Petrit Patushi e lë Ramën me gërshërë në dorë, kërkon edhe 450 milionë lekë shtesë për Laboratorin e ISHP – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Petrit Patushi e lë Ramën me gërshërë në dorë, kërkon edhe 450 milionë lekë shtesë për Laboratorin e ISHP –

18:10 | 09/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Ja reagimi BE-së për ‘Smart City’, projektin 140 milionë dollarë i kamerave inteligjente që solli Rama nga Dubai –

Nuk lejojmë të pezullohet një ministër –

Duhet të ketë reflektim të Ramës pas vizitës në Bruksel –

Ndryshimi i madh i Elbasanit nga sezoni i kaluar, verdheblutë pretendentë për titullin kampion –

 

Kjo godinë, që deri tani ka kushtuar mbi 4 miliardë lekë, duhet të përfundonte më 10 Prill 2025. Objekti i ri i Institutit të Shëndetit Publik akoma nuk është dorëzuar. Nga ana tjetër, duket larg përfundimi.

Këto janë ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala dhe zyrtaret që shoqërojnë nëpër godinën e zhveshur. Një veprim për të treguar se aty puna vazhdon dhe inaugurimi do të bëhet një herë tjetër. Korpusi i ri i Laboratorëve Referencë Kombëtare të ISHP-së, një investim strategjik kombëtar që pritet të vihet në funksion në vitin 2026, do të krijojë një nga kapacitetet laboratorike më moderne në rajon, -do të deklaronte ministria. Me sa duket, edhe zonja Sala nuk ka një datë për mbarimin e projektit që ka filluar kur ishte në krye Albana Kociu.

Zyrtaret ishin aty më 21 janar 2026, shumë kohë më pas afatit kur duhet të dorëzohej objekti.

Ajo që ndodh me këtë projekt, është metodë e përhapur për të marrë sa më shumë lekë nga buxheti. Kostot e drejtpërdrejta të korrupsionit me kontratat publike janë rritja e vlerës së tyre përtej parashikimit. Si pasojë vjen zvarritja e afatit të përfundimit të tyre, pa llogaritur efektet mbi cilësinë e punimeve.

Kryeministri Edi Rama është marrë personalisht me promovimin e këtij projekti. Më 10 korrik 2023. Rama ka publikuar pamjet e projektit për godinën e re të Institutit të Shëndetit Publik që thotë se do të garantojë standard të ri shërbimi me njësinë e re të laboratorëve.

“Mirëmëngjes dhe me projektin e ri për transformimin e Institutit të Shëndetit Publik, me njësinë e re të laboratorëve dhe korpusin modern, që do të garantojë një standard krejt të ri shërbimi në një prej institucioneve më të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në faqen e vet zyrtare.

Faza e parë e transformimit të godinës niste me ndërtimin e godinës së laboratorëve që fillonte në vitin 2023, një investim i siguruar nga buxheti i shtetit. Më pas parashikohej godina qendrore e Institutit të Shëndetit Publik.

Por kompania e Petrit Patushit “Agri Construction” shpk që ka marrë tenderin për këtë ndërtim, ka një axhendë tjetër, në bashkëpunim me mbikëqyrësin e punimeve dhe zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sidomos për këtë objekt është kujdesur drejtoresha dhe sekretarja në ministri, zonja Mejvis Kola. Njeriu i besuar i Albana Kociut, në kohën që ajo ishte ministre, para se të firmoste këtë aferë, kishte marrë të drejtën e titullarit për tenderat.

Kociu duket se është trembur nga hetimet që kanë nisur ndaj Ilir Beqajt dhe po ashtu nga arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të MSH. Menjëherë ka vendosur të delegojë kompetencat tek Sekretarja Përgjithshme në detyrë, Mejvis Kola. Madje ajo jo vetëm që nuk pranon të merret me tenderët, por edhe koncesionet i ka kaluar tek sekretari.

“Urdhëroj delegimin e kompetencave të titullarit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Mejvis Kola, drejtor i përgjithshëm i ngarkuar në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm: delegimin e kompetencave të titullarit të autoritetit kontraktor, për të gjitha procedurat e prokurimeve publike me fonde buxhetore dhe të huaja për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; delegimin e kompetencave të titullarit të autoritetit kontraktor për procedurat e koncesioneve dhe partneritetin publik privat me fonde buxhetore për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, thuhet në urdhër.

Tenderi për këtë projekt u organizua nga Ministria e Shëndetësisë, pavarësisht se Instituti i Shëndetit Publik mund ta bënte vet këtë procedurë.

Ky është një nga ato tendera që kanë në cdo hap veprime të paligjshme dhe joetike, vecanërisht në lidhje me praktika korruptive.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përvec fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu është klasifikuar procedura nga Open Data Albania. Tenderi është qendisur me një “Flamur të kuq” që sinjalizon korrupsionin.

