Arsimi me koncesion? Fondacionit të Butrintit do t’i jepen Matura, licencat e mësuesve, mjekëve, njohja e diplomave… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arsimi me koncesion? Fondacionit të Butrintit do t’i jepen Matura, licencat e mësuesve, mjekëve, njohja e diplomave… –

21:25 | 30/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Mbytja e 15-vjeçarit në pishinën GLOW në Gjirokastër, arrestohet bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë

Protestuesit i ulin të riut flamurin e LGBTQI+, Rama i kritikon –

Ndërtimet pa leje, vetëdorëzohet në Komisariatin e Sarandës ish-oficeri i Krimeve në Ksamil –

Tymi pushton qytetin e Vlorës, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve –

Deputetja Ina Zhupa ka deklaruar se projektligji i ri i Ministrisë së Arsimit synon t’i japë dorë një organizate private, Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), kontrollin mbi arsimin në vend.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zhupa tha se pas përvojës me koncesionimin e trashëgimisë kulturore, ku AADF mori nën menaxhim Butrintin, Durrësin, Gjirokastrën dhe Elbasanin, tani kjo organizatë synon të vendosë dorën mbi Qendrën e Shërbimeve Arsimore dhe mbi të gjithë funksionet kyçe të arsimit, duke përfshirë provimet e maturës, licencimin e mjekëve dhe mësuesve, tarifat për shërbime dhe njohjen e diplomave të studentëve që studiojnë jashtë.

Demokratja paralajmëroi, se ky projektligj i jep AADF-së rol vendimmarrës dhe jo shtetëror, duke shkelur autonominë kushtetuese të arsimit dhe duke dhënë një OJF-je private tagrin që i takon vetëm institucioneve të shtetit.

Pjesë nga fjala e Zhupës:

Mirela Kumbaro pasi e futi AADF-në në trashëgiminë kulturore, duke e bërë koncesionare kudo — në Butrint, në Durrës (TID-BID), në Gjirokastër, në Elbasan — tani po bën një ligj tjetër të ngjashëm për fushën e arsimit, ku do ta fusë AADF-në me të dyja këmbët në arsim. Merr klientët e saj kudo me vete, sic merr drejtorët. 

Një projektligj i ri, i depozituar në Kuvend, parashikon shkrirjen e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) dhe krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore (AKSHA), një strukturë që de jure quhet shtetërore, por mban “vulën” dhe kontrollin e AADF-së.

Relacioni shkruan: “Ky projektligj është hartuar në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF)…”. Qëkur qenka normale që në shtetin shqiptar ligjet të hartohen nga një organizatë private për interesat e veta?

Nga AADF do të varen:Tezat e Maturës Shtetërore, pra fati i mijëra maturantëve çdo vit; Provimet e Shtetit, licencimi i mjekëve, infermierëve dhe mësuesve; Tarifat, sa do të paguajë çdo shqiptar për të marrë një vërtetim apo për të dhënë një provim; Njohja e diplomave të studentëve që studiojnë jashte. 

Njësoj si në ligjin e trashëgimisë, ngrihet Këshilli Drejtues i Agjencisë së re. Sipas projektligjit, ky bord nuk do të ketë vetëm zyrtarë shtetërorë, por edhe “përfaqësues të partnerëve strategjikë/donatorëve”. Kjo do të thotë se AADF do të jetë vendimmarrëse.

Hiqni dorë nga kjo praktikë, që nuk e ka askush: të dorëzohen çelësat e arsimit, si e drejtë kushtetuese, te një subjekt privat. Edhe meqë keni merakun se kanë emrin “amerikan”, po ju informoj me një përgjigje të Ambasadës Amerikane, e cila konfirmon se AADF nuk ka lidhje me politikat shtetërore apo institucionet e shtetit amerikan. Është një OJF private, së cilës ju po i jepni në dorë rolin e ministrive dhe, përtej tyre, detyrime kushtetuese që janë tagër i shtetit.

gijotina.com/

Të Lidhura

Mbytja e 15-vjeçarit në pishinën GLOW në Gjirokastër, arrestohet bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë

Mbytja e 15-vjeçarit në pishinën GLOW në Gjirokastër, arrestohet bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë

nga 27
23:29 | 10/06/2026
0

Është arrestuar pronari i pishinës GLOW, Ermal Koko, bashkëshorti i nënkryetares së Bashkisë Gjirokastër, Artiste Koko. Arrestimi i tij erdhi...

