Ka përdorur gjuhë fyese – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ka përdorur gjuhë fyese –

13:46 | 03/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë të Taulant Ballës nga Parlamenti dhe pjesëmarrrjen në komisione
Në kërkesën drejtuar Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, deputetët demokratë argumentojnë se Taulant Balla, në mënyrë të vazhdueshme, ka fyer dhe kërcënuar deputetet gra të grupit parlamentar demokrat.
Kërkesa e plotë e PD:

Të nderuar kolegë,

Kërkesë për marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare 60 dite” ndaj deputetit recidivist Taulant Balla.

Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën

Në datën 02.04.2026, ora 10:00 është zhvilluar seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë. Ndërkohë që deputetja Elda Hoti kërkonte nga deputetja Bora Muzhaqi që të ndërpriste fjalën, pasi ishte rradha e saj për të folur e mohuar padrejtësisht nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, deputeti Taulant Balla është ngritur në këmbë dhe i është drejtuar me disa shprehje fyese dhe kërcënuese deputetes Hoti. Kjo gjuhë fyese, ofenduese, diskriminuese dhe kërcënuese ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, i cili ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi të marrë masën disiplinore të përjashtimit nga seanca plenare ndaj deputetit Taulant Balla. Në kushtet e refuzimit për marrjen e masës disiplinore, seanca është ndërprerë dy herë dhe më pas është kaluar në votimin e projektligjeve pa diskutim, në shkelje flagrante të lirisë së shprehjes të deputetëve të regjistruar për të folur, të garantuar nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit.

Po gjatë të njëjtës seancë deputeti Taulant Balla, ka përdorur gjuhë jo parlamentare dhe që cënon dinjitetin ndaj deputetit Fatmir Mediu. Ai arriti deri aty sa në përfundim të fjalës ju drejtua me fjalët “ik pirdhu”, në seancë plenare.

Neni 62 i Rregullores ka përcaktuar se: “1. Deputeti gjatë ushtrimit të mandatit respekton rregullat bazë për standardet e sjelljes, të parashikuara në këtë Rregullore dhe në Kodin e Sjelljes së Deputetit. 2. Rregullat e përcaktuara në këtë kre dhe masat disiplinore zbatohen për shkeljen e Rregullores dhe të Kodit të Sjelljes së Deputetëve.”. Ndërsa, neni 63 i Rregullores ka parashikuar masat disiplinore që zbatohen ndaj deputetit, ndër të cilat, edhe “d) përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë.”.

Më tej, neni 65/1 i Rregullores ka detajuar rastet kur jepet masa disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë”, ku, ndër të tjera, janë parashikuar edhe rastet kur deputeti fyen dhe kërcënon deputetët e tjerë. Kërkesa për marrjen e një mase të tillë paraqitet me shkrim nga jo më pak se 7 deputetë dhe jo më vonë se 24 orë nga dita e seancës plenare. Neni 65/2 e Rregullores parashikon procedurën që ndiqet nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën për shqyrtimin e kërkesës për marrjen e masës disiplinore.

Rregullorja e Kuvendit ka referuar në mënyrë të përsëritur tek Kodi i Sjelljes së Deputetit, miratuar me vendimin nr. 61/2018 të Kuvendit të Shqipërisë, i cili në nenin 3 ka parashikuar se: “Deputeti, gjatë ushtrimit të mandatit, duhet: ë) të jetë model për zgjedhësit dhe të sillet në mënyrë që të nxisë zbatimin e standardeve më të larta të sjelljes edhe për të rinjtë që përfshihen në politikë,”. Ndërsa, neni 5 i Kodit parashikon: “1. Deputeti, gjatë ushtrimit të mandatit, shfaq standardet më të larta të sjelljes së qytetëruar, dinjitoze dhe të etikës parlamentare korrekte.”.

