U nda nga jeta kongresmeni amerikan që nuk u ndal në mbrojtje të kombit shqiptar, Berisha: Humbje e madhe – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U nda nga jeta kongresmeni amerikan që nuk u ndal në mbrojtje të kombit shqiptar, Berisha: Humbje e madhe –

09:48 | 11/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Shkeljet me tenderin 2.2 milionë euro/ SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri –

Rama po grabit 4 miliardë euro me portin e Durrësit, plus 1 miliard gjobë ndaj shqiptarëve për portin e ri –

Nga primaret te protesta e 17 prillit, Berisha zbulon skenarët dhe kriteret e zgjedhjeve –

“Hiq makinën se më ke zënë rrugën”, si nisi konflikti i djeshëm mes Çangut dhe Afmatajt –

Kryetari i PD-së Sali Berisha shpërndau në rrjete sociale një reagim për ndarjen nga jeta të ish-kongresisti amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të kombit shqiptar e Kosovës. Eliot Engel u nda nga jeta dje në moshën 79-vjeçare.

“Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për kombin amerikan, të cilit Kongresmeni Engel i shërbeu me dinjitet të lartë në 16 legjislatura për më shumë se tri dekada si përfaqësues i tij në Kongresin e SHBA-së, por është një humbje e madhe edhe për kombin shqiptar,“ shkruan ndër të tjera Berisha.

Kongresmeni Eliot Engel  ishte një nga promotorët kryesorë të shndërrimit të çështjes së drejtë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës në një çështje prioritare të politikës së jashtme të Kongresit dhe qeverisë së SHBA-së si dhe një mik i shtrenjtë i demokracisë në Shqipëri që nga hapat e saj të parë e në vazhdim.

Postimi

Dielli perëndoi përgjithmonë për Eliot Engel, mikun e shquar të kombit shqiptar

Ish-kongresmeni amerikan, ish-kryetari i Komisionit të Jashtëm të Kongresit të SHBA-së, Eliot Engel, një nga miqtë më të mëdhenj, më të dashur e më të çmuar të kombit shqiptar, edhe në kohërat tona më të vështira, mbylli sytë përgjithmonë.

Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për kombin amerikan, të cilit Kongresmeni Engel i shërbeu me dinjitet të lartë në 16 legjislatura për më shumë se tri dekada si përfaqësues i tij në Kongresin e SHBA-së, por është një humbje e madhe edhe për kombin shqiptar.

Eliot Engel, që nga fillimi i viteve ’90 dhe deri në fund të jetës së tij, ishte një nga zërat më të fuqishëm të kauzës së drejtë të shqiptarëve të Kosovës, lirisë dhe pavarësisë së saj. Ai ishte një nga promotorët kryesorë të shndërrimit të çështjes së drejtë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës në një çështje prioritare të politikës së jashtme të Kongresit dhe qeverisë së SHBA-së.

Por, Kongresmeni Eliot Engel ishte gjithashtu një mik i shtrenjtë i demokracisë në Shqipëri që nga hapat e saj të parë e në vazhdim. Ai ishte një mbështetës i çmuar i votës së lirë, i integrimit euroatlantik dhe i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Kongresmeni Engel ishte një avokat i fuqishëm në Kongresin e SHBA-së për liritë dhe të drejtat kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Preshevë dhe kudo në botë.

Kam pasur fatin ta takoj shumë herë, që nga viti 1992, këtë mik të shquar; ta pres në Shqipëri e ta takoj në Washington e New York, duke pasur mbështetjen e tij të çmuar dhe duke bashkëpunuar ngushtë për çështje të politikës së jashtme dhe interesit të përbashkët.

Duke shprehur nderimin tim më të madh dhe mirënjohjen e pakufishme për gjithçka bëri për shqiptarët, ky burr i shquar i kombit amerikan, i përcjell ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të Kongresmenit Engel, si dhe autoriteteve të vendit të tij.

