Deputetja demokrate Jorida Tabaku, gjatë një takimi me të rinjtë në Shkodër, u shpreh se Partia Demokratike nuk mund të përballojë humbjen e asnjë figure të saj, duke i bërë thirrje ish-deputetit Ervin Salianji të përfshihet në diskutimet e brendshme të partisë.
Ndërkohë, nga selia blu, kryetari i PD-së Sali Berisha reagoi për këtë çështje, duke theksuar se Tabaku ka shprehur qëndrimin e saj personal.
“Së pari deputetja ka shprehur mendimin e vet, dhe kjo është normale. Së dyti, ai nuk është përjashtuar, por është vetë përjashtuar. Vetë përjashtimi është kur ti shkel në mënyrë flagrante ato çka thotë statuti i partisë tende. Kjo është e vërtetë.
Për dijeni nuk ka patur asnjë funksion as në Këshillin Kombëtar, asnjë Kryesi, për ta respektuar pasi doli nga burgu u përfshi në Kryesi dhe tregoi se nuk ishte i denjë. U vetëpërjashtua me veprimit që bëri. Nuk ka bashkëpunim me krimin nuk e falim”, tha Berisha.









