Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan ëndrrën me golin e vetëm të turqve në minutën e 105-të, Yilmaz më pas zyrtarizon me golin e 7 të turqve në dy ndeshjet përballë Juventusit.
Bardhezinjtë arritë brenda 45 minutave të para të shënojë duke i dhënë edhemë tepër entuzjazëm atmosferët për përmbysjen e humbjes së turpshme një javë më pare në Stamboll 5-2.
Lokatelli shndërroi në gol penalltinë e fituar në minutën e 37-të dhe me Shifra 1-0 u mbyll pjesa e pare.
Në të dytën gjërat ahkuan shumë ndryshe nga sa i kishin parashikuar bardhezinjtë. Me fillimin e periodës së dytë Kelly del me karton të kuqe për një ndërhyrje të parregullt duke lënë ekipin e Spallettit me 10 lojtarë dhe në të njëjtën kohë duke zbehur shpresat e arritjes së objektivit të përmbysjes. Gjithësesi Gati në minutën e 70-të dhe McKennie në të 82-të rikthyen shpresat dhe entuzjazmin duke e çuar në shtesë takimin me një lojtarë më pak, pas rezultatit të përgjithshëm 5-5.
Megjithatë lodhja bëri të sajën dhe skuadra turke vulosi kalimin për më tej në minutën e 105-të, me golin e Osimhen i cili çoi shifrat e takimit të dytë në 3-1 dhe të të dyja ndeshjeve në 6-5 në favor të ekipit turk, ndërkohë që në minutën e 120, Yilmaz shënon edhe golin e dytë për ekipin e Gallatasaray-t duke vulosur gjithçka me shifrat e përgjithshme në 7-5.
gijotina.com/







