur Partia Demokratike zhvillon zgjedhjet për kryetarin e saj, procesi është shoqëruar me polemika dhe përjashtime kandidatësh. Pas Ervin Salianjit dhe Evi Kokalarit, edhe Alesia Balliu nuk është pranuar si kandidate në këtë garë.
Mësohet se kërkesa e Balliut për të hyrë në garë nuk është marrë në shqyrtim nga strukturat përkatëse, duke e lënë atë jashtë procesit zgjedhor.
Pas këtij vendimi, Balliu ka reaguar publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale, ku akuzon drejtuesin e PD-së, Sali Berisha, për shmangie nga gara dhe mungesë transparence.
Reagimi
Berishë Frikacaku!
Berishë burrat në veri nuk i shmangen garës dhe nuk i druhen përballjes përkundrazi, e kërkojnë atë.
Por sot, ajo që po ndodh brenda Partisë Demokratike është zhgënjyese.
Kam dorëzuar një kërkesë zyrtare për të hyrë në garën për kreun e PD-së, dhe askush nuk po e merr përsipër ta pranojë.
Ky nuk është thjesht një refuzim është një tregues i qartë i mungesës së transparencës dhe garës së ndershme.
Berishë gjithmonë ka një moshë të koritesh, por ti zgjodhe moshën më të keqe.
PD do ju kthehet demokratëve mos e harro kurrë, nuk do e gëzosh atë parti Sali Berisha.










