Gjyqi për dosjen ‘SASPAC’, SPAK paraqet prova të reja për ish-ministrin Ilir Beqaj – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjyqi për dosjen ‘SASPAC’, SPAK paraqet prova të reja për ish-ministrin Ilir Beqaj –

12:24 | 29/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Shpejtësia e internetit, ku renditet Shqipëria në rajon dhe botë? –

Kosova gati për zgjedhjet e treta të jashtëzakonshme, zbulohen dy datat kur pritet të zhvillohen –

Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do godasin konsumin –

Plagosi me thikë 26-vjeçarin në Sarandë, shpallet në kërkim autori (Emrat) –

Prokuroria e Posaçme  ka paraqitur prova të reja në procesin ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe të bashkëpandehurve në dosjen e “SASPAC”.

Në seancën e somte shqyrtimit paraprak prokurorët kanë depozituar një zarf me prova të reja.

Prova e re që iu paraqit gjyqtares Elsa Ulliri ishte një tabelë “Excel-i”  të nxjerra nga këqyrja e laptop-it të të pandehurit Aldred Nikolla, e cila përmbante të dhëna për shpenzimet e kryera nga ai në eventin “Festa”.

Avokatët kërkuan kohë të njihen me këtë akt, për këtë arsye Gjykata e Posaçme caktoi datën 6 maj ora 10.00 për seancën e radhës. Të premten e ardhshme avokatët do të mbajnë qëndrimin e tyre lidhur me këtë prove të re të organit të akuzës.

Pas këtij momenti, GJKKO do të shprehet për kalimin ose jo të dosjes për gjykim.

Lidhur me këtë çështje mbahen në masën shtrënguese “arrest në burg” Ilir Beqaj ish-drejtor i SASPAC si dhe Ermal Kurtulaj.

Dosja e SASPAC dhe akuzat për ish ministrin

Në këtë dosje, Beqaj akuzohet për disa vepra penale, mes të cilave “korrupsion”, “shkelje barazie ne tendera” dhe “mashtrim”, të kryera gjatë kohës që drejtonte SASPAC, agjenci shtetërore që menaxhonte fondet e BE në Shqipëri. Të bashkëpandehur me të janë edhe 10 persona të tjerë.

Në dosjen “SASPAC”, SPAK akuzon Beqajn për 6 vepra penale në 27 episode. Akuzat përfshijnë korrupsion në 2 raste, shkelje të barazisë në tendera në 8 raste, falsifikim dokumentesh në 9 raste, mashtrim me pasoja të rënda në bashkëpunim dhe fshehje pasurie në 3 raste. Hetimet lidhen me kohën kur ai drejtonte agjencinë që menaxhonte fondet e BE-së.

Kujtojmë se ky nuk është rasti i vetëm për të cilin Beqaj akuzohet nga SPAK. Ish-ministri po gjykohet paralelisht në Gjykatën e Posaçme për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” në formën e grupit të struktururuar kriminal, gjatë nënshkrimit të kontratës koncesionare të “Sterilizimit”.

Lidhur me këtë çështje, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 6 vite burg ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Me 6 vite burg biznesmenin Ilir Rrapaj. Marsela Sejranajt, Saimir Kadiu, Petref Mersini dhe Arben Gjata u dënuan me 3 vite e 6 muaj burg. Ndërsa Naile Ajazi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg.  Të gjithë përfituan ulje dënimi pasi kërkuan gjykim të shkurtuar.

Ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, po gjykohet veçmas me procedurë të zakonshme, jashtë kësaj pjese të dosjes që tashmë është mbyllur.

Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor.

Prej vitit 2021, Beqaj drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, post nga u dorëhoq në nëntor të vitit 2023. Në tetor të atij viti ai u bë gjithashtu pjesë e grupit negociator për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Veç për aferën e sterilizimit, Beqaj është dërguar për gjykim në fillim të muajit prill së bashku me 10 të pandehurit të tjerë për aferën korruptive me fondet e ndihmës nga Bashkimi Evropian nëpërmjet procedurave të pavërteta të prokurimit dhe pastrimit të parave përmes faturave fiktive, në kuhën kur ai drejtonte SASPAC.

 

Të Lidhura

Shpejtësia e internetit, ku renditet Shqipëria në rajon dhe botë? –

Shpejtësia e internetit, ku renditet Shqipëria në rajon dhe botë? –

nga 27
14:56 | 29/04/2026
0

Shpejtësia e internetit është kthyer në një nga treguesit më të rëndësishëm të zhvillimit dhe cilësisë së jetës në një...

Kosova gati për zgjedhjet e treta të jashtëzakonshme, zbulohen dy datat kur pritet të zhvillohen –

Kosova gati për zgjedhjet e treta të jashtëzakonshme, zbulohen dy datat kur pritet të zhvillohen –

nga 27
14:32 | 29/04/2026
0

Kosova nuk e zgjidhi ngërçin. Moszgjedhja e Presidentit e çon vendin në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme. Dy datat e...

Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do godasin konsumin –

Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do godasin konsumin –

nga 27
14:00 | 29/04/2026
0

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë frytet e së cilës ekonomia po i merr prej disa vitesh me një...

Plagosi me thikë 26-vjeçarin në Sarandë, shpallet në kërkim autori (Emrat) –

Plagosi me thikë 26-vjeçarin në Sarandë, shpallet në kërkim autori (Emrat) –

nga 27
13:52 | 29/04/2026
0

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim 37-vjeçarin Edmond Abazi, i njohur me pseudonimin “Monçja”. Abazi akuzohet se dy ditë...

Para
Shembulli se si pushteti socialist nuk është europian! –

Shembulli se si pushteti socialist nuk është europian! -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shpejtësia e internetit, ku renditet Shqipëria në rajon dhe botë? –

Shpejtësia e internetit, ku renditet Shqipëria në rajon dhe botë? –

14:56 | 29/04/2026
Kosova gati për zgjedhjet e treta të jashtëzakonshme, zbulohen dy datat kur pritet të zhvillohen –

Kosova gati për zgjedhjet e treta të jashtëzakonshme, zbulohen dy datat kur pritet të zhvillohen –

14:32 | 29/04/2026
Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do godasin konsumin –

Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do godasin konsumin –

14:00 | 29/04/2026
Plagosi me thikë 26-vjeçarin në Sarandë, shpallet në kërkim autori (Emrat) –

Plagosi me thikë 26-vjeçarin në Sarandë, shpallet në kërkim autori (Emrat) –

13:52 | 29/04/2026
Ra në det nga gurët dhe rrezikoi mbytjen, shpëtohet 16-vjeçari në Shëngjin –

Ra në det nga gurët dhe rrezikoi mbytjen, shpëtohet 16-vjeçari në Shëngjin –

13:36 | 29/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Shpejtësia e internetit, ku renditet Shqipëria në rajon dhe botë? –
  • Kosova gati për zgjedhjet e treta të jashtëzakonshme, zbulohen dy datat kur pritet të zhvillohen –
  • Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do godasin konsumin –
  • Plagosi me thikë 26-vjeçarin në Sarandë, shpallet në kërkim autori (Emrat) –
  • Ra në det nga gurët dhe rrezikoi mbytjen, shpëtohet 16-vjeçari në Shëngjin –
  • Shqipëria do të prodhojë anije në Pashaliman –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shpejtësia e internetit, ku renditet Shqipëria në rajon dhe botë? –
  • Kosova gati për zgjedhjet e treta të jashtëzakonshme, zbulohen dy datat kur pritet të zhvillohen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com