Rama integrimin e shikon jo në BE por me Vuçiç, misioni ynë është ta shporrim nga zyra – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama integrimin e shikon jo në BE por me Vuçiç, misioni ynë është ta shporrim nga zyra –

13:28 | 03/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Të gatshëm për marrëveshje –

Akuza e re nuk më është komunikuar, kërkoj të dëgjohet audioja në sallë –

Qeveria i ka braktisur fermerët, prodhimi vendas po zëvendësohet me atë të huaj –

Dolëm xhiro nga Blloku se ishte e shtunë! –

Në konferencën e sotme për mediat, Sali Berisha u shpreh se kryeministri Rama iu tha evropianëve se ne nuk kemi nevojë për integrimin në Unionin evropian, gjë që sipas tij, e bën këtë gjë vetëm për të mbrojtur krimet e tij dhe pasuritë e vjedhura.

Berisha theksoi se asnjë nga ndërkombëtarët nuk do të vijë ta nxjerrin për leckash nga zyra, por se kjo është misioni i opozitës dhe qytetarëve shqiptarë.

“Fati juaj është vetëm në duart tuaja. Jeni ju dhe vetëm ju që mund të çlironi këtë vend nga kjo organizatë kriminale, që nga mëngjesi deri në darkë vetëm vjedhin dhe poshtërojnë shqiptarët.

Është sot më imperativë se kurrë që shqiptarët të marrin në duar fatin e tyre, e lirive të tyre dhe vendit të tyre. Edi Rama ndërhyrjes apo kërkesave të fuqishme nga partnerët tanë më kryesorë, nga KE, për të mos penguar drejtësinë iu përgjigj me artikullin e hapur të firmosur së bashku me vëllaun e tij Vuçiç, duke iu thënë evropianëve se nuk kemi nevojë për integrimin. Arrin gjer në këtë akt, vetëm për të mbrojtur krimet dhe pasurinë e tij të krimit.

Por Edi Rama është një person, është kryeministër, sigurisht, ka edhe një rreth që janë anëtarë të organizatës së tij kriminale, por shqiptarët nuk do lejojnë kurrë që fati i tyre të shkelmohet edhe kësaj here siç u shkelmua nga Enver Hoxha për 46 vite.

Ndaj dhe ftesa ime për mbarë qytetarët shqiptarë, ditën që do paraqitet kërkesa në parlament, që të gjithë para parlamentit për të mbrojtur Kushtetutën, ligjin, dinjitetin kombëtar.

Për të mbrojtur shtetin ligjor, shtetin e të drejtës. Me vendimin e tij, në këtë mënyrë siç ka ecur, de facto asgjëson drejtësinë.
Askush nuk e mbështet atë në këtë rrugë. Por askush nuk do të vijë ta heqë atë prej leckash nga zyra e kryeministrit.
Është detyra jonë, është misioni ynë, misioni i qytetarëve shqiptarë të mos pranojnë kurrë t’u mbyllen dyert e Europës nga një kryehajdut i kombit në historinë e Shqipërisë.
Nga një armik i shqiptarëve.
Ndaj dhe sot më shumë se kurrë nevojitet të bashkohemi kundër këtij rreziku të jashtëzakonshëm për fatin tonë, për të ardhmen tonë.
Për sa kohë është BE e ardhmja më e mirë dhe fati më i madh i shqiptarëve është anëtarësimi në BE.
Nuk mundet kurrë një njeri për interesa personale të na mbyllë dyert.
Nuk ka armik më të keq se atë që tenton të na bëjë këtë.
Dhe ky është Edi Rama.

 

Të Lidhura

Të gatshëm për marrëveshje –

Të gatshëm për marrëveshje –

nga 27
16:44 | 03/03/2026
0

Pas takimit të Lumir Abdixhikut me kryeministrin Albin Kurti, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur grupin parlamentar. Në përfundim të...

Akuza e re nuk më është komunikuar, kërkoj të dëgjohet audioja në sallë –

Akuza e re nuk më është komunikuar, kërkoj të dëgjohet audioja në sallë –

nga 27
15:26 | 03/03/2026
0

Ish-ministri Ilir Beqaj në gjykatë deklaroi se ende nuk i është komunikuar akuza e re, as me shkrim dhe as...

ky model ekonomik po i detyron shqiptarët të ikin –

Qeveria i ka braktisur fermerët, prodhimi vendas po zëvendësohet me atë të huaj –

nga 27
14:56 | 03/03/2026
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimeve të produkteve esenciale të shportës, duke...

A duhet të jetë Berisha kandidati i opozitës për kryeministër? –

Dolëm xhiro nga Blloku se ishte e shtunë! –

nga 27
14:46 | 03/03/2026
0

Ish-deputeti Ervin Salianji nuk i fsheh kritikat as për protestën e fundit që degjeneroi në goditjen me molotovë ndaj vilës...

Para
Më 10 Shkurt shqiptarët do të rrëzojnë Edi Ramën dhe do t’i heqin imunitetin Lubi Ballukut –

“Gati për akte sublime”/ Berisha paralajmëron ngujim në Kuvend nëse nuk hiqet imuniteti i Ballukut -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Të gatshëm për marrëveshje –

Të gatshëm për marrëveshje –

16:44 | 03/03/2026
Akuza e re nuk më është komunikuar, kërkoj të dëgjohet audioja në sallë –

Akuza e re nuk më është komunikuar, kërkoj të dëgjohet audioja në sallë –

15:26 | 03/03/2026
ky model ekonomik po i detyron shqiptarët të ikin –

Qeveria i ka braktisur fermerët, prodhimi vendas po zëvendësohet me atë të huaj –

14:56 | 03/03/2026
A duhet të jetë Berisha kandidati i opozitës për kryeministër? –

Dolëm xhiro nga Blloku se ishte e shtunë! –

14:46 | 03/03/2026
Ura e Mirakës rrezikon shembjen, shkak gërmimet pa kriter të lumit Shkumbin –

Ura e Mirakës rrezikon shembjen, shkak gërmimet pa kriter të lumit Shkumbin –

14:30 | 03/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Të gatshëm për marrëveshje –
  • Akuza e re nuk më është komunikuar, kërkoj të dëgjohet audioja në sallë –
  • Qeveria i ka braktisur fermerët, prodhimi vendas po zëvendësohet me atë të huaj –
  • Dolëm xhiro nga Blloku se ishte e shtunë! –
  • Ura e Mirakës rrezikon shembjen, shkak gërmimet pa kriter të lumit Shkumbin –
  • “Oktapodi” Bozhaj zgjatet në Patos/ Duro që e ka gruan në kërkim për korrupsion, i firmos 400 MLN lekë pa garë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Të gatshëm për marrëveshje –
  • Akuza e re nuk më është komunikuar, kërkoj të dëgjohet audioja në sallë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com