Pas pezullimit të kreut të IMT-së, Gjykata i bllokon pasaportën ndërtuesit të vilës së Ramës në Surrel – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas pezullimit të kreut të IMT-së, Gjykata i bllokon pasaportën ndërtuesit të vilës së Ramës në Surrel –

12:25 | 31/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Është i fiksuar me mua…! –

Po i fsheh opozitës procesin e negociatave të Shqipërisë me BE –

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor –

Pas Gerald Bibës, arrestohen edhe dy bashkëpunëtorët që tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec –

Pas pezullimit nga detyra të kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Rigers Sheqeri, Gjykata e Tiranës, ka vendosur masë sigurie edhe ndaj biznesmenit Pandeli Carapuli, i përfolur në media për lidhje të ngushta me Edi Ramën.

Gjykata i ka ndaluar Carapulit, daljen jashtë vendit duke e detyruar të paraqitet rregullisht pranë policisë gjyqësore, në kuadër të hetimit të nisur ndaj tyre për ndërtim të paligjshëm në Tiranë.

Sipas organit të akuzës, Carapuli, i njohur në fushën e ndërtimit dhe investimeve, dyshohet se ka përfituar një leje për punime të kufizuara, por që në praktikë është tejkaluar.

“Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u caktuan masat e sigurimit ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për shtetasit E.P. dhe R.Sh nën akuzë për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal. Ndërsa për shtetasin P.C., i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Ndërtim i paligjshëm’, u kërkuan masat e sigurimit ‘Ndalim i daljes jashtë shtetit’ dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore parashikuar nga neni 199/a, prg.3 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas burimeve hetimore, Carapulit i ishte dhënë një leje për vendosjen e një barriere provizore në zonën e mbikalimit të Saukut, në Unazën e Re. Megjithatë, verifikimet në terren kanë konstatuar ndërtimin e një muri betoni rreth 120 metra të gjatë dhe 4 metra të lartë, duke ngritur dyshime për tejkalim të lejes së miratuar.

Hetimet paraprake tregojnë se ky rast mund të mos jetë i izoluar. Prokuroria po shqyrton mundësinë e një skeme më të gjerë, ku dyshohet për bashkëpunim mes funksionarëve publikë dhe përfaqësuesve të biznesit për të shmangur procedurat ligjore në sektorin e ndërtimit.

Në të njëjtin vendim, gjykata ka shpallur në kërkim edhe dy inspektorë të IMT-së, çka shton dyshimet për një rrjet të strukturuar brenda institucionit. Sipas hetuesve, ky rrjet mund të ketë favorizuar ose toleruar ndërtime pa leje, në kundërshtim me ligjin.

Ndaj Sheqerit rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës”, pasi dyshohet se ka lejuar ndërtime të paligjshme në zona periferike të Tiranës, ndërkohë që në zona të tjera, kryesisht në qendër, janë ndërmarrë aksione për prishjen e objekteve.

Nga ana tjetër, Pandeli Carapuli rezulton një figurë aktive në botën e biznesit. Ai zotëron 100% të aksioneve në kompaninë “EUROCOL”, e cila operon në fusha të ndryshme si ndërtimi, import-eksporti, tregtia dhe transporti, si dhe investimet në prodhim dhe shërbime, përfshirë edhe menaxhimin e stacioneve të plazhit.

Gjithashtu, ai ka 25% të aksioneve në një kompani tjetër që merret me prodhimin e materialeve për sinjalistikën dhe sigurinë rrugore, si dhe zbatimin e projekteve infrastrukturore në këtë fushë.

Po ashtu Carapuli njihet si një prej oligarkëve më të mëdhenj, ndërtues i shtëpisë së Ramës në Surrel të Dajtit, i lidhur ngushtë me këtë të fundit dhe përfitues i disa miliardave tendera.

Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se hetimet vijojnë dhe pritet të thellohen më tej, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes së personave të tjerë apo ngritjes së akuzave të reja në vijim.

Të Lidhura

Është i fiksuar me mua…! –

Është i fiksuar me mua…! –

nga 27
13:09 | 03/06/2026
0

Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur si “Noizy”, ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme në procesin gjyqësor ndaj...

Edhe diktatori Hoxha do u kishte zili –

Po i fsheh opozitës procesin e negociatave të Shqipërisë me BE –

nga 27
12:42 | 03/06/2026
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka akuzuar mazhorancën për mungesë transparence në procesin e negociatave me Bashkimin Europian, duke...

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor –

nga 27
12:20 | 03/06/2026
0

Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë miratuar fillimin e negociatave për heqjen e roaming-ut me shtetet e...

Pas Gerald Bibës, arrestohen edhe dy bashkëpunëtorët që tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec –

Pas Gerald Bibës, arrestohen edhe dy bashkëpunëtorët që tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec –

nga 27
12:04 | 03/06/2026
0

Policia ka arrestuar dy roje private sigurie të Major Security, Artur Grami dhe Gazmend Vathi, të dyshuar se në bashkëpunim...

Para
E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri –

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Është i fiksuar me mua…! –

Është i fiksuar me mua…! –

13:09 | 03/06/2026
Edhe diktatori Hoxha do u kishte zili –

Po i fsheh opozitës procesin e negociatave të Shqipërisë me BE –

12:42 | 03/06/2026

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor –

12:20 | 03/06/2026
Pas Gerald Bibës, arrestohen edhe dy bashkëpunëtorët që tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec –

Pas Gerald Bibës, arrestohen edhe dy bashkëpunëtorët që tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec –

12:04 | 03/06/2026
Ilir Meta po mbahet në burg nga Edi Rama, bastardi i egërsirave dhe i xhelatëve të komunistëve –

Ilir Meta po mbahet në burg nga Edi Rama, bastardi i egërsirave dhe i xhelatëve të komunistëve –

11:50 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Është i fiksuar me mua…! –
  • Po i fsheh opozitës procesin e negociatave të Shqipërisë me BE –
  • Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor –
  • Pas Gerald Bibës, arrestohen edhe dy bashkëpunëtorët që tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec –
  • Ilir Meta po mbahet në burg nga Edi Rama, bastardi i egërsirave dhe i xhelatëve të komunistëve –
  • Çeta kinse shqiponjash si të Gjermanisë naziste, çakej të Agimit të Artë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Është i fiksuar me mua…! –
  • Po i fsheh opozitës procesin e negociatave të Shqipërisë me BE –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com