Protestuesit i ulin të riut flamurin e LGBTQI+, Rama i kritikon –

Protestuesit i ulin të riut flamurin e LGBTQI+, Rama i kritikon –

nga 27
23:01 | 10/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar video nga një moment në protestat në Tiranë, kur një qytetari, pjesë e komunitetit LGBTQI+,...

Ndërtimet pa leje, vetëdorëzohet në Komisariatin e Sarandës ish-oficeri i Krimeve në Ksamil –

Ndërtimet pa leje, vetëdorëzohet në Komisariatin e Sarandës ish-oficeri i Krimeve në Ksamil –

nga 27
22:49 | 10/06/2026
0

Është vetë-dorëzuar në Komisariatin e Policisë Sarandë oficeri i Policisë, Irakli Koçiaj. Koçiaj, ish-oficer i krimeve për zonën e Ksamilit,...

Tymi pushton qytetin e Vlorës, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve –

Tymi pushton qytetin e Vlorës, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve –

nga 27
22:33 | 10/06/2026
0

Mbrëmjen e sotme është përfshirë nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë. Flakët dhe tymi i dendur janë përhapur në...

Para
Gjatë sherrit, 27-vjeçari shqiptar qëllon me thikë në sy një shtetas grek –

Gjatë sherrit, 27-vjeçari shqiptar qëllon me thikë në sy një shtetas grek -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbytja e 15-vjeçarit në pishinën GLOW në Gjirokastër, arrestohet bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë

Mbytja e 15-vjeçarit në pishinën GLOW në Gjirokastër, arrestohet bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë

23:29 | 10/06/2026
Protestuesit i ulin të riut flamurin e LGBTQI+, Rama i kritikon –

Protestuesit i ulin të riut flamurin e LGBTQI+, Rama i kritikon –

23:01 | 10/06/2026
Ndërtimet pa leje, vetëdorëzohet në Komisariatin e Sarandës ish-oficeri i Krimeve në Ksamil –

Ndërtimet pa leje, vetëdorëzohet në Komisariatin e Sarandës ish-oficeri i Krimeve në Ksamil –

22:49 | 10/06/2026
Tymi pushton qytetin e Vlorës, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve –

Tymi pushton qytetin e Vlorës, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve –

22:33 | 10/06/2026
Mashtrimi me festën 54 MLN lekë me tullumbace dhe kllounë/ Zbulohet loja e Alion Hyskos me tenderin për eventin e 1 qershorit –

Mashtrimi me festën 54 MLN lekë me tullumbace dhe kllounë/ Zbulohet loja e Alion Hyskos me tenderin për eventin e 1 qershorit –

22:21 | 10/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Mbytja e 15-vjeçarit në pishinën GLOW në Gjirokastër, arrestohet bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë
  • Protestuesit i ulin të riut flamurin e LGBTQI+, Rama i kritikon –
  • Ndërtimet pa leje, vetëdorëzohet në Komisariatin e Sarandës ish-oficeri i Krimeve në Ksamil –
  • Tymi pushton qytetin e Vlorës, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve –
  • Mashtrimi me festën 54 MLN lekë me tullumbace dhe kllounë/ Zbulohet loja e Alion Hyskos me tenderin për eventin e 1 qershorit –
  • Mos e lëshoni frontin…! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbytja e 15-vjeçarit në pishinën GLOW në Gjirokastër, arrestohet bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë
  • Protestuesit i ulin të riut flamurin e LGBTQI+, Rama i kritikon –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com