Krijohet roboti i parë me ‘tru’ të cilit i duhet kohë të zhvillohet dhe që mëson duke nisur nga zero, njësoj si një fëmijë i vogël. Roboti luan, bëhet kurioz dhe mërzitet, sikur të ishtë një qënie njerzore.
Ky është horizonti i ri i robotikës që hapet me Goal Robots, projekti ambicioz europian i përshkruar në faqen e Robohub. Objektivi është kalimi ‘cilësor’ në robotikë.
Tru“Objektivi është të bëjmë një robot që di të mësojë në mënyrë të pavarur, duke eksperimentuar dhe duke bërë veprime njësoj si fëmijët e vegjël, mes 1 dhe 2 vjeç, që më pas i përdorin këto kapacitete të fituara”, thotë Gianluca Baldassarre, kordinatori i projektit.