Prej më shumë se 2 orësh, mbreme janë raportuar probleme me shërbimin e kompanisë së telekomunikacionit One Albania në vend.
Sipas informacioneve që kanë qarkulluar gjatë mbrëmjes, një pjesë e përdoruesve kanë hasur vështirësi në përdorimin e internetit dhe në kryerjen e telefonatave, çka dyshohet se lidhet me një ndërprerje të përkohshme të sistemit.
Aktualisht nuk ka ende një reagim zyrtar nga kompania lidhur me shkakun e kësaj situate, ndërsa pritet që shërbimi të rikthehet në normalitet.
gijotina.com/







