Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku 42 vjeçari Xhevahir Brasha është gjetur i vrarë me armë zjarri dhe i hedhur në një kanal afër banesës së tij. Ngjarja ka ndohur pranë mbikalimit të fshatit Fllakë. Të afërmit e kane gjetur 42-vjecarin të plagosur dhe të hedhur në kanal pranë banesës së tij. Edhe pse është transportuar me shpejtësi në spitalin e Durrësit, 42-vjecari nuk i ka mbijetuar dot plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital. Policia njofton se viktima kishte në trup dy plumba, ndërkohë ka nisur hetimet për autorët e krimit.
U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin
Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....