Trefishohet konsumi i naftës në Maqedoninë e Veriut, 200 mijë litra në ditë blihen nga shtetasit e Shqipërisë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trefishohet konsumi i naftës në Maqedoninë e Veriut, 200 mijë litra në ditë blihen nga shtetasit e Shqipërisë –

07:54 | 27/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Mashtrimet e Ramës për integrimin kanë marrë fund! Olsi Rama është krye-peshkaqeni i call-centerave –

Mashtrimet e Ramës për integrimin kanë marrë fund! Olsi Rama është krye-peshkaqeni i call-centerave –

Alarmohen banorët e lagjes ‘Pavarësia’ në Vlorë, e moshuara tenton të hidhet nga kati i tretë i banesës –

Humbi zgjedhjet në Hungari, Viktor Orban heq dorë edhe nga mandati i tij në parlament –

Pikat kufitare të karburantit në Maqedoninë e Veriut kanë parë së fundmi një trefishim të shitjeve të karburantit, për shkak të kërkesës së shtuar nga vendet fqinje, kryesisht Shqipëria dhe më pak Greqia.

Sipas të dhënave zyrtare nga qeveria maqedonase, të siguruara nga “Monitor”, përmes gazetarëve korrespondentë, konsumi ditor i të gjitha llojeve të karburanteve është rritur në 2 milionë litra.

Këtë shifër e ka konfirmuar dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në daljet publike.

Nga konsumi total, 10% i atribuohet qytetarëve të huaj, kryesisht nga Shqipëria dhe nga Greqia, sipas të dhënave zyrtare. Kjo do të thotë se rreth 200 mijë litra në ditë karburant konsumohen nga të huajt. Konsumi ditor është rritur nga 1.5 milionë litra në ditë në 2 milionë litra së fundmi, sipas burimeve zyrtare.

Sipas informacionit të konfirmuar, konsumi ditor në pikat e karburantit në kufijtë veriorë, jugorë dhe perëndimorë është trefishuar. Këto janë pika në kufi me doganat e Dibrës së Madhe dhe Prespës.

Të premten, një litër naftë tregtohej në Maqedoninë e Veriut me 1.52 euro. Në Shqipëri. Nafta tregtohet me 202 lekë, ose gati 2.1 euro, gati 40% më shumë se në shtetin fqinjë.

Benzina në Maqedoninë e Veriut tregtohet me 1.3 deri në 1.34 euro, ndërsa në Shqipëri me 176 lekë, ose 1.8 euro.

Edhe përpara fillimit të krizës, shumë makina shqiptare furnizoheshin në Maqedoninë e Veriut. Në shkurt, një litër naftë tregtohej në Maqedoninë e Veriut me 1.1-1.2 euro, ndërsa në Shqipëri me 165-175 lekë (1.7-1.8 euro).

Pas shtrenjtimit të fortë të çmimeve tendenca është theksuar. Këtë e pohuan për Monitor edhe tregtuesit shqiptarë të karburanteve.

Pas shtrenjtimit të karburantit në Bursa, qeveria e Maqedonisë së veriut ndërhyri me shpejtësi për të mos lejuar rritjen e fortë të naftës. Tre javë pas fillimit zyrtar të veprimeve ushtarake në Lindjen e Mesme, më 22 mars, Qeveria mori vendimin e parë për ndërhyrje në çmimet e karburanteve.

Konkretisht, TVSH u ul nga 18% në 10% dhe u shpall gjendje krize energjetike për të krijuar mundësi ligjore për lirimin e mazutit nga rezervat shtetërore.

Më 5 prill 2026, Qeveria mori një vendim të dytë, që ulja e TVSH-së mbetet në fuqi deri në përfundimin e krizës, ndërsa u ulën edhe akcizat: për naftën me 0.06 euro cent dhe për benzinën me 0.03 euro cent për litër. Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, Maqedonia e Veriut mbetet vendi me çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon.

Shqipëria ka marrë vetëm një masë për uljen e akcizës me 20%, nëse çmimi kalon 220 lekë për litër, që është zbatuar vetëm për 5 ditë në mars. Është riaktivizuar dhe Bordi i transparencës për karburantet, por i gjithë kursimi i caktimit të çmimeve nga Bordi, që bazohet në formulën e kostos së blerjes plus taksa dhe një marzh për tregtuesit, nuk i kalon pesë lekë për litër.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Doganat, konsumi vjetor në Shqipëri i karburanteve është rreth 740 mijë ton në vit, ose rreth 2000 ton në ditë (që me çmimin aktual prej 214 lekë për litër përkthehet në një konsum prej 5.2 milionë euro në ditë).

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve llogarit rreth 300 -500 / tonë në ditë naftë merren nga klientët shqiptarë afër zonave kufitare. Krahas tyre, një tjetër konsum i humbur prej 120-300 ton në ditë llogaritet nga shtetasit të huaj, që potencialisht do të blinin në Shqipëri, por furnizohen në hyrje e dale në kufi.

