Do jesh gjithmonë në zemrat tona! – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Do jesh gjithmonë në zemrat tona! –

11:35 | 07/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Edhe Kosova kërkon të shkruajë historinë, Sllovakia është ndalesa e parë për në Botëror –

“Do që të takosh Zotin…?” Kërcënohet me jetë avokatja Adriana Kalaja, prokuroria nis hetimet –

Trafik droge nga Shqipëria në Greqi, arrestohet një person në Kapshticë –

Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë –

Nga Corriere.it

 

“Xhesika jeton përgjithmonë në zemrat tona”, “Na mungon tashmë.” “Ti shkëlqen dhe do të shkëlqesh.” Me këto fjalë prekëse me lule dhe tullumbace të vendosura në bankën e klasës, shokët e shkollës dhe miqtë i kanë dhënë lamtumirën Xhesika Kolës 15-vjeçares me origjinë shqiptare, e cila humbi jetën së bashku me babanë Arti, nënën Jonida dhe vëllanë Hajdar, si pasojë e një rrjedhjeje monoksidi karboni mbrëmjen e së mërkurës.

Xhesika ishte nxënëse e klasës së tretë të shkollës së mesme në Camigliano, njësi e Capannorit. Për të, drejtuesja e institucionit shkollor, Gloria Giuliani, i ka dërguar një letër gjithë komunitetit shkollor, ku shpreh “ngushëllimin e thellë” për ngjarjen tragjike dhe “afërsinë e sinqertë me familjarët në këtë moment dhimbjeje të madhe”.

Nxënësit e shkollës së Camiglianos po mbështeten nga një psikologe e aktivizuar nga vetë shkolla. Mbrëmjen e së enjtes, shumë të rinj, së bashku me prindërit, u mblodhën për homazhe spontane.

Dhimbja ka prekur edhe një tjetër shkollë të mesme, atë të Porcarit, ku mëson kushëriri i Xhesikës dhe Hajdarit, djali i Durim Kolës, vëllait të Artit. Pikërisht Durimi ishte ai që mbrëmjen e së mërkurës hyri në shtëpi bashkë me karabinierët, në përpjekje për të shpëtuar familjen.

I shtruar në spital po atë mbrëmje për shkak të thithjes së monoksidit të karbonit, Durim Kola u kthye në shtëpi të enjten. Ai është jashtë rrezikut për jetën, por thellësisht i tronditur. “Nuk arrita t’i shpëtoja”, u ka thënë njerëzve të afërt.

Në kuadër të hetimeve,  Prokuroria e Luccas do të urdhërojë autopsinë e trupave, ndërsa banesa mbetet nën sekuestro. Hetimet teknike janë në vijim dhe nuk përjashtohet caktimi i një ekspertize për kaldajën. Për momentin nuk ka persona të regjistruar si të dyshuar, megjithëse është hapur një dosje për vrasje nga pakujdesia.

Po ashtu, po rindërtohet edhe rruga e ndjekur nga shërbimet e emergjencës, të cilat fillimisht nuk arritën të gjenin banesën e familjes Kola për shkak të adresës të gabuar të komunikuar nga Hajdari, i cili me gjasë ndodhej në gjendje konfuzioni gjatë telefonatës në numrin e emergjencës 112.

“Është koha e zisë dhe e një heshtjeje që peshon si gur për të gjithë ata që kanë njohur Artin, bashkëshorten e tij Jonida dhe fëmijët e tyre Hajdar dhe Xhesikën e vogël. Atij që vuan nga kjo heshtje i them: mos lejoni që vdekja të ketë fjalën e fundit”, ka deklaruar ipeshkvi i Luccas, Paolo Giulietti.

“Lejoni që dashuria dhe miqësia që keni parë tek këta vëllezër e motra të jenë busulla e hapave tuaj në rrugën e jetës. U drejtohem veçanërisht të rinjve që kanë njohur Hajdarin dhe Xhesikën”, tha Ipeshkvi.

Të Lidhura

Edhe Kosova kërkon të shkruajë historinë, Sllovakia është ndalesa e parë për në Botëror –

Edhe Kosova kërkon të shkruajë historinë, Sllovakia është ndalesa e parë për në Botëror –

nga 27
09:58 | 26/03/2026
0

Kombëtarja e Kosovës do të zbresë sot në fushë për një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj,...

“Do që të takosh Zotin…?” Kërcënohet me jetë avokatja Adriana Kalaja, prokuroria nis hetimet –

“Do që të takosh Zotin…?” Kërcënohet me jetë avokatja Adriana Kalaja, prokuroria nis hetimet –

nga 27
09:50 | 26/03/2026
0

Policia kriminale e Tiranës, ka referuar në prokurorinë e Tiranës një material kallëzuar duke kërkuar fillimin e ndjekjes penale të...

Kapshticë, vijon fluksi i lartë i emigrantëve shqiptarë që rikthehen në Greqi –

Trafik droge nga Shqipëria në Greqi, arrestohet një person në Kapshticë –

nga 27
09:32 | 26/03/2026
0

Një operacion i përbashkët mes Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Policisë Kufitare dhe Migracionit ka çuar në sekuestrimin e...

Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë –

Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë –

nga 27
09:15 | 26/03/2026
0

Më 10 mars 2022, policia britanike zbarkoi në një ambient biznesi në Rochdale, një qytet në verilindje të Mbretërisë së...

Para
Do jesh gjithmonë në zemrat tona! –

Do jesh gjithmonë në zemrat tona! -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Edhe Kosova kërkon të shkruajë historinë, Sllovakia është ndalesa e parë për në Botëror –

Edhe Kosova kërkon të shkruajë historinë, Sllovakia është ndalesa e parë për në Botëror –

09:58 | 26/03/2026
“Do që të takosh Zotin…?” Kërcënohet me jetë avokatja Adriana Kalaja, prokuroria nis hetimet –

“Do që të takosh Zotin…?” Kërcënohet me jetë avokatja Adriana Kalaja, prokuroria nis hetimet –

09:50 | 26/03/2026
Kapshticë, vijon fluksi i lartë i emigrantëve shqiptarë që rikthehen në Greqi –

Trafik droge nga Shqipëria në Greqi, arrestohet një person në Kapshticë –

09:32 | 26/03/2026
Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë –

Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë –

09:15 | 26/03/2026
Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë –

Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë –

09:12 | 26/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Edhe Kosova kërkon të shkruajë historinë, Sllovakia është ndalesa e parë për në Botëror –
  • “Do që të takosh Zotin…?” Kërcënohet me jetë avokatja Adriana Kalaja, prokuroria nis hetimet –
  • Trafik droge nga Shqipëria në Greqi, arrestohet një person në Kapshticë –
  • Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë –
  • Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë –
  • Sulm me dron ndaj anijes turke në Detin e Zi, Cisterna Altura transportonte 1 milion fuçi naftë ruse –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Edhe Kosova kërkon të shkruajë historinë, Sllovakia është ndalesa e parë për në Botëror –
  • “Do që të takosh Zotin…?” Kërcënohet me jetë avokatja Adriana Kalaja, prokuroria nis hetimet –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com