Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi përplasjet e Kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministres Elisa Spiropalit. Në konferencë për mediat nga selia blu, Kryedemokrati tha se PS është kthyer në një parti krimi. Sipas tij, kjo parti është mburojë e krimeve monstruoze ndaj shqiptareve dhe plaçkitjeve që Rama dhe organizata e tij kriminale i bëjnë fondeve dhe pasurisë publike.
“Ajo parti sot është më shumë se kurrë parti krimi, ajo parti sot është parti mburojë e krimeve monstruoze ndaj shqiptareve dhe plaçkitjeve që Rama, organizata e tij kriminale i bëjnë fondeve dhe pasurisë publike. Partia dhe qeveria janë lubizuar përfundimisht, janë grahmat e fundit të një regjimi që bëjnë gjithçka për t’u mbajtur në këmbë, por që shqiptarët kanë vendosur ta hedhin poshtë”, tha Berisha.









