Pas përfundimit të javës së 33-të të kampionatit Abissnet Superiore, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur, si çdo javë, formacionin më të mirë të javës.
Në portë është vendosur Klevi Totoshi i AF Elbasani. Mbrojtja përbëhet nga Mouctar Kodji (Bylis), Serjan Repaj (Vora), Anton Kresic (KF Tirana) dhe Bledar Lila (AF Elbasani).
Në mesfushë janë përzgjedhur Irgi Kasalla (Vora), Jacques Mbé (Flamurtari) dhe Freddy Álvarez (KF Tirana).
Sulmi përbëhet nga tre lojtarët më të spikatur të javës, të cilët gjetën edhe rrugën e rrjetës me skuadrat e tyre: Xhonatan Lajthia (AF Elbasani), Erald Maksuti (Flamurtari) dhe Aboubacar Camara (Bylis).
Sakaq, trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur Ivan Gvozdenovic.