Më konkretisht, po raportojmë prokurimin e Ministrisë së Shëndetësisë të datës 20 qershor 2025, me objekt “Ndërtimi i godinës së re të laboratorëve në ISHP”

Fondi Limit i planifikuar për këtë projekt ishte 384 988 709,00 lekë pa TVSH.

Në ditën e mbajtjes së tenderit më 5 korrik 2023, u regjistruan 7 kompani pjesëmarrëse, por sic do ta shohim, fituesi ka qenë i paracaktuar. Madje njëra prej kompanive, nuk e ka marrë mundimin as të bëjë ofertë ekonomike.

Më 9 shtator 2023, operatori ekonomik “AGRI CONSTRUCTION” shpk (me 90% te fitimit) & “K A C D E D J A” shpk, është shpallur fitues, megjithëse nuk kishte ofertën më të ulët.

Kompania e Petrit Patushit e kishte vlerën e ofertës 342 831 733,00 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar do të fiksohej në 403 151 919,00 lekë.

Ofertat më të ulëta janë eliminuar, duke e bërë nul konkurrencën e mundshme. Kështu, DION-AL shpk ka propozuar ta ngrinte këtë godinë me 2.8 miliardë lekë.

Në këtë nivel është edhe oferta e S I R E T A 2F shpk që propozonte afro 3 miliardë lekë. Edhe ALBA KONSTRUKSION shpk ka prezantuar ofertën 3 miliardë lekë.

Kurse kompania GENERAL TRADING sh.p.k. ka bërë pjesëmarrje vetëm formalisht, pa prezantuar ofertë.

Data e lidhjes së marrëveshjes, sipas dokumenteve, është më 10 tetor 2023, kur nis menjëherë historia e zvarritjeve. Vetëm hapja e kantierit ka zgjatur afro 4 muaj. Fillimisht është bërë modifikimi i kohëzgjatjes së kontratës, nga 16 në 18 muaj.

Shtyrjet që i janë bërë përfundimit të punimeve janë kryer me shkresa që datojnë, pasi kompani i ka bërë fakt ndërprerjet. Sipas një shkrese të quajtur “Amendim nr. 1, me datë 24 korrik 2025”, është miratuar shtyrje e afatit të zbatimit nga 16 muaj në 18 muaj.

Me Amendimin nr. 2, datë 25 shtator 2025, është miratuar shtyrja e mëtejshme e afatit të përfundimit të kontratës nga 18 muaj në 20 muaj, për shkak të vonesave që lidhen me rrjetin e tensionit të mesëm nga OSHEE.

Kompania vazhdon të marrë kohë dhe shtyjë përfundimin e objektit me arsye të tjera. Me Amendimin nr. 3, datë 25 nëntor 2025, është miratuar shtyrja e mëtejshme e afatit të përfundimit të kontratës nga 20 muaj në 22 muaj, për shkak të vonesave që bëri  OSHEE gjatë testimit të pajisjeve në objekt.

Dhe pas këtyre shtyrjeve, në fund të punimeve, kompania e kupton se i duhen para shtesë që ta përfundojë godinën. Pas evidentimit dhe dokumentimit të zërave, të cilat kërkonin fond shtesë, punimet në objekt janë pezulluar, më datë 24 korrik 2025.

“Gjatë zbatimit të kontratës janë konstatuar mospërputhje ndërmjet projektit të miratuar dhe preventivit të zbatimit, dhe si dhe ndryshime dhe plotësime të projektit, me qëllim garantimin e funksionalitetit teknik, sigurisë dhe përmbushjes së kërkesave specifike të objektit laboratorik. Këto mospërputhje dhe ndryshime kanë sjellë si pasojë shtim volumesh mbi vlerën e kontratës bazë, të cilat rezultojnë të domosdoshme për përfundimin e punimeve dhe vënien në shfrytëzim të objektit”.-Ky justifikim që i bën Ministria e Shëndetësisë shtimit të fondeve e shndërron krejt të kotë projektimin që është bërë në fazë të mëparshme, mbajtjen e tenderit, kushtet e vendosura, si dhe vlerësimin e ofertave.

A do ta kishte fituar tenderin kompania e Patushit, nëse do të përfshinte në ofertë këto shtesa?

Në vend që Ministria të zbatojë penalitetet për vonesat, bëhet palë organizatore e harxhimit të fondeve përtej kontratës. Duhet patur në konsideratë rëndësia e këtij objekti si i vetmi laborator i biosigurissë së lartë në Republikën e Shqipërisë.

Sipas relacionit teknik të Mbikëqyrësit të Punimeve dhe inxhinieres përkatëse, një pjesë e këtyre punimeve janë përballuar nga përdorimi i fondit rezervë, ndërsa për punimet shtesë me qëllim realizimin e tyre kërkohej fond shtesë. Pra, gjithcka bëhet për të justifikuar shkeljet e kontratës, përndryshe, këto kërkesa bëhen në faza të mëhershme.

