Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi kërcënonte vazhdimisht pronarët e një bari në zonën e stacionit të trenit pranë Piazza Roma.
Shqiptari kishte qenë dhe më parë subjekt i kontrolleve të Karabinierëve, ndërsa së fundmi pronarët e një lokali ishin ankuar për sjelljet e tij, i cili i kishte kërcënuar deri me vdekje.
Kërcënimet kanë qenë të vazhdueshme, për rrethana ende të paqarta, ndërsa Gjykata ia ndaloi 42-vjeçarit shqiptar që t’i afrohej pronarëve të barit më shumë se në distancën prej 1 mijë metrash. Por, shqiptari e kishte shkelur këtë urdhër dhe vijonte të vizitonte biznesin e tyre.
Mediat italiane shkruajnë se ai u arrestua, pasi shkeli për të disatën herë masën e ndalimt të vendosur nga gjykata. Gjykata e Astit, pas vërtetimit të arrestimit, urdhëroi një masë paraburgimi ndaj tij. Pozicioni i tij tani po shqyrtohet nga Autoriteti Gjyqësor, i cili do të vlerësojë çdo veprim të tij gjatë gjykimit pasardhës.
gijotina.com/










