Në segmentin rrugor Maliq-Lozhan janë regjistruar sërish problematika, ku muri pritës ka pësuar shembje të konsiderueshme.
Që prej inaugurimit, aksi Maliq-Lozhan ka pasur problematika të shumta nga rrëshqitja e dherave, ku rasti i fundit u shënua më 28 janar.
Së fundmi, ky aks është ndër nyjat kryesore që lidh juglindjen e vendit me qarkun e Elbasanit, ku me bllokimin e qarkullimit në aksin Librazhd-Përrenjas u përdor si rrugë alternative për qarkullimin e automjeteve nga Korça drejt Elbasanit apo Tiranës.

gijotina.com/
The post Korçë/ Shembet ruga Maliq–Lozhan, segmenti sapo ishte inauguruar appeared first on 27.







