Një tjetër ushtar amerikan ka vdekur nga plagët e marra gjatë një sulmi iranian në një bazë amerikane në Arabinë Saudite, njofton Komanda Qendrore e SHBA-së.
Kjo është vdekja e shtatë e ushtarëve amerikanë që nga fillimi i luftës më 28 shkurt, pasi SHBA-të dhe Izraeli shënjestruan Iranin.
Në javën e dytë të luftës, sulmet e koordinuara amerikano-izraelite goditën 5 impiante nafte në provincat Teheran dhe Alborz gjatë natës, raportoi Keramat Veyskarami, drejtor ekzekutiv i Kompanisë Kombëtare Iraniane të Shpërndarjes së Produkteve të Naftës. Të paktën 4 persona u vranë si pasojë e sulmeve. Irani u kundërpërgjigj duke thënë se mund të godasë infrastrukturën e naftës në rajon nëse Izraeli vazhdon sulmet ndaj veprave energjetike të vendit. Paralajmërimi erdhi nga shtabi ushtarak Khatam al-Anbiya, i lidhur me Gardën Revolucionare.
gijotina.com/