Më tej, në nenin 6 të Kodit parashikohet: “1. Përdorimi në Kuvend i gjuhës së pahijshme, fyese ose kërcënuese, ofendimet dhe sulmet fizike personale janë rreptësisht të ndaluara. 2. Deputeti i ndalohet: a) të përdorë një gjuhë të shprehuri, e cila nxit urrejtjen në bazë të racës, gjinisë, moshës, origjinës kombëtare, përkatësisë etnike, besimit fetar, prejardhjes sociale, aftësisë së kufizuar, gjendjes ekonomike, arsimore, shoqërore ose shëndetësore, gjendjes civile, familjare ose martesore, orientimit seksual, identitetit gjinor, përgjegjësisë prindërore, predispozicionit gjenetik, përkatësisë në një grup të veçantë ose për çdo shkak tjetër; b) të shfaqë forma diskriminimi dhe stereotipizimi në komunikimin e përditshëm, në fjalime politke, në veprimtari parlamentare ose jashtëparlamentare ku merr pjesë. 3. Në rast të shkeljeve të parashikuara në pikat 1 dhe 2, të këtij neni, ndaj deputetit zbatohen masat disiplinore, sipas procedurave të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit.”.

Duke u kthyer në rastin konkret, rezulton se kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, deputeti Taulant Balla ka përdorur gjuhë fyese, ofenduese, diskriminuese dhe kërcënuese, tërësisht të papranueshme në drejtim të Sekretares së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, deputetes Elda Hoti, duke cënuar rëndë dinjitetin dhe sigurinë e saj fizike. Kjo gjuhë fyese dhe kërcënuese dëmton rëndë reputacionin dhe besimin e qytetarëve tek Kuvendi dhe deputetët, si dhe përhap mesazhin e normalizimit të njjë gjuhe të tillë ndaj vajzave dhe grave. Kjo sjellje e deputetit Balla është e përsëritur, pasi po i njëjti në seancën plenare të datës 05.03.2026, përdori gjuhë fyese dhe seksiste ndaj deputetes Albana Vokshi, duke iu drejtuar: “Thame t’ju pyesim ju njëherë, po s’kishim kohë. Realisht, realisht, realisht, realisht nuk kishim një numër telefonin tuajin që t’ju merrnim në telefon dhe t’ju thonim ore si mendoni ju për këtë. Po, 0900 se për ty kam këtë numrin, për ty Albana padyshim.”.

Në këtë kuptim, kjo kërkesë synon që nëpërmjet ndëshkimit disiplinor të deputetit Taulant Balla të parandalojë përsëritjen e rasteve të ngjashme në të ardhmen nga vetë recidivisti Balla apo edhe kolegë të tjerë deputetë që nuk respektojnë as normat më minimale të etikës në raport me koleget vajza dhe gra, deputete të Kuvendit të Shqipërisë. Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në mbështetje të neneve 62, 63, 65/1 dhe 65/2 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, dhe neneve 3, 5, dhe 6 të Kodit të Sjelljes së Deputetit, kërkojmë marrjen e menjëhershme të masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare 60 dite” ndaj deputetit Taulant Balla.

gijotina.com/

Të Lidhura

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –

nga 27
16:39 | 03/04/2026
0

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Kamëz. Nga informacionet paraprake, një grua është plagosur aksidentalisht,...

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

nga 27
16:31 | 03/04/2026
0

Një përplasje e papritur ka ndodhur te Vllaznia mes dy lojtarëve. Gjatë seancës stërvitore, Melos Bajrami dhe Charles Bismark kanë...

Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

nga 27
16:17 | 03/04/2026
0

Durrës/ Informacion paraprak Rreth orës 15:15, në ambientet e një shkolle të mesme në Durrës, një 17-vjeçar, gjatë kohës që...

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –

nga 27
16:11 | 03/04/2026
0

Deputetja Alban Vokshi, ka folur në News 24, edhe në lidhje me përjashtimet në parti. Ajo u shpreh se janë...

Para
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –

16:39 | 03/04/2026
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

16:31 | 03/04/2026
Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

16:17 | 03/04/2026
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –

16:11 | 03/04/2026
Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –

15:57 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –
  • Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –
  • Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –
  • A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –
  • Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –
  • Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –
  • Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com