Financimi i partive të garantojë pluralizmin, jo kontrollin politik – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Financimi i partive të garantojë pluralizmin, jo kontrollin politik –

11:08 | 03/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Përshkallëzimi i konflikteve në Lindjen e Mesme, Ministria e Jashtme jep udhëzimet për shqiptarët –

“Gati për akte sublime”, Berisha paralajmëron ngujim në Kuvend nëse nuk hiqet imuniteti i Ballukut –

“Gati për akte sublime”/ Berisha paralajmëron ngujim në Kuvend nëse nuk hiqet imuniteti i Ballukut –

Rama integrimin e shikon jo në BE por me Vuçiç, misioni ynë është ta shporrim nga zyra –

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Oerd Bylykbashi ka theksuar rëndësinë e transprarencës financiare të partive politike. Gjatë fjalës në tryezën për Reformën Zgjedhore, Bylykbashi deklaroi se transparenca financiare do të shmangte korrupsionin dhe ndikimin nga palët e treta.

Sipas Bylykbashit ekspertiza ndërkombëtare dhe kontributet e shoqërisë civile do të ndihmojnë në hartimin e një kuadri më të qëndrueshëm ligjor. Ndërkohë që theksoi se funksionimi i partive politike është një çështje thelbësore kushtetuese, po aq sa edhe transparenca e financimit të tyre.

“Është një çështje që dikur, rreth 25 viteve më përpara, Komisioni i Reformës Zgjedhore i asaj kohe e kishte si temë dhe në atë kohë ishte OSBE-ja që e kishte çështjen si çështje rekomandimesh, por sot nuk është vetëm OSBE-së, është gjithashtu një çështje qendrore e procesit që Shqipëria ka në integrimin në Bashkimin Europian. Dhe jo më kot është tashmë dhe pjesë e interim benchmarks. Ajo që është e rëndësishme është që këto janë rregulla të cilët në të shkuarën kanë qenë gjithmonë të bashkëndara, ndryshimet janë bërë në mënyrë të përbashkët dhe e rëndësishme është që të qëndrojmë në të njëjtin shtrat. Ajo që unë dua të theksoj, pa hyrë në detaje, është thënë në shumë tryeza, që funksionimi i partive politike është po aq një çështje thelbësore kushtetuese sa dhe transparenca e financimit të tyre. Në kushtetutë në mënyrë të shprehur, kërkohet nga partitë politike që të publikojnë financat e tyre. Por po kaq partitë politike janë organizma në nivel kushtetues të cilët janë, kanë rol themelor në formimin e pluralizmit dhe demokracisë parlamentare në Shqipëri. Kështu që është e vërtetë, është e rëndësishme.

Gjatë gjithë këtyre viteve është vënë theks shumë i madh, shumë i fortë tek transparenca. Dhe kjo është absolutisht jo vetëm një kërkesë kushtetuese, është kërkesë e Bashkimit Europian. Unë besoj dhe besoj ndajmë të gjithë një mendim, transparenca është një elementet e rëndësishëm që partitë politike të funksionojnë në mënyrë demokratike dhe duke shmangur korrupsionin. Duke shmangur jo vetëm korrupsionin por dhe influencat kriminale apo influencat e faktorëve të tretë të huaj, të cilët kanë synim të ndërhyjnë në sistemin demokratik shqiptar. Pra duhet të jemi të kujdesshëm që të krijojmë një barrierë dhe t’i mbajmë të shëndetshëm pluralizmin politik dhe partitë politike. Por transparenca nuk mund të funksionojë pa patur ujë në burim. Pra duhet patjetër që financimi i partive politike të jetë i shëndetshëm, jo vetëm në aspektin e e pastërtisë, por dhe në aspektin e sasisë së financimit që partitë politike marrin për të qenë imune nga nevojat për të tu ekspozuar përtej asaj që kërkon ligji dhe interesi publik.

Pra së pari ne duhet të kujdesemi që financimi të jetë i mjaftueshëm dhe i shëndoshë që partitë politike të kenë mundësinë që të funksionojnë në mënyrë demokratike brenda tyre dhe në sistemin parlamentar. Pra duhet të bëjmë një balancë shumë të kujdesshme midis transparencës dhe pluralizmit dhe demokracisë në parlament. Në parlament dhe jashtë tij. Duhet që ky ligj të parashikojë, pra duhet të parashikojë një sistem limfatik për sistemin politik shqiptar, i cili është i tillë që i bën ato të funksionojnë në mënyrë normale, demokratike, po më pas të jenë dhe transparente. Pra ajo që ne do përpiqemi, duke filluar nga sot në punën me ekspertët dhe në konkluzionet që do vijnë më tutje, është që ky ligj të jetë sa më gjithëpërfshirës për interesat e partive, por dhe të publikut.