I lutem Zotit që shpirti i tij i mire të gjejë paqen e merituar.

Amin.

Të Lidhura

I pandehur për shkelje të barazisë në tendera! Kreu i Prokurimeve, Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK –

Shkeljet me tenderin 2.2 milionë euro/ SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri –

nga 27
13:25 | 11/04/2026
0

SPAK ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme pushimin e hetimit ndaj ish-kreut të Prokurime Publike, Jonaid Myzyri, i akuzuar për...

Duhet t’a nisim nga vetja –

Rama po grabit 4 miliardë euro me portin e Durrësit, plus 1 miliard gjobë ndaj shqiptarëve për portin e ri –

nga 27
12:59 | 11/04/2026
0

Kreu i PD-së Sali Berisha në komunikimin e përjavshëm me qytetarët iu rikthye edhe një herë Portit të Durrësit. Sipas...

Nga primaret te protesta e 17 prillit, Berisha zbulon skenarët dhe kriteret e zgjedhjeve –

Nga primaret te protesta e 17 prillit, Berisha zbulon skenarët dhe kriteret e zgjedhjeve –

nga 27
12:57 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, artikuloi qëndrimin e tij për zgjedhjet lokale dhe protestën e paralajmëruar më 17 prill,...

“Hiq makinën se më ke zënë rrugën”, si nisi konflikti i djeshëm mes Çangut dhe Afmatajt –

“Hiq makinën se më ke zënë rrugën”, si nisi konflikti i djeshëm mes Çangut dhe Afmatajt –

nga 27
12:43 | 11/04/2026
0

Detaje të reja janë zbuluar nga konflikti i djeshëm mes dy fqinjëve që përfundoi në vrasje. Konflikti ka ndodhur mes...

Para
Edhe të korruptuarit e huaj “bëhen” Rilindas, Adams pajiset me pasaportë shqiptare –

Edhe të korruptuarit e huaj “bëhen” Rilindas, Adams pajiset me pasaportë shqiptare -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

I pandehur për shkelje të barazisë në tendera! Kreu i Prokurimeve, Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK –

Shkeljet me tenderin 2.2 milionë euro/ SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri –

13:25 | 11/04/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Rama po grabit 4 miliardë euro me portin e Durrësit, plus 1 miliard gjobë ndaj shqiptarëve për portin e ri –

12:59 | 11/04/2026
Nga primaret te protesta e 17 prillit, Berisha zbulon skenarët dhe kriteret e zgjedhjeve –

Nga primaret te protesta e 17 prillit, Berisha zbulon skenarët dhe kriteret e zgjedhjeve –

12:57 | 11/04/2026
“Hiq makinën se më ke zënë rrugën”, si nisi konflikti i djeshëm mes Çangut dhe Afmatajt –

“Hiq makinën se më ke zënë rrugën”, si nisi konflikti i djeshëm mes Çangut dhe Afmatajt –

12:43 | 11/04/2026
Rama u jep pensionistëve 2 kg domate shtesë në muaj –

Rama u jep pensionistëve 2 kg domate shtesë në muaj –

12:21 | 11/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Shkeljet me tenderin 2.2 milionë euro/ SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri –
  • Rama po grabit 4 miliardë euro me portin e Durrësit, plus 1 miliard gjobë ndaj shqiptarëve për portin e ri –
  • Nga primaret te protesta e 17 prillit, Berisha zbulon skenarët dhe kriteret e zgjedhjeve –
  • “Hiq makinën se më ke zënë rrugën”, si nisi konflikti i djeshëm mes Çangut dhe Afmatajt –
  • Rama u jep pensionistëve 2 kg domate shtesë në muaj –
  • Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shkeljet me tenderin 2.2 milionë euro/ SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri –
  • Rama po grabit 4 miliardë euro me portin e Durrësit, plus 1 miliard gjobë ndaj shqiptarëve për portin e ri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com