Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në qarkun Shkodër, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15 në aksin rrugor “Hani i Hotit–Vermosh”, ku një automjet me drejtues shtetasin L. S. është përplasur me një mjet bujqësor që drejtohej nga shtetasi Pjetër Pepaj.
Si pasojë e përplasjes, 75-vjeçari ka mbetur i dëmtuar rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
gijotina.com/










