Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit –

10:23 | 22/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Tjetër operacion për goditjen e Call Center në Tiranë, edhe punonjës policie të përfshirë në veprimtari –

Nafta po na fundos! Të ulet barra fiskale mbi karburantet, ose do rriten çmimet e tjera –

S’po na bëjnë dëm neve, por shtetit –

Telashe për “One”! Aksionet e 4iG në pikiatë, frikë për sekuestrimin e kompanive të lidhura me Orban –

Një seri dokumentesh të reja të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit të martën zbulojnë një arkitekturë komplekse korporative pas projektit të shumëpërfolur për transformimin e ishullit të Sazanit në një resort luksoz – projekt ky i prezantuar nga dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Jared Kushner.

Ndërkohë që Kushner është fytyra publike e projektit, të dhënat e depozituara në QKB tregojnë se kompania zbatuese “Sazan Operations” e themeluar më 1 prill në Shqipëri kontrollohet në 100 për qind të aksioneve nga dy vëllezërit miliarderë, Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat, me bazën e bizneseve të tyre në Katar.

Pronësia ushtrohet megjithatë përmes një rrjeti prej 6 kompanish të huaja, të cilat zotërojnë njëra tjetrën në formë kaskade. Njëra prej kompanive të lidhura, “Blue Industries Investment Holding B.V.”, e regjistruar në Holandë, ka pesë aksionerë të panjohur shqiptarë, të cilët paketa prej 24% e aksioneve u mundëson që të mos shfaqen në regjistrin e përfituesve fundorë.

Gjithashtu, Mohamad Al-Khayyat rezulton i përfshirë në projektin e dytë të ndërtimit të një resorti në Zvërnec përmes degës shqiptare të kompanisë “Urbacon Trading and Contracting – Albanian Branch”.

Dokumentet e “Sazan Operations” u shfaqën në QKB në të njëjtën ditë me publikimin e vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike për shtyrjen e afatit të negocimit për projektin e ndërtimit të resortit në Sazan, për të cilin kompania “Atlantic Incubation Partners LLC” e lidhur me Kushner ka marrë statusin e investitorit strategjik nga qeveria shqiptare.

Vëllezërit Al-Khayyat janë emra të njohur në Lindjen e Mesme. Ata drejtojnë konglomeratin Power International Holding (PIH) me aktivitet në ndërtim, pasuri të paluajtshme, bujqësi dhe shëndetësi. PIH ishte një nga kontraktorët kryesorë në ndërtimin e infrastrukturës për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Një investigim i The New York Times, i publikuar më 19 Prill 2026, vuri në dukje lidhjen mes vëllezërve Al-Khayyat, të cilët janë me origjinë siriane, dhe Kushner si dhe anëtarëve të tjerë të familjes Trump.

Lidhur me investimet në Shqipëri, Ramez Al-Khayyat i ka konfirmuar NYT partneritetin me Kushner.

“Ne po investojmë në holding për t’u siguruar që të ketë kapital të mjaftueshëm. Pra, është një sipërmarrje e përbashkët mes dy kompanive, dhe në fakt ne po e menaxhojmë atë së bashku,” tha ai për New York Times.

Kosto shtesë për buxhetin

Regjistrimi i kompanive të huaja dhe publikimi i të dhënave të tyre u bë thuajse në të njëjtën kohë me zbardhjen e një vendimi të ri të Komitetit të Investimeve Strategjike të 30 dhjetorit 2025, i cili zgjat afatet e planit të parashikuar për dhënien e statusit të investimit strategjik për ishullin e Sazanit.

Sipas vendimit, kostot për çminimin e Sazanit i kalojnë Ministrisë së Mbrojtjes.

Në pikën 5 të këtij vendimi, KIS ngarkon Ministrinë e Mbrojtjes që të kryejë pastrimin e ishullit nga “risku piroteknik”, mbetjet e municioneve luftarake nga koha e komunizmit. Pika më e rëndësishme e këtij vendimi është theksimi se kostot e këtij procesi “do të mbulohen nga vetë ministria”, ndërsa në vendimin e mëparshëm i liheshin investitorit.

Gjithashtu, vendimi i KIS i dha një afat prej 120 ditësh, me mundësi shtyrje edhe 120 ditë të tjera për të negociuar me investitorin. Regjistrimi i “Sazan Operations” në prill 2026, rreth katër muaj pas këtij vendimi, përkon fiks me këtë afat negociatash.