Pas shqyrtimit dhe miratimit nga Autoritetit Kontraktor i punimeve shtese, është dërguar shkresa zyrtare për çeljen e fondit pranë Ministrisë së Shëndetësisë, më datë 19 shtator 2025. Pas kësaj, më 4 dhjetor 2025 është dhënë drita jeshile për para të tjera nga buxheti i taksapaguesve.

Ndërkaq, ende pa u miratuar shtesa e fondit, më datë 25 nëntor 2025, është miratuar shtyrja e mëtejshme e afatit të përfundimit të kontratës nga 20 muaj në 22 muaj.

Për cfarë duhen këto lekë të tjera që Ministria, projekti i miratuar, kompania e kontraktuar e kanë pasur të pamundur t’i parashikonin qysh në fillim.

Fasada, në preventiv është parashikuar me mur tulle, lesh guri dhe tullë lehtësuese të varur. Gjatë zbatimit ka dalë më e shtrenjtë. Janë shtuar disa rrjeta dhe si pasojë volumi i punës.

Tavanet e gipsit në bodrum janë zëvendësuar me pllaka metalike. Grilat e aluminit janë zevendësuar me grila rulete. Shtesa kërkohet edhe për shkak të skelave të përdorura në ndërtim. Po ashtu është shtuar siperfaqja e betonuar jashtë objektit dhe janë mbjellë 22 pemë që nuk ishin në preventiv.

Mbi 451 milionë lekë shtesë kërkohet për këto ndryshime të projektit, për të cilat nuk ka dhënë asnjë mendim projektuesi. Të gjitha bëhen thjesht me vullnetin e zyrtarëve dhe firmën e një inxhiniereje.

Më e pakta që duhet të bëhej, ishte zëvendësimi i kontraktorit fillestar dhe hapja e një tenderi të ri për këto punime.

Pse nuk mund të bëhet prokurim ri? Ja si e justifikon këtë vazhdim të kontratës sekretarja Mejvis Kola. “Çmimet e materialeve dhe punimeve kanë pësuar rritje të konsiderueshme që nga tetor 2023 (data e nënshkrimit të kontratës fillestare). Një procedurë e re prokurimi do të rezultonte në çmime të reja tregu, duke rritur kostot totale”, justifikohet ministria. Po pse, konraktori i paska blerë materialet qysh në vitin 2023? Në cilin indeks e ka parë rritjen e cmimeve të materialeve Ministria e Shëndetësisë?

Po ashtu, thuhet se ka kosto ngritja kantierit të ri. Një kontraktor i ri do të duhej “të ngrinte kantier të ri, të sillte pajisje dhe makineri, dhe të organizonte staf teknik”. Për cfarë kantieri po flitet, për të mbjellë 22 pemë dhe për të ndërruar vetratat?

Kështu, nga 403,151,919.84 lekë që ishte vlera e kontratës së nënshkruar për ndërtimin e objektit, me këtë shtesë bëhet 448,178,015.43 lekë.

Në vlerësimin tonë, kjo është një vjedhje që nuk mund të justifikohet! Indicia që jep raportimi ynë vlen për audituesit e KLSH, por edhe për prokurorët e SPAK-ut.

Por nuk mbaron me kaq shpërdorimi i buxhetit. Pasi ka vërtetuar dhe ka mbështetur kërkesat e Petrit Patushit për shtyrje, shtesa dhe stërgjatje, edhe mbikëqyrësi merr një dorë parash të tjera.

Kontrata me objekt “Supervizimi për ndërtimin e godinës së re të laboratorëve në ISHP” ishte fiksuar me vlerën 3,983,400 lekë. Kompania e kontraktuar “Arkimade” shpk me pronare Iva Mëzezin ka bërë kërkesë për shtesë lekësh dhe i është miratuar vlera e re  4,428,287 lekë.

Por cfarë bënte Petrit Patushi gjatë kohës që hartonte shkresa për shtesa fondesh dhe zgjatje afatesh të godinës së laboratorit të ISHP?

Ministri Piro Vëngu ua ka lënë në dorë Bazën e helikoptereve në Farkë dy kompanive: “Agri Construction” e Petrit Patushit dhe “Alko Impex Construction” e Arbër Abazi. Punimet kanë vite që kanë nisur, por kompanitë nuk e kishin kryer punën në afat, të paktën deri në fund të vitit të kaluar. Janë dy tendera, fusha me kuadrate betoni e helikopterëve dhe hangari i 4 mjeteve të sjellë SHBA.

