Dy shtetase rumune janë arrestuar nga policia e Fierit. Blutë bëjnë me dije se dy të arrestuarat kishin marrë me qira një banesë në qytetin e Fierit dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.
Njoftimi:
Këto shtetase kishin marrë me qira një banesë në qytetin e Fierit dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 250 euro dhe 5000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 1 automjet si dhe 5 celularë.
Për këtë rast u proceduan penalisht 1 shtetas banues në Divjakë, dhe 1 shtetas banues në Fier, përfitues nga kjo veprimtari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
gijotina.com/










