27 vite më parë, NATO nisi bombardimet mbi forcat serbe dhe ndryshoi historinë e Kosovës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

27 vite më parë, NATO nisi bombardimet mbi forcat serbe dhe ndryshoi historinë e Kosovës –

08:50 | 24/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Shqiptarët ngrihen kundër korrupsionit, komplikohet rruga e integrimit drejt BE –

Rama takohet me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari në Vilën 30, u bashkohet edhe Toni Gogu –

Gjyqtari i Premier League do të gjykojë kuqezinjtë në Poloni, zyrtarizohet edhe arbitri i Kosovës –

Gjobat nuk ndalen as për festa! Bizneset marrin kamatë për deklarim të vonuar ditën e pushimit –

Sot shënohet përvjetori i 27-të i nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe në ish-Jugosllavi për të ndalur dhunën e forcave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë.

Bombardimet nisën më 24 mars 1999 dhe zgjatën 78 ditë. Ato nisën pas përpjekjeve të dështuara të komunitetit ndërkombëtar për ta bindur ish-liderin serb, Sllobodan Milloshevic për një armëpushim.

“Nëse presidenti jugosllav Sllobodan Milloshevic nuk është i gatshëm të bëjë paqe, ne jemi të gatshëm t’i kufizojmë aftësitë e tij për të bërë luftë kundër kosovarëve”, pati thënë presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton.

Bill Clinton në Ferizaj, në nëntor të vitit 1999.
Bill Clinton në Ferizaj, në nëntor të vitit 1999.

Më pas, ishte Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, i cili i autorizoi sulmet ajrore.

Kjo fushatë përbënte herën e parë që NATO-ja e përdorte forcën ushtarake pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Fushata përfshiu rreth 1.000 avionë që operuan nga bazat ajrore në Itali dhe Gjermani, si dhe aeroplanmbajtësen e vendosur në Detin Adriatik, USS Theodore Roosevelt.

Avionët kryen mbi 38.000 fluturime – prej të cilave 10.484 fluturime sulmuese – pa asnjë fatalitet në mesin e aleatëve.

Gjatë fushatës ajrore, shkatërrime ose dëme të rënda pësuan kazerma dhe njësi ushtarake në Serbi, Mal të Zi dhe Kosovë, ashtu si edhe sisteme të komandës dhe kontrollit, sisteme të mbrojtjes ajrore, infrastruktura të energjisë dhe komunikimit etj.

Në përmbyllje të fushatës, presidenti Clinton pati thënë se kërkesat e komunitetit ndërkombëtar ishin përmbushur, përfshirë: tërheqjen e forcave serbe nga Kosova, vendosjen e një force të sigurisë të udhëhequr nga NATO-ja dhe kthimin e kosovarëve në shtëpitë e tyre.

“Mund t’i raportoj popullit amerikan se kemi shënuar fitore – për një botë më të sigurt, për vlerat tona demokratike dhe për një Amerikë më të fortë”.

Bombardimet u ndalën një ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës.

Me këtë marrëveshje, të negociuar ndërmjet NATO-s dhe zyrtarëve ushtarakë jugosllavë, forcat jugosllave u tërhoqën nga Kosova dhe u krijua forca paqeruajtëse ndërkombëtare, e udhëhequr nga NATO-ja.

Beogradi kishte 11 ditë kohë për t’i zhvendosur 40.000 forcat e tij të sigurisë jashtë Kosovës.

KFOR-i, misioni paqeruajtës i udhëhequr nga NATO-ja, filloi dislokimin më 12 qershor, 1999. Fillimisht përbëhej nga rreth 50.000 trupa, për të arritur në 4.767 trupa sot, nga 33 vende të botës.

Lufta përfundoi me rreth 13.000 njerëz të vrarë; me mijëra të zhdukur – mbi 1.600 prej të cilëve mbeten ende të pagjetur; me qindra mijëra refugjatë – shumica e të cilëve u kthyen; dhe me mijëra prona të dëmtuara ose të shkatërruara./REL

Të Lidhura

Shqiptarët ngrihen kundër korrupsionit, komplikohet rruga e integrimit drejt BE –

Shqiptarët ngrihen kundër korrupsionit, komplikohet rruga e integrimit drejt BE –

nga 27
11:16 | 24/03/2026
0

Pas një skandali korrupsioni në Shqipëri, shpërthyen protesta dhe trazira në kryeqytet, Tiranë. Këto zhvillime mund të ndërlikojnë anëtarësimin e...