Nga të dhënat vlerësohet se blerjet e karburantit në vendet fqinje janë mesatarisht sa 15-25% e totalit të konsumit në vend. Krahas Maqedonisë së Veriut, edhe Mali i Zi është një tjetër shtet ku blerjet e karburantit janë të larta, po ashtu dhe në Kosovë, megjithëse së fundmi çmimi i naftës në Kosovë është rritur, po gjithsesi mbeten 20-30% më të lira se Shqipëria (1.75 euro/litër në Mal të Zi dhe 1.8 euro në Kosovë)./Monitor

Të Lidhura

Mashtrimet e Ramës për integrimin kanë marrë fund! Olsi Rama është krye-peshkaqeni i call-centerave –

Mashtrimet e Ramës për integrimin kanë marrë fund! Olsi Rama është krye-peshkaqeni i call-centerave –

nga 27
10:38 | 27/04/2026
0

Ai ka bërë me dije se gjatë takimit ka njoftuar zotin Forneck për lidhjet e qeverisë me krimin dhe drogën,...

10:36 | 27/04/2026
0

Ai ka bërë me dije se gjatë takimit ka njoftuar zotin Forneck për lidhjet e qeverisë me krimin dhe drogën,...

Alarmohen banorët e lagjes ‘Pavarësia’ në Vlorë, e moshuara tenton të hidhet nga kati i tretë i banesës –

Alarmohen banorët e lagjes ‘Pavarësia’ në Vlorë, e moshuara tenton të hidhet nga kati i tretë i banesës –

nga 27
09:50 | 27/04/2026
0

  Një grua e moshuar rreth moshës 80 vjeç në Vlorë ka mbyllur derën e banesës së ku jeton e...

Humbi zgjedhjet në Hungari, Viktor Orban heq dorë edhe nga mandati i tij në parlament –

Humbi zgjedhjet në Hungari, Viktor Orban heq dorë edhe nga mandati i tij në parlament –

nga 27
09:44 | 27/04/2026
0

Kryeministri në largim i Hungarisë, Viktor Orban, njoftoi se nuk do ta marrë mandatin e tij në parlament. Këtë ai...

Para
Do dëshmonte rreth UFO-ve para Kongresit, gjendet i vdekur ish anëtari i Forcave ajrore të SHBA –

Do dëshmonte rreth UFO-ve para Kongresit, gjendet i vdekur ish anëtari i Forcave ajrore të SHBA -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mashtrimet e Ramës për integrimin kanë marrë fund! Olsi Rama është krye-peshkaqeni i call-centerave –

Mashtrimet e Ramës për integrimin kanë marrë fund! Olsi Rama është krye-peshkaqeni i call-centerave –

10:38 | 27/04/2026
Mashtrimet e Ramës për integrimin kanë marrë fund! Olsi Rama është krye-peshkaqeni i call-centerave –

Mashtrimet e Ramës për integrimin kanë marrë fund! Olsi Rama është krye-peshkaqeni i call-centerave –

10:36 | 27/04/2026
Alarmohen banorët e lagjes ‘Pavarësia’ në Vlorë, e moshuara tenton të hidhet nga kati i tretë i banesës –

Alarmohen banorët e lagjes ‘Pavarësia’ në Vlorë, e moshuara tenton të hidhet nga kati i tretë i banesës –

09:50 | 27/04/2026
Humbi zgjedhjet në Hungari, Viktor Orban heq dorë edhe nga mandati i tij në parlament –

Humbi zgjedhjet në Hungari, Viktor Orban heq dorë edhe nga mandati i tij në parlament –

09:44 | 27/04/2026
Autorët profesionistë? Eksperti i sigurisë analizon atentatin në Lezhë: Krim i paramenduar… –

Autorët profesionistë? Eksperti i sigurisë analizon atentatin në Lezhë: Krim i paramenduar… –

09:42 | 27/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Mashtrimet e Ramës për integrimin kanë marrë fund! Olsi Rama është krye-peshkaqeni i call-centerave –
  • Mashtrimet e Ramës për integrimin kanë marrë fund! Olsi Rama është krye-peshkaqeni i call-centerave –
  • Alarmohen banorët e lagjes ‘Pavarësia’ në Vlorë, e moshuara tenton të hidhet nga kati i tretë i banesës –
  • Humbi zgjedhjet në Hungari, Viktor Orban heq dorë edhe nga mandati i tij në parlament –
  • Autorët profesionistë? Eksperti i sigurisë analizon atentatin në Lezhë: Krim i paramenduar… –
  • Autorët profesionistë? Eksperti i sigurisë analizon atentatin në Lezhë: Krim i paramenduar… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mashtrimet e Ramës për integrimin kanë marrë fund! Olsi Rama është krye-peshkaqeni i call-centerave –
  • Mashtrimet e Ramës për integrimin kanë marrë fund! Olsi Rama është krye-peshkaqeni i call-centerave –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com