Hahn: Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm pozitiv në drejtim të reformave, presim edhe ligjin e vetingut
Komisioni Europian rekomandoi sot hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë duke e kushtëzuar me ecurinë e zbatimit të Reformës në Drejtësi e veçanërisht me ligjin e rivlerësimit të gjykatësve dhe prokurorëve.
Komisioneri për Politikat e Fqinjësisë dhe Bisedimet për Zgjerimin Johannes Hahn tha se reforma në drejtësi e vettingu janë thelbësore për hapjen e negociatave.
Johanes Hahn: Shqipëria ka shënuar hapa progresivë përsa i përket të gjitha rekomandimeve që ne kemi parashtruar për procesin e hapjen e negociatva. Sa i përket hapave të rëndësishëm në reformën e drejtësisë dhe në ngritjen e institucioneve të reja, të cilat do të kenë një ndikim të madh në uljen e korrupsionit, dekrimianlizimin por edhe në shkëputjen e drejtësisë nga politika. Duhet të shohim edhe ligjin e Vettingut, impelemntimi i saktë i kësaj reforme do të shënonte edhe rezultate konkrete. Ky progress i Shqipërisë duhet të mbështetet nga të gjithë liderët e BE.