Proces i orkestruar! Berisha nuk ka firmosur asnjë VKM, Rama dy në favor të vëllait – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Proces i orkestruar! Berisha nuk ka firmosur asnjë VKM, Rama dy në favor të vëllait –

12:03 | 06/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë –

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit –

Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer –

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht” –

Dhëndëri i kryedemokratit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe avokatët e tij kanë mbajtur një konferencë për procesin gjyqësor të çështjes ‘Partizani’. Malltezi paraqiti 5 shkelje që vërtetojnë pse prokurorët kanë frikë dhe nuk lejojnë që seanca të zhvillohet me kamera në sallë.

Malltezi paraqiti një sërë dokumentesh dhe argumentesh, ku vërteton se i gjithë procesi është një persekutim politik i orkestruar nga kryeministri Edi Rama. Malltezi u shpreh se SPAK ka hetuar 3 breza të familjes Berisha nuk ka gjetur asnjë VKM të firmosur nga ai.

Ndërkohë që theksoi se ka 4 VKM “nominative” që kryeministri Rama firmosi në favor të Carlo Bolinos dhe dy VKM të tjera, në favor të Olsi Ramës. Malltezi thekson se për këto VKM, SPAK nuk ka hapur asnjë hetim.

“Prokurorët politikë krijuan narrativën që u shërbente, atë që u dha regjia atyre për të thënë. Krijuan një izolim mediatik prej shumë e shumë muajsh duke marrë vendime të pabazuara në ligj për moskomunikim, gjë të cilën nuk e parashikon kodi penal.

Qartazi kemi persekutim politik, nuk kemi ndjekje penale. Kemi izolim mediatik e me radhë. Gjyqet në çdo vend të botës bëhen me kamera sepse shërbejnë dhe si provë. Për fat të keq, prokurorët politikë kishin frikë nga gjyqet e hapura dhe nuk lejuan kamerat në sallën e gjyqit.

Ne sot do të paraqesim vetëm pesë shkelje që tregojnë falsifikime nga ana e prokurorisë dhe gjykatës Irena Gjoka e me radhë, ëh për t’ju treguar pse prokurorët kanë frikë që kjo çështje të ketë kamerat në sallë.

Ju ftoj gjithashtu, ne këtu do të tregojmë vetëm pesë, por ka mbi 30 apo 35 falsifikime nga ana e prokurorëve politikë. Mirë, prezantimi i sotshëm do të ketë këtë rrjedhë