Goditet një tjetër ‘Call Center’ në Tiranë, arrestohen administratorët dhe procedohen operatorët (Emrat) – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Goditet një tjetër ‘Call Center’ në Tiranë, arrestohen administratorët dhe procedohen operatorët (Emrat) –

10:22 | 25/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

Spiropalin e “flaku” Rama me urdhër të Lubi Ballukut –

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina në rritje –

Qyteti nuk mund të funksionojë si një hotel gjigant –

Një tjetër rast i mashtrimit ndërkombëtar përmes bursave fiktive është goditur nga Policia e Shtetit në Tiranë, gjatë një operacioni të koduar “Fasada”.

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë ka zbuluar një apartament në rrugën “Sulejman Delvina”, i cili ishte përshtatur si call center dhe përdorej për të mashtruar shtetas të huaj, duke i shtyrë të investonin në bursa fiktive.

Gjatë ndërhyrjes, policia ka vënë në pranga dy shtetas, Argest Rushi, 44 vjeç dhe Leonard Maksutaj, 26 vjeç, të cilët administronin ambientin e përshtatur për këtë aktivitet të paligjshëm. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 12 shtetas të tjerë, të cilët punonin si operatorë në call center.

Njoftimi

Goditet një tjetër rast i mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive.

Zbulohet gjatë operacionit policor të koduar “Fasada” një apartament i kthyer në call center.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Vihen në pranga 2 shtetas, të cilët administronin ambientin e përshtatur për call center, përmes të cilit mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive.

Procedohen në gjendje të lirë 12 shtetas (operatorë).

Sekuestrohen 19 njësi kompjuterike, 2 aparate celularë dhe 1 DVR.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, pas informacioneve të siguruara së fundmi, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Fasada”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në apartamentin në rrugën “Sulejman Delvina”, i cili ishte përshtatur si call center, ku kanë kapur në flagrancë shtetasit A. R. dhe L. M., si dhe 12 operatorë, të cilët mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive.

Nga hetimet rezultoi se apartamenti ishte marrë me qira nga shtetasi A. R., i cili, në bashkëpunim me shtetasin L. M., e administronte këtë ambient me qëllim zhvillimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u vunë në pranga shtetasit A. R., 44 vjeç, dhe L. M., 26 vjeç, administratorë të ambientit.

Si dhe u proceduan penalisht 12 shtetas, operatorë, të cilët u kapën në flagrancë në apartament, gjatë ndërhyrjes nga Policia.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të goditur çdo formë të kriminalitetit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, si dhe për të mbrojtur qytetarët, brenda dhe jashtë vendit.

Të Lidhura

SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

nga 27
13:16 | 25/04/2026
0

Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për një skemë të re mashtrimi online, ku autorë të paidentifikuar po përdorin faqe...

Spiropalin e “flaku” Rama me urdhër të Lubi Ballukut –

Spiropalin e “flaku” Rama me urdhër të Lubi Ballukut –

nga 27
13:14 | 25/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjete sociale edhe në lidhje me qëndrimet...

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina në rritje –

nga 27
13:06 | 25/04/2026
0

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend, duke rritur çmimin e naftës dhe benzinës. Sipas njoftimit, një...

Qyteti nuk mund të funksionojë si një hotel gjigant –

Qyteti nuk mund të funksionojë si një hotel gjigant –

nga 27
12:58 | 25/04/2026
0

Në zemër të Athinës së lashtë, në rrugë të ngushta dhe rreth vendeve arkeologjike, grupe vizitorësh duket se janë kudo,...

Para
Do të jem aty për të zbuluar farsën dhe gënjeshtrat e rrëmbimit tim –

Ish-presidenti Meta i drejtohet Gjykatës së Posaçme, kërkon kërkon transmetim “live” të procesit në GJKKO -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

13:16 | 25/04/2026
Spiropalin e “flaku” Rama me urdhër të Lubi Ballukut –

Spiropalin e “flaku” Rama me urdhër të Lubi Ballukut –

13:14 | 25/04/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina në rritje –

13:06 | 25/04/2026
Qyteti nuk mund të funksionojë si një hotel gjigant –

Qyteti nuk mund të funksionojë si një hotel gjigant –

12:58 | 25/04/2026
Qyteti nuk mund të funksionojë si një hotel gjigant –

Qyteti nuk mund të funksionojë si një hotel gjigant –

12:56 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –
  • Spiropalin e “flaku” Rama me urdhër të Lubi Ballukut –
  • Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina në rritje –
  • Qyteti nuk mund të funksionojë si një hotel gjigant –
  • Qyteti nuk mund të funksionojë si një hotel gjigant –
  • Kryengritja është zgjedhja jonë, protesta do të vazhdojë pa ndalim deri në rrëzimin e Ramës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –
  • Spiropalin e “flaku” Rama me urdhër të Lubi Ballukut –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com