Vijon të jetë aktive edhe sot vatra e zjarrit që përfshiu ditën e djeshme vend-depozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, për shuarjen e flakëve, të cilat janë vënë nën kontroll, u angazhuan rreth 20 zjarrëfikës të Bashkisë Shkodër. Në mbështetje janë gjithashtu njësitë nga bashkitë Lezhë, Tiranë dhe Kamëz, me mjete dhe efektivë shtesë, duke garantuar një reagim të koordinuar ndërinstitucional.
Prefektja e Shkodrës Holta Duda tha mbrëmjen e djeshme se nuk ka asnjë rrezik për banesat në zonë.
Megjithatë, rreziku mbetet ende prezent për shkak të natyrës së mbetjeve dhe mundësisë së riaktivizimit të vatrave të zjarrit.
gijotina.com/








