Demokratët akuzojnë administratën Trump për tepricë, në ndërkohë që republikanët e quajnë “mbyllje demokrate”
New York : Në SHBA po vazhdon një mbyllje e pjesshme e qeverisë, që prek Departamentin e Sigurisë Kombëtare (DHS), duke filluar nga 14 shkurti 2026. Kjo ka krijuar kaos të madh në aeroportet e vendit, sidomos tani që SHBA janë gati të nisin pushimet të pranverës dhe verës.
Me këtë rast duhet pasur parasysh se kemi me mijëra udhëtar shqiptar, që janë gati për udhëtimet e tyre verore në Shqipëri e Kosovë, nga SHBA.
Punonjësit e Administratës së Sigurisë së Transportit (TSA) po punojnë pa pagesë për javë të tëra, kështu të paktëb thotë shtypi amerikan duke çuar në mungesa të mëdha stafi, radhë të gjata sigurie dhe vonesa fluturimesh.
Sipas shtypit amerikan Delta Air Lines ka pezulluar shërbimet speciale për ligjvënësit, duke i trajtuar ata si pasagjerë të zakonshëm bazuar vetëm në statusin e tyre SkyMiles. Një rast i tillë ishte ai i senatorit Ted Cruz i cili dhe u përball me problemet e këtyre udhëtimeve në këtë situatë të pa precedent në SHBA.
Shkaqet kryesore të mbyllje erdhën pas dështimit të Kongresit për të miratuar financimin e plotë të DHS-it për vitin fiskal 2026. Republikanët dhe Shtëpia e Bardhë insistonin për një paketë të plotë pa ndryshime të mëdha, ndërsa demokratët në Senat (që kanë fuqinë për të bllokuar me 60 vota) kërkonin reforma dhe mbikëqyrje në zbatimin e imigracionit.
gijotina.com/










