Një ngjarje e rëndë është zbuluar pasi mjekja 82-vjeçare nga Vlora e cila pjesën më të madhe të jetës së saj ia dedikoi shërbimit ndaj pacientëve të sëmurë, sot dergjet në krevatin e saj duke i bërë ballë vetë dhimbjeve të pleqërisë pasi spitali refuzon t’i japë shërbimin e nevojshëm mjekësor.
Rasti i rëndë është zbuluar menjëherë pas denoncimit që djali i mjekes, Altin Gjini ka bërë në Facebook ku shkruan se pas refuzimit të spitalit, ai është i detyruar të kujdeset vetë për nënën e tij.
Pa një specializim në fushën e mjekësisë, Altini shkruan se ai i shërben mamasë duke ndjekur sugjerimet e marra nga inteligjenca artificiale.
“57 vite pune kontribut ne mjekesi si profesioniste e diplomuar nena ime, ( matura e pare e 26 infermjereve te para ne Shqiperi te shkolles mjeksore dy vjecare te Vlores) e paralizuar vite dhe nuk e pranon spital per shkak te moshes se thyer per nje mjekim te specializuar ndaj nje plage te frikshme ne koke, mbase fatale qe po i degradon, per te ma besuar mua pozicionin e mjekut kirurg me anen e Chat GPT !!” shkruan Altin Ndoci në reagimin e bërë.
Në përmbyllje të reagimit të tij Gjini nënvizon se moskujdesi ndaj të moshuarve është një varfëri vlerash dhe jo burimesh, ndryshe nga seç spitali pretendon.
“Moskujdesi ndaj tyre nuk është varfëri burimesh, por varfëri vlerash qe e masakroj perfundimisht moralisht kte vend prostitutash !!” përmbyll reagimin e tij djali i mjekes.
Reagimi i plotë:
Gjithe kurv*ve te politikes se cdo ngjyre, i drejtohem me urimin më shpirteror : Ju denofte zoti atje ku dhimbja tjua shqyej shpirtin !! 57 vite pune kontribut ne mjekesi si profesioniste e diplomuar nena ime, ( matura e pare e 26 infermjereve te para ne Shqiperi te shkolles mjeksore dy vjecare te Vlores) e paralizuar vite dhe nuk e pranon spital per shkak te moshes se thyer per nje mjekim te specializuar ndaj nje plage te frikshme ne koke, mbase fatale qe po i degradon, per te ma besuar mua pozicionin e mjekut kirurg me anen e Chat GPT !!
Mosha e trete nuk kërkon mëshirë o plehra, por dinjitet dhe është detyrë e cdo shteti ta garantojë kte dinjitet ndaj atyre qe i sherbyen me besnikri njerezve !! Moskujdesi ndaj tyre nuk është varfëri burimesh, por varfëri vlerash qe e masakroj perfundimisht moralisht kte vend prostitutash !!