Dhe ndërkohë, dy kompanitë nuk pengohen të marrin tendera të tjerë. Në 17 mars 2025, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” përmes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara shpalli tenderin për rikonstruksionin e godinës së Djegies Plastike në QSUT, Tiranë. Projekti do të financohet nga buxheti i shtetit me fond limit 522 milionë lekë ose 5.2 milionë euro. Për këtë tender u regjistruan gjithsej dymbëdhjetë operatorë ekonomikë. Pesëmbëdhjetë ditë pas mbajtjes së tenderit u shpall fitues bashkimi i kompanive “AGRI CONSTRUCTION – ALKO IMPEX CONSTRUCTION” me ofertë 487 milionë lekë.

Ajo që bie në sy është fakti se, përveç konsorciumit fitues, njëmbëdhjetë operatorët e tjerë ekonomikë janë skualifikuar që në fazën e parë duke ia garantuar fitoren biznesmenëve Petrit Patushi dhe Arbër Abazit. Kujtojmë se ky i fundit është nipi i eksponentit të “Rilindjes” Sadri Abazi.

Pas këtij informacioni, është e kuptueshme se vendimmarrja për këto tendera të stërgjatur dhe të vjedhur nga zyrtarët në bashkëpunim me këta biznesmenë, është më sipër ministres së Shëndetësisë dhe atij të Mbrojtjes. Sigurisht, kryeministri Rama, që bën inaugurimet, është në dijeni të paktën të vonesave, sepse për vjedhjet e njofton SPAK herë pas here.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Të Lidhura

Ja reagimi BE-së për ‘Smart City’, projektin 140 milionë dollarë i kamerave inteligjente që solli Rama nga Dubai –

Ja reagimi BE-së për ‘Smart City’, projektin 140 milionë dollarë i kamerave inteligjente që solli Rama nga Dubai –

nga 27
22:02 | 09/02/2026
0

Brukseli pret që Shqipëria t’i trajtojë të dhënat personale në përputhje me legjislacionin e ri që ka përafruar me Bashkimin...

Nuk lejojmë të pezullohet një ministër –

Nuk lejojmë të pezullohet një ministër –

nga 27
21:50 | 09/02/2026
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka folur lidhur me vendimin e Kushtetueses për pezullimin e Belinda Ballukut. Duke...

Duhet të ketë reflektim të Ramës pas vizitës në Bruksel –

Duhet të ketë reflektim të Ramës pas vizitës në Bruksel –

nga 27
21:40 | 09/02/2026
0

Ish-prefekti Plator Nesturi, i ftuar në studion e emisionit “Studio24” në News24, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me çështjen...

Ndryshimi i madh i Elbasanit nga sezoni i kaluar, verdheblutë pretendentë për titullin kampion –

Ndryshimi i madh i Elbasanit nga sezoni i kaluar, verdheblutë pretendentë për titullin kampion –

nga 27
21:26 | 09/02/2026
0

Elbasani ka shënuar një progres të qartë nga sezoni 2024–2025 në atë 2025– 2026, duke reflektuar rritje si në rezultate,...

Para
Të martën gjithë Shqipëria në Tiranë, Rama do ketë fatin e Enverit –

Të martën gjithë Shqipëria në Tiranë, Rama do ketë fatin e Enverit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ja reagimi BE-së për ‘Smart City’, projektin 140 milionë dollarë i kamerave inteligjente që solli Rama nga Dubai –

Ja reagimi BE-së për ‘Smart City’, projektin 140 milionë dollarë i kamerave inteligjente që solli Rama nga Dubai –

22:02 | 09/02/2026
Nuk lejojmë të pezullohet një ministër –

Nuk lejojmë të pezullohet një ministër –

21:50 | 09/02/2026
Duhet të ketë reflektim të Ramës pas vizitës në Bruksel –

Duhet të ketë reflektim të Ramës pas vizitës në Bruksel –

21:40 | 09/02/2026
Ndryshimi i madh i Elbasanit nga sezoni i kaluar, verdheblutë pretendentë për titullin kampion –

Ndryshimi i madh i Elbasanit nga sezoni i kaluar, verdheblutë pretendentë për titullin kampion –

21:26 | 09/02/2026
Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për Ballukun! –

Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për Ballukun! –

21:02 | 09/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Ja reagimi BE-së për ‘Smart City’, projektin 140 milionë dollarë i kamerave inteligjente që solli Rama nga Dubai –
  • Nuk lejojmë të pezullohet një ministër –
  • Duhet të ketë reflektim të Ramës pas vizitës në Bruksel –
  • Ndryshimi i madh i Elbasanit nga sezoni i kaluar, verdheblutë pretendentë për titullin kampion –
  • Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për Ballukun! –
  • Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për Ballukun! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ja reagimi BE-së për ‘Smart City’, projektin 140 milionë dollarë i kamerave inteligjente që solli Rama nga Dubai –
  • Nuk lejojmë të pezullohet një ministër –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com