Midis koalcionit me PS-në e Ramës apo me PD-në e Bashës, Meta do të bëjë një zgjedhje së afërmi. Ai ka lënë të hapur bashkëpunimin me Bashën e PD-së që me sa duket do ta justifikojë shprehjae përhershme e Metës: Do të bëjmë zgjedhjen që i intereson vendit dhe qytetarëve shqiptarë. Sipas tij, vendi ka nevojë për dialog poltik, më shumë konsensus, duke përfshirë dhe politikën e jashtme.
“LSI do bëjë zgjedhjen që i intereson vendit, qytetarëve shqiptarë. Vendit i duhet më shumë dialog politik, më shumë konsensus, përfshirë dhe politikën e jashtme. Do rriten bashkëpunimet me SHBA. Duhet të shohim përpara, të vazhdojmë të jemi një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit me fqinjët. Kjo ka qenë dhe është fuqia kryesore e Shqipërisë, faktor stabiliteti në rajon. Të përqendrohemi te 5 prioritetet kyçe”, ka deklaruar Meta.