Në vendimin e KIS bëhet me dije se deri në dhjetor 2025 ishin zhvilluar 10 negociata mes palëve dhe se një pjesë e detyrave ishin realizuar. Megjithatë, vendimi i ri lë sërish të kuptohet se kompania nuk ka ende një plan dhe një studim fizibiliteti.

Sipas pikës 11, investitorit i kërkohet ndër të tjera: Plani i plotë i biznesit, studimi i plotë i fizibilitetit, një relacion shpjegues ku jepen arsyet e kërkesës për përfshirje shtetërore, projekti i plotë zhvillimor i infrastrukturës së brendshme dhe mënyra e lidhjes së saj me infrastrukturën e jashtme, si dhe të drejtat e përfitimet që i kalojnë shtetit./ BIRN

Të Lidhura

Tjetër operacion për goditjen e Call Center në Tiranë, edhe punonjës policie të përfshirë në veprimtari –

Tjetër operacion për goditjen e Call Center në Tiranë, edhe punonjës policie të përfshirë në veprimtari –

nga 27
13:32 | 22/04/2026
0

SPAK po zhvillon një tjetër operacion kundër Call Center-ave në Tiranë. Operacioni mësohet se po zhvillohet në zonën afër Sami...

Nafta po na fundos! Të ulet barra fiskale mbi karburantet, ose do rriten çmimet e tjera –

Nafta po na fundos! Të ulet barra fiskale mbi karburantet, ose do rriten çmimet e tjera –

nga 27
13:22 | 22/04/2026
0

Organizatat e biznesit në hapësirën mbarëshqiptare i kanë bërë thirrje qeverive të ndërhyjnë menjëherë për të përballuar rritjen e çmimeve...

S’po na bëjnë dëm neve, por shtetit –

S’po na bëjnë dëm neve, por shtetit –

nga 27
13:06 | 22/04/2026
0

Teksa kanë mbetur vetëm pak ditë nga afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit, Kosova përballet me rrezikun e një krize...

Telashe për “One”! Aksionet e 4iG në pikiatë, frikë për sekuestrimin e kompanive të lidhura me Orban –

Telashe për “One”! Aksionet e 4iG në pikiatë, frikë për sekuestrimin e kompanive të lidhura me Orban –

nga 27
12:41 | 22/04/2026
0

Aksionet e kompanisë 4iG kanë humbur mbi 32 për qind të vlerës së tyre brenda një muaji të vetëm, teksa...

Para
Aksident në aksin Fier-Levan, lëndohen dy drejtuesit e mjeteve –

Humb jetën i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit, zbulohet shkaku (Emri) -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tjetër operacion për goditjen e Call Center në Tiranë, edhe punonjës policie të përfshirë në veprimtari –

Tjetër operacion për goditjen e Call Center në Tiranë, edhe punonjës policie të përfshirë në veprimtari –

13:32 | 22/04/2026
Nafta po na fundos! Të ulet barra fiskale mbi karburantet, ose do rriten çmimet e tjera –

Nafta po na fundos! Të ulet barra fiskale mbi karburantet, ose do rriten çmimet e tjera –

13:22 | 22/04/2026
S’po na bëjnë dëm neve, por shtetit –

S’po na bëjnë dëm neve, por shtetit –

13:06 | 22/04/2026
Telashe për “One”! Aksionet e 4iG në pikiatë, frikë për sekuestrimin e kompanive të lidhura me Orban –

Telashe për “One”! Aksionet e 4iG në pikiatë, frikë për sekuestrimin e kompanive të lidhura me Orban –

12:41 | 22/04/2026
Mazhoranca po mbron krimin dhe korrupsionin –

Mazhoranca po mbron krimin dhe korrupsionin –

12:31 | 22/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Tjetër operacion për goditjen e Call Center në Tiranë, edhe punonjës policie të përfshirë në veprimtari –
  • Nafta po na fundos! Të ulet barra fiskale mbi karburantet, ose do rriten çmimet e tjera –
  • S’po na bëjnë dëm neve, por shtetit –
  • Telashe për “One”! Aksionet e 4iG në pikiatë, frikë për sekuestrimin e kompanive të lidhura me Orban –
  • Mazhoranca po mbron krimin dhe korrupsionin –
  • Tragjike në Shkodër! 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tjetër operacion për goditjen e Call Center në Tiranë, edhe punonjës policie të përfshirë në veprimtari –
  • Nafta po na fundos! Të ulet barra fiskale mbi karburantet, ose do rriten çmimet e tjera –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com