Po jo vetëm për partitë kryesore, po dhe për partitë e vogla apo partitë e reja, jo vetëm për partitë parlamentare dhe po dhe ato që janë jashtë parlamentit. Sigurisht që kjo është një arkitekturë e vetëm një pjese, ne duhet që i gjithë sistemi i partive politike të mund të jetë i tillë që garanton sa më lart. Vitet e fundit kanë treguar, kanë dhënë prova që ligji është abuzuar për të cenuar pluralizmin politik, por kjo nuk është tema e sotme. Tema e sotme është pikërisht se si ne të ndërtojmë një sistem financimi dhe transparence të financimit, i cili prodhon pluralizëm dhe jo një regjim financiar, i cili do të ekspozonte partitë politike, kryesisht ato të opozitës, karshi instrumentave kontrollues,” tha Bylykbashi

Të Lidhura

Sulmet kundër Iranit, ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes –

Përshkallëzimi i konflikteve në Lindjen e Mesme, Ministria e Jashtme jep udhëzimet për shqiptarët –

nga 27
14:04 | 03/03/2026
0

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë me dije se situata e sigurisë në rajonin e Lindjes së...

Më 10 Shkurt shqiptarët do të rrëzojnë Edi Ramën dhe do t’i heqin imunitetin Lubi Ballukut –

“Gati për akte sublime”, Berisha paralajmëron ngujim në Kuvend nëse nuk hiqet imuniteti i Ballukut –

nga 27
14:00 | 03/03/2026
0

Kryedemokrati, Sali Berisha, ka deklaruar këtë të martë se deputetët e opozitës kanë shprehur vendosmërinë e tyre për të shkuar...

Më 10 Shkurt shqiptarët do të rrëzojnë Edi Ramën dhe do t’i heqin imunitetin Lubi Ballukut –

“Gati për akte sublime”/ Berisha paralajmëron ngujim në Kuvend nëse nuk hiqet imuniteti i Ballukut –

nga 27
13:44 | 03/03/2026
0

Kryedemokrati, Sali Berisha, ka deklaruar këtë të martë se deputetët e opozitës kanë shprehur vendosmërinë e tyre për të shkuar...

Rama integrimin e shikon jo në BE por me Vuçiç, misioni ynë është ta shporrim nga zyra –

Rama integrimin e shikon jo në BE por me Vuçiç, misioni ynë është ta shporrim nga zyra –

nga 27
13:28 | 03/03/2026
0

Në konferencën e sotme për mediat, Sali Berisha u shpreh se kryeministri Rama iu tha evropianëve se ne nuk kemi...

Para
Sherr mes grupeve të drogës në Itali, plagoset rëndë me thikë 30-vjeçari shqiptar –

Sherr mes grupeve të drogës në Itali, plagoset rëndë me thikë 30-vjeçari shqiptar -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sulmet kundër Iranit, ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes –

Përshkallëzimi i konflikteve në Lindjen e Mesme, Ministria e Jashtme jep udhëzimet për shqiptarët –

14:04 | 03/03/2026
Më 10 Shkurt shqiptarët do të rrëzojnë Edi Ramën dhe do t’i heqin imunitetin Lubi Ballukut –

“Gati për akte sublime”, Berisha paralajmëron ngujim në Kuvend nëse nuk hiqet imuniteti i Ballukut –

14:00 | 03/03/2026
Më 10 Shkurt shqiptarët do të rrëzojnë Edi Ramën dhe do t’i heqin imunitetin Lubi Ballukut –

“Gati për akte sublime”/ Berisha paralajmëron ngujim në Kuvend nëse nuk hiqet imuniteti i Ballukut –

13:44 | 03/03/2026
Rama integrimin e shikon jo në BE por me Vuçiç, misioni ynë është ta shporrim nga zyra –

Rama integrimin e shikon jo në BE por me Vuçiç, misioni ynë është ta shporrim nga zyra –

13:28 | 03/03/2026
Nuk pati daulle! Rruga që kanë bërë Romakët para 2000 vjetësh është më e mirë se kjo… –

Nuk pati daulle! Rruga që kanë bërë Romakët para 2000 vjetësh është më e mirë se kjo… –

13:18 | 03/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Përshkallëzimi i konflikteve në Lindjen e Mesme, Ministria e Jashtme jep udhëzimet për shqiptarët –
  • “Gati për akte sublime”, Berisha paralajmëron ngujim në Kuvend nëse nuk hiqet imuniteti i Ballukut –
  • “Gati për akte sublime”/ Berisha paralajmëron ngujim në Kuvend nëse nuk hiqet imuniteti i Ballukut –
  • Rama integrimin e shikon jo në BE por me Vuçiç, misioni ynë është ta shporrim nga zyra –
  • Nuk pati daulle! Rruga që kanë bërë Romakët para 2000 vjetësh është më e mirë se kjo… –
  • Protesta kombëtare e opozitës, lirohen nga qelia 4 protestuesit e arrestuar (Emrat) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Përshkallëzimi i konflikteve në Lindjen e Mesme, Ministria e Jashtme jep udhëzimet për shqiptarët –
  • “Gati për akte sublime”, Berisha paralajmëron ngujim në Kuvend nëse nuk hiqet imuniteti i Ballukut –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com