Boksieri shqiptar Kristian Prenga ka ndezur entuziazmin e sportdashësve shqiptarë, pasi ka paralajmëruar përmes rrjeteve sociale një nga përballjet më të mëdha në historinë e sportit shqiptar. Më 25 korrik, në Riad të Arabisë Saudite, Prenga do të ngjitet në ring për t’u përballur me ish-kampionin e botës, Anthony Joshua, në një duel që pritet të tërheqë vëmendjen e gjithë botës së boksit.
“Anthony Joshua është një boksier i madh, por ka bërë një gabim të madh duke më zgjedhur mua si kundërshtar. Kjo është ndeshja që ndryshon gjithçka për mua dhe për të,” – është shprehur Prenga.
gijotina.com/








