Skandali në IKMT, drejtori dhunoi me qytë pistolete në zyrë Fatmir Metën, Sula i pezullon – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali në IKMT, drejtori dhunoi me qytë pistolete në zyrë Fatmir Metën, Sula i pezullon –

17:54 | 03/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

“Të mblidhemi para Parlamentit”, Berisha shpall vendin e protestës së radhës –

Ish-deputetja socialiste tregon sulmet në Dubai/ Jeta mes dronëve dhe raketave –

Muçi dhuron asist, Trabzonspor e ka të lehtë golin falë futbollistit të Kombëtares –

Supergoditje në Ekuador, bie karteli shqiptar i kokainës, 16 të arrestuar

Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula ka vendosur pezullimin nga detyra të dy drejtorëve të Inspektoratit Kombëtarë të Mbrojtjes së Territorit, Klesti Çela dhe Fatmir Meta.

Mësohet se drejtori i Mjedisit në IKMT ka dhunuar drejtorin e zbatimit të vendimeve, Fatmir Meta.

Ngjarja ka ndodhur në zyrën e Fatmir Metës, ky Klesti Çela dhe tre persona të tjerë e kanë dhunuar këtë të fundit me qyta pistolete.

Por për Dashnor Sulën ngjarje të tilla nuk do kalojnë papërgjegjësi. “Personat e përfshirë janë pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimit administrativ dhe penal. Paralelisht, janë vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat disiplinorë të parashikuar nga legjislacioni në fuqi”, thekson njoftimi i Inspektorit të Përgjithshëm.

Me tej shtohet se: “Inspektorati i Përgjithshëm nuk toleron asnjë formë dhune, sjelljeje të papërshtatshme apo cenim të integritetit institucional. Administrata publike duhet të jetë model korrektësie, profesionalizmi dhe përgjegjshmërie. Integriteti i institucionit dhe besimi i qytetarëve janë prioritet absolut”.

DEKLARATË PËR SHTYP, INSPEKTORI I PERGJITHSHEM

Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi. Pas ngjarjes së ndodhur, Inspektorati i Përgjithshëm ka marrë menjëherë masat administrative dhe ligjore ndaj personave të përfshirë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit zyrtar nga IKMT, strukturat përgjegjëse të Inspektoratit të Përgjithshëm kanë nisur verifikimin e plotë dhe dokumentimin e ngjarjes. Personat e përfshirë janë pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimit administrativ dhe penal. Paralelisht, janë vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat disiplinorë të parashikuar nga legjislacioni në fuqi.

Inspektorati i Përgjithshëm nuk toleron asnjë formë dhune, sjelljeje të papërshtatshme apo cenim të integritetit institucional. Administrata publike duhet të jetë model korrektësie, profesionalizmi dhe përgjegjshmërie.

Integriteti i institucionit dhe besimi i qytetarëve janë prioritet absolut.

Inspektorati i Përgjithshëm do të vijojë të informojë publikun dhe mediat mbi ecurinë e procedurave.

Ndërkohë, Kryesinspektori i IKMT, Afrim Qendro ka shkarkuar Ervin Bixhen, që mbante postin e këshilltarit pranë kryeinspektorit. Ky është vëllai i Elgert Bixhës, emër i lidhur me Ergys Agasin, biznesin në kërkim pas hetimeve të dosjes së AKSHI.

Sipas burimeve, Çela ka qenë i shoqëruar nga tre persona të tjerë gjatë sulmit ndaj Metës.

gijotina.com/

 

 

Të Lidhura

“Të mblidhemi para Parlamentit”, Berisha shpall vendin e protestës së radhës –

“Të mblidhemi para Parlamentit”, Berisha shpall vendin e protestës së radhës –

nga 27
20:40 | 03/03/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar se më 12 mars do të organizohet protesta e radhës e opozitës....

Ish-deputetja socialiste tregon sulmet në Dubai/ Jeta mes dronëve dhe raketave –

Ish-deputetja socialiste tregon sulmet në Dubai/ Jeta mes dronëve dhe raketave –

nga 27
20:28 | 03/03/2026
0

Sulmet e deritanishme të Iranit, mbi Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shënuar 68 persona të plagosur dhe 3 humbje jete....

Muçi dhuron asist, Trabzonspor e ka të lehtë golin falë futbollistit të Kombëtares –

Muçi dhuron asist, Trabzonspor e ka të lehtë golin falë futbollistit të Kombëtares –

nga 27
20:10 | 03/03/2026
0

Ernest Muçi në formë. Sulmuesi i kombëtares po vijon me paraqitjet e mira me fanellën e Trabzonspor. Së fundmi, ai...

Supergoditje në Ekuador, bie karteli shqiptar i kokainës, 16 të arrestuar

Supergoditje në Ekuador, bie karteli shqiptar i kokainës, 16 të arrestuar

nga 27
19:48 | 03/03/2026
0

Policia Kombëtare e Kolumbisë ka njoftuar se ka shkatërruar një organizatë kriminale të lidhur me mafian shqiptare që vepronte në...

Para
Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës –

Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Të mblidhemi para Parlamentit”, Berisha shpall vendin e protestës së radhës –

“Të mblidhemi para Parlamentit”, Berisha shpall vendin e protestës së radhës –

20:40 | 03/03/2026
Ish-deputetja socialiste tregon sulmet në Dubai/ Jeta mes dronëve dhe raketave –

Ish-deputetja socialiste tregon sulmet në Dubai/ Jeta mes dronëve dhe raketave –

20:28 | 03/03/2026
Muçi dhuron asist, Trabzonspor e ka të lehtë golin falë futbollistit të Kombëtares –

Muçi dhuron asist, Trabzonspor e ka të lehtë golin falë futbollistit të Kombëtares –

20:10 | 03/03/2026
Supergoditje në Ekuador, bie karteli shqiptar i kokainës, 16 të arrestuar

Supergoditje në Ekuador, bie karteli shqiptar i kokainës, 16 të arrestuar

19:48 | 03/03/2026
Të gjitha rrugët u shembën –

Të gjitha rrugët u shembën –

19:36 | 03/03/2026

Më Të Lexuarat

  • “Të mblidhemi para Parlamentit”, Berisha shpall vendin e protestës së radhës –
  • Ish-deputetja socialiste tregon sulmet në Dubai/ Jeta mes dronëve dhe raketave –
  • Muçi dhuron asist, Trabzonspor e ka të lehtë golin falë futbollistit të Kombëtares –
  • Supergoditje në Ekuador, bie karteli shqiptar i kokainës, 16 të arrestuar
  • Të gjitha rrugët u shembën –
  • Shqipëria të jetë gati për sulme kibernetike nga Irani –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Të mblidhemi para Parlamentit”, Berisha shpall vendin e protestës së radhës –
  • Ish-deputetja socialiste tregon sulmet në Dubai/ Jeta mes dronëve dhe raketave –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com