Superliga shqiptare e futbollit nisi të premte me raundin e 30-të. Në Vlorë vendasit e Flamurtarit barazuan 1-1 kundër KF Tiranës në një ndeshje me polemika për penalltinë e akorduar në fund për vlonjatët.
Në minutën e tretë të takimit, kur skuadrat nuk kishin ngrohur ende ‘motorët’, një asist i bukur i Mehmetit nxori përballë portierit sulmuesin Tabekou, me këtë të fundit që e ndali sferën në rrjetë duke i dhënë avantazhin miqve. Gjithë ndeshja ishte me raste dhe polemika, por në shtesën e tretë të takimit kryesori Florjan Lata akordoi një penallti që u kontenstua shumë nga miqtë, me Erald Maksutin që u tregua i saktë nga pika e 11 metërshit për barazimin final 1-1.
Sot në program janë tre ndeshjet e radhës në Superligë. Në orën 17:00 luhen Egnatia – Bylis dhe Partizani – Vllaznia, ndërsa me fillim nga ora 20:00 në ‘Air Albania’ merr jetë Dinamo – AF Elbasani. Në Shkodër raportohet për një përplasje në klubin e Vllaznisë mes mbrojtësit Melos Bajrami dhe sulmuesit Charles Bismark, aq sa dyshja janë përleshur fizikisht në stërvitje. Ky raund mbyllet të dielën me ndeshjen Vora – Teuta e cila luhet në orën 15:00.
Superliga, raundi i 30-të:
Flamurtari 1-1 KF Tirana 3 prill 2026, ora 19:00, stadiumi “Flamurtari”
Egnatia – Bylis, 4 prill 2026, ora 17:00, stadiumi “Arena Egnatia”
Partizani – Vllaznia, 4 prill 2026, ora 17:00, stadiumi “Arena e Demave”
Dinamo – AF Elbasani, 4 prill 2026, ora 20:00, stadiumi “Air Albania”
Vora – Teuta, 5 prill 2026, ora 15:00, stadiumi “KF Vora”
Renditja:

gijotina.com/










