Përfshihet nga flakët në orët e para të mëngjesit një mjet tip Range Rover.
Mësohet se ngjarja është regjistruar në lagjen nr 1 të Pogradecit, ku mjeti tip është djegur thuajse plotësisht.
Sipas burimeve, mësohet se mjeti është në pronësi të Erion Maxharit, i njohur për policinë e Pogradecit.
Ky i fundit ka precedentë të mëparshëm penalë për vepra të ndryshme ndërsa ditën e zgjedhjeve ka qenë një prej të arrestuarve që u përfshi në një konflikt fizik me një nga komisionerët.
Nga ana e grupit hetimor po bëhet kqyrja e vendit të ngjarjes si edhe janë marrë kamerat e sigurisë të zonës për të zbardhur ngjarjen pasi ka dyshime që zjarrvënia mund të jetë e qëllimshme.
Megjithatë shkaku i zjarrit nuk konfirmohet ende zyrtarisht.
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 26.02.2026, rreth orës 03:50, në lagjen nr.1, Pogradec, ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit E. M., i cili ka qenë i parkuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.