Rama takohet me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari në Vilën 30, u bashkohet edhe Toni Gogu –

Rama takohet me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari në Vilën 30, u bashkohet edhe Toni Gogu –

nga 27
10:56 | 24/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim në Vilën 30 me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari. Takimi nisi...

Gjyqtari i Premier League do të gjykojë kuqezinjtë në Poloni, zyrtarizohet edhe arbitri i Kosovës –

Gjyqtari i Premier League do të gjykojë kuqezinjtë në Poloni, zyrtarizohet edhe arbitri i Kosovës –

nga 27
10:52 | 24/03/2026
0

Anthony Taylor do të jetë gjyqtari kryesor për ndeshjen Poloni – Shqipëri që do të zhvillohet të enjten në orën...

Gjobat nuk ndalen as për festa! Bizneset marrin kamatë për deklarim të vonuar ditën e pushimit –

Gjobat nuk ndalen as për festa! Bizneset marrin kamatë për deklarim të vonuar ditën e pushimit –

nga 27
10:32 | 24/03/2026
0

Kjo fundjavë ka qenë e gjatë, me katër ditë pushim. Por, siç e kemi thënë shpesh, biznesi në shumicën e...

Para
27 vite më parë, NATO nisi bombardimet mbi forcat serbe dhe ndryshoi historinë e Kosovës –

27 vite më parë, NATO nisi bombardimet mbi forcat serbe dhe ndryshoi historinë e Kosovës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqiptarët ngrihen kundër korrupsionit, komplikohet rruga e integrimit drejt BE –

Shqiptarët ngrihen kundër korrupsionit, komplikohet rruga e integrimit drejt BE –

11:16 | 24/03/2026
Rama takohet me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari në Vilën 30, u bashkohet edhe Toni Gogu –

Rama takohet me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari në Vilën 30, u bashkohet edhe Toni Gogu –

10:56 | 24/03/2026
Gjyqtari i Premier League do të gjykojë kuqezinjtë në Poloni, zyrtarizohet edhe arbitri i Kosovës –

Gjyqtari i Premier League do të gjykojë kuqezinjtë në Poloni, zyrtarizohet edhe arbitri i Kosovës –

10:52 | 24/03/2026
Gjobat nuk ndalen as për festa! Bizneset marrin kamatë për deklarim të vonuar ditën e pushimit –

Gjobat nuk ndalen as për festa! Bizneset marrin kamatë për deklarim të vonuar ditën e pushimit –

10:32 | 24/03/2026
Lufta mund të shpëtojë turizmin, në Shqipëri po vijnë të huajt që anuluan planet në Lindjen e Mesme –

Lufta mund të shpëtojë turizmin, në Shqipëri po vijnë të huajt që anuluan planet në Lindjen e Mesme –

10:18 | 24/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqiptarët ngrihen kundër korrupsionit, komplikohet rruga e integrimit drejt BE –
  • Rama takohet me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari në Vilën 30, u bashkohet edhe Toni Gogu –
  • Gjyqtari i Premier League do të gjykojë kuqezinjtë në Poloni, zyrtarizohet edhe arbitri i Kosovës –
  • Gjobat nuk ndalen as për festa! Bizneset marrin kamatë për deklarim të vonuar ditën e pushimit –
  • Lufta mund të shpëtojë turizmin, në Shqipëri po vijnë të huajt që anuluan planet në Lindjen e Mesme –
  • Lufta mund të shpëtojë turizmin, në Shqipëri po vijnë të huajt që anuluan planet në Lindjen e Mesme –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqiptarët ngrihen kundër korrupsionit, komplikohet rruga e integrimit drejt BE –
  • Rama takohet me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari në Vilën 30, u bashkohet edhe Toni Gogu –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com