Janë ngritur 11 akuza dhe ende asnjë vendim – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Janë ngritur 11 akuza dhe ende asnjë vendim –

12:18 | 08/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Vajzave të huaja u premtohet punë, por përfundojnë në burg –

Krisma në Sauk, nga sherri mes turqve, plagoset një prej tyre brenda lokalit –

Nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa” nipërit e Aleksandër Moisiut, Berggruen –

Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit –

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar për përfundimin e kontratës koncesionare të sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale, duke e cilësuar atë një sukses për sistemin shëndetësor në Shqipëri.

Në një deklaratë publike, ai thekson se kontrata e partneritetit publik-privat, e nënshkruar në vitin 2015, ka sjellë përmirësime të rëndësishme në shërbimet kirurgjikale, duke shtuar se prej vitesh, janë ngritur akuza për 11 vepra të ndryshme penale dhe ende nuk ka asnjë vendim të formës së prerë.

Deklarata e Beqajt:

PPP – Partneritet Për Progres

Sot, 8 mars 2026, përfundon kontrata konçesionare e “shërbimeve të integruara të furnizimit të setit të personalizuar steril të instrumenteve kirurgjikalë”. Kontrata është nënshkruar në 10.12.2015, ndërsa hetimet penale për të kanë filluar në 14.12.2015 (vetëm 4 ditë pas nënshkrimit). Janë ngritur në vite akuza për 11 vepra të ndryshme penale dhe ende deri më sot nuk ka një vendim të formës së prerë për këto akuza. Është hetuar deri tani nga 5 prokurorë dhe gjykuar deri tani nga 14 gjyqtarë të ndryshëm. Prokurorët kanë ngritur akuza si në një ruletë ruse, ndërsa gjyqtarët si në një “autoshkollë” të reformës në drejtësi kanë rikualifikuar veprat penale.

Nga nesër, ky shërbim i integruar do të vazhdojë të ofrohet për pacientët shqiptarë që operohen çdo ditë nga rreth 450 mjekë kirurgë në 110 salla kirurgjikale në të gjithë spitalet publike, nga një ndërmarrje publike e krijuar rishtaz enkas për të ofruar këtë shërbim të integruar.

Në 2013, kur mora detyrën e ministrit të shëndetësisë, instrumentat kirurgjikalë dhe autoklavat për sterilizimin e tyre datonin në miqësinë me Kinën komuniste (1978). Në qershor të atij viti, Instituti i Shëndetit Publik rekomandonte mbylljen e disa sallave kirurgjikale në QSUT për ngarkesë të lartë të patolerueshme mikrobike, ndërsa në nëntor të po atij viti Avokati i Popullit, pas një investigimi 2-vjeçar, raportonte se infermieret e sallave kirurgjikale i blinin detergjentët me lekët e tyre sepse spitalet nuk kishin para.

Në vitin 2013, në kushtet e mungesës së fondeve disponibël për investime (40 mln USD ishin detyrimet e prapambetura të Ministrisë së Shëndetësisë ndaj furnitorëve), të shtrëngesave makro-fiskale për huamarrje publike (në 2013 borxhi publik ishte 74% e PBB, ndërsa sot është 53%) dhe të mungesës së “meditëmebë” (know-how) në strukturat tona spitalore, kontrata konçesionare ishte një zgjidhje efikase që i mundësoi brenda vitit 2015 kirurgjisë shqiptare një transformim rrënjësor dhe një kapërcim epokal 35-vjeçar, duke e sjellë në standarde të larta europiane bashkëkohore.

Sot ajo zgjidhje e propozuar dhe e realizuar në 2015, dmth lënia nën një përgjegjësi të vetme e të gjitha hallkave të rrezikut infeksional në sallat e kirurgjisë, rezulton se paska qenë e mençur, e saktë, e drejtë dhe e qëndrueshme.

Kushdo që mendon dhe deklaron se shteti po shtetëzon “sterilizimin”, gabohet. Për qytetarin shërbimi ka qenë gjithmonë publik, por në sallat operatore është mundësuar në partneritet me sipërmarrjen private.

Kushdo që mendon dhe deklaron se shtetëzimi është dëshmi e dështimit të konçesionit, gabohet. Madje rëndë. Përkundrazi, kjo është dëshmi e suksesit të kontratës.

Për këtë kontratë, në 10 vite, u shpenzuan 12.9 miliardë lekë.

Falë kësaj kontrate, në 10 vite, rreth 575 mijë ndërhyrje kirurgjikale u realizuan në kushte optimale steriliteti.

Falë kësaj kontrate, nga 50 mijë operacione në vit në 2013, në 2025 u kryen 67 mijë operacione (popullsia nga 3 milionë në 2013, në 2025 është 2.4 milionë). Dmth, në të njëjtat salla kirurgjikale dhe nga të njëjtët mjekë kirurgë, u shërbyen në vitin e fundit të kontratës 35% më shumë pacientë krahasuar me 2013, duke qenë njëherazi kjo edhe rritje me po këtë përqindje e rendimentit të kirurgjisë shqiptare publike.

