Zyra e të drejtave të njeriut e OKB-së bëri thirrje për hetim të sulmit vdekjeprurës ndaj një shkolle për vajza në Iran, pa specifikuar se kë konsideron përgjegjës.
“Komisioneri i Lartë bën thirrje për një hetim të menjëhershëm, të paanshëm dhe të plotë mbi rrethanat e sulmit. Barra bie mbi forcat që e kryen sulmin për ta hetuar atë,” tha zëdhënësja e zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut, Ravina Shamdasani.
“Ajo që ndodhi është e tmerrshme,” vijoi me tej ajo, duke shtuar se pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale kapnin “thelbin e shkatërrimit, dëshpërimit dhe mizorisë së këtij konflikti”.
Shkolla në jug të Iranit u godit të shtunën, në ditën e parë të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj vendit.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të hënën se forcat amerikane “nuk do të shënjestronin qëllimisht një shkollë”. Izraeli ka thënë se po e heton incidentin.
Mbi 150 nxënëse thuhet te jene vrare dhe pamjet satelitore tregojnë hapjen e varreve masive pranë zonës.
gijotina.com/










