Rama mbetet kryeministri më mizogjen në Europë, ndërsa Balla është njeriu që porosit vrasje – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama mbetet kryeministri më mizogjen në Europë, ndërsa Balla është njeriu që porosit vrasje –

12:26 | 25/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se Shqipëria po qeveriset sipas tij në kushte të një “regjimi autokratik”, ku hapësirat e lirisë për qytetarët dhe opozitën janë të kufizuara ndjeshëm. Gjatë një aktiviteti politik, Berisha akuzoi mazhorancën dhe përfaqësues të saj për sulme ndaj opozitës, duke përmendur raste të presionit politik dhe tensioneve në Kuvend, ndërsa shtoi se situata aktuale për gratë dhe vajzat në vend është e vështirë.

Berisha pretendoi se ndaj opozitës po ushtrohet një fushatë e qëllimshme politike dhe institucionale për ta dobësuar atë. Ai theksoi se këto zhvillime përbëjnë një rrezik për funksionimin normal të demokracisë në vend.

“Mirëdita dhe një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju të pranishëm këtu, një falenderim dhe mirënjohje të thellë për fondacionin Jarl Hjalmarson, presidenten e këtij fondacioni, Eva Gustavson, mike e kahershme, e çmuar e Partisë Demokratike dhe e Shqipërisë. Të falenderoj shumë për praninë tuj këtu, por dhe për të gjithë ndihmën e çmuar që në 25-30 vitet e fundit Partia Moderata dhe Fondacioni Jarl Hjalmarson, i kanë dhënë Partisë Demokratike.

Falenderoj me këtë rast dhe kryeministrin tuaj të nderuar, edhe të shpreh kënaqësinë time për sukseset e mëdha të qeverisjes së tij, z. Ulf Kristerson, i cili në kohëra jo të të të lehta ka drejtuar me sukses të madh vendin tuaj të rëndësishëm. Dua të përshëndes praninë e zonjës Eva Doalova, si përfaqësuesja, presidente e rinisë të IDU-së. Është një nder dhe kënaqësi e veçantë prania juaj këtu dhe falenderoj ju, falenderoj presidentin Harper, sekretaren e përgjithshme Tina, për mbështetjen që na keni dhënë dhe na jepni në kohëra jo të lehta për ne, si dhe zotin Filip Uthamar të partisë si motër suedeze.

Falenderoj Albanën dhe të gjithë ju për temën që keni përzgjedhur. Një temë jashtëzakonisht e rëndësishme në çdo kohë, por në kohërat më të vështira kjo merr dhe rëndësi më të madhe. Ne jetojmë, të dashur miq, në një diktaturë autokratike. Një regjim në të cilin, hapësirat e lirisë janë të ngushtuara në tërësi për qytetarët, por janë dhe shumë më të ngushtuara për opozitën.

Ne jetojmë në një regjim i cili nga mëngjesi gjer në darkë ka në axhendën e tij luftën aprincipiale, luftën e egër kundër opozitës dhe drejtuesve dhe eksponentëve të saj. Ju jeni dëshmitarë se si Albana Vokshi, pse ka mbrojtur parimet që ne besojmë, ka mbrojtur ju, vlerat, është agresuar në mënyrën më të egër, targetuar edhe familjarisht, nga banditët e kësaj qeverie, jo vetëm banditët në terren, por banditët në parlament, sepse kushtet tona këto janë. Ai që agresoi Albanën në parlament dhe që quhet Taulant Balla, ai është një porositës vrasjesh me dokumenta zyrtare.

Ai person që sot kryeson grupin e Partisë Socialiste dhe që qarkullon si përfaqësues i kësaj pseudo-mazhorance nëpër botë, ai është një person i cili në dosje gjyqësore figuron se ka porositur vrasje dhe se kjo dosje gjyqësore është eliminuar, është shkatërruar me vendim gjykate dhe prokurori për ta mbrojtur atë.

Nuk është vetëm një rast, po aty brenda tij janë disa raste. Atëherë, a mund të më thoni mua ju, ka një dallim midis atij xhahilit që agresuan Albanën dhe vajzën e saj në tek qendra e votimit me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste që e agresoi në sallën e parlamentit? Pra, u ndala në këtë moment për të theksuar se cilat janë sot kushtet e vështira, shumë të vështira për motrat, nënat, vajzat dhe gratë shqiptare.

Nuk ndalem pastaj dhe te fakti tjetër që Shqipëria ka kryeministrin më mizogjen në Europë. Një kryeministër brutal në qëndrimet e tij ndaj ministreve. Është, i cili ka të përsëritura sekuenca të Idi Aminit në mbledhjet e qeverisë. Mirëpo ai me atlete të bardha dhe me, me ca manierizma të tjera i shuan dhe përpiqet të tregojë në një kohë që në fakt është një mizogjen i pamëshirë, i padenjë jo për atë post, po për asnjë post tjetër në Shqipëri,” tha Berisha.

Të Lidhura

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

nga 27
14:46 | 25/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se “zgjedhja e drejtuesit të partisë është një proces ekskluzivisht në dorë...

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

nga 27
13:50 | 25/04/2026
0

Kreu demokrat Sali Berisha e konsideroi një sjellje prej gangsteri atë të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, pas publikimit të...

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

nga 27
13:46 | 25/04/2026
0

Një 46-vjeçar, Ylli Berisha, i cili prej vitesh jeton duke lypur, është vënë përballë drejtësisë pasi akuzohet se nuk i...

SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

nga 27
13:16 | 25/04/2026
0

Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për një skemë të re mashtrimi online, ku autorë të paidentifikuar po përdorin faqe...

Para
Shqipëria në alarm për vrasjet e grave, institucionet i fshehin si konflikte familjare –

Shqipëria në alarm për vrasjet e grave, institucionet i fshehin si konflikte familjare -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

14:46 | 25/04/2026
Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

13:50 | 25/04/2026
Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

13:46 | 25/04/2026
SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

13:16 | 25/04/2026
Spiropalin e “flaku” Rama me urdhër të Lubi Ballukut –

Spiropalin e “flaku” Rama me urdhër të Lubi Ballukut –

13:14 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –
  • Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –
  • SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –
  • Spiropalin e “flaku” Rama me urdhër të Lubi Ballukut –
  • Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina në rritje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com