Falë kësaj kontrate, nga ulja e infeksioneve nozokomiale dhe instrumentave modernë miniinvazivë, ditëqëndrimi mesatar në spital i pacientëve të kirurgjisë u ul 1.7 ditë (nga 6.5 ditë në 4.8 ditë). Pra, në 10 vite u kursyen 970 mijë ditëqëndrimi në spitale. U kursyen edhe 970 mijë ditë invaliditeti e sëmundjeje.

Falë kësaj kontrate, partnerët privatë investuan mbi 3 miliardë lekë pajisje e teknologji të cilat sot i transferohen pa shpërblim ndërmarrjes shtetërore të sapokrijuar.

Falë kësaj kontrate, u furnizuan mbi 100 mijë instrumente kirurgjikale të rinj e bashkëkohorë.

Falë kësaj kontrate, u vunë në punë 10 njësi sterilizimi moderne përveç centralit në QSUT.

Falë kësaj kontrate, shërbimi i sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë kryhet sipas standardeve ISO.

Falë kësaj kontrate, u punësuan 280 vetë, shpërblimi mujor i punës së të cilëve derdhi në arkën e shtetit 620 milionë lekë (kontribute e TAP) në 10 vjet. Operatori konçesionar pagoi në arkën e shtetit 280 milionë lekë taksa e tatime direkte.

Falë kësaj kontrate, nga ulja e ndjeshme e infeksioneve nozokomiale, janë shpëtuar çdo vit 40 jetë.

Falë kësaj kontrate, shqiptarët kanë jetuar më gjatë dhe më shëndetshëm.

Falë kësaj kontrate, “meditëmebë” e sjellë në 10 vite nga partneri transferohet e gjitha pa shpërblim te ndërmarrja e re shtetërore.

Vendosni vetë në një anë të peshores shpenzimet 12.9 miliardë lekë në 10 vite dhe në anën tjetër përfitimet financiare që paraqita më sipër. Bëjini vetë llogaritë a ka qenë e leverdishme apo jo kjo kontratë për shëndetin e shqiptarëve, për cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe për financat publike.

Në të gjitha këto vite, nga padija, zilia dhe verbëria politike, PPP-të janë demonizuar shumë. Kjo kontratë është vetëm një nga 235 kontratat konçesionare në Shqipëri të lidhura pas vitit 1990. Por kjo kontratë rezulton se paska qenë dy herë PPP. Përveçse Partneritet Publik – Privat, paska qenë edhe një Partneritet Për Progres.

Javën e ardhshme bëhen 9 vjet që jam larguar nga detyra e ministrit të shëndetësisë. E kam ushtruar atë detyrë për 3.5 vjet (09/2013 – 03/2017). Jam krenar për këtë kontratë dhe sidomos për çfarë u arrit gjatë realizimit të saj si një nga punët e mira që u bënë në shëndetësinë shqiptare kur pata nderin dhe privilegjin të ushtroj detyrën e ministrit.

gijotina.com/

Të Lidhura

Vajzave të huaja u premtohet punë, por përfundojnë në burg –

Vajzave të huaja u premtohet punë, por përfundojnë në burg –

nga 27
21:00 | 09/03/2026
0

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende të varfra, me premtimin e...

Krisma në Sauk, nga sherri mes turqve, plagoset një prej tyre brenda lokalit –

Krisma në Sauk, nga sherri mes turqve, plagoset një prej tyre brenda lokalit –

nga 27
20:40 | 09/03/2026
0

Një shtetas turk ka mbetur i plagosur me armë zjarri në zonën e Saukut, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja...

Nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa” nipërit e Aleksandër Moisiut, Berggruen –

Nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa” nipërit e Aleksandër Moisiut, Berggruen –

nga 27
20:28 | 09/03/2026
0

Filantropi dhe mendimtari i njohur amerikan me rrënjë shqiptare, Nicolas Berggruen, dhe vëllai i tij, historian arti, Olivier Berggruen, u...

Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit –

Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit –

nga 27
19:30 | 09/03/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Foltoren e kësaj të hëne zbuloi edhe orën e...

Para
Shqiptari sillet nga Londra në Tiranë për vjedhje, në këmbë i vendoset “Rolex” GPS –

Shqiptari sillet nga Londra në Tiranë për vjedhje, në këmbë i vendoset “Rolex” GPS -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vajzave të huaja u premtohet punë, por përfundojnë në burg –

Vajzave të huaja u premtohet punë, por përfundojnë në burg –

21:00 | 09/03/2026
Krisma në Sauk, nga sherri mes turqve, plagoset një prej tyre brenda lokalit –

Krisma në Sauk, nga sherri mes turqve, plagoset një prej tyre brenda lokalit –

20:40 | 09/03/2026
Nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa” nipërit e Aleksandër Moisiut, Berggruen –

Nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa” nipërit e Aleksandër Moisiut, Berggruen –

20:28 | 09/03/2026
Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit –

Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit –

19:30 | 09/03/2026
Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti –

Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti –

18:56 | 09/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Vajzave të huaja u premtohet punë, por përfundojnë në burg –
  • Krisma në Sauk, nga sherri mes turqve, plagoset një prej tyre brenda lokalit –
  • Nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa” nipërit e Aleksandër Moisiut, Berggruen –
  • Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit –
  • Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti –
  • Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vajzave të huaja u premtohet punë, por përfundojnë në burg –
  • Krisma në Sauk, nga sherri mes turqve, plagoset një prej tyre brenda lokalit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com