Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar nga qelia ish-zv.ministrin Klodjan Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj që u arrestuan në gusht të vitit 2023 për aferën e sterilizimit.
Shkak për shuarjen e masës është bërë sepse sipas përllogaritjeve, atyre u ka përfunduar koha e dënimit me 4 vite burg, me mbajtjen në paraburgim. Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmeni fitues i koncesionit, Ilir Rrapaj, janë dënuar me nga 4 vite burgim, duke përfituar nga zbritja e dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar.
gijotina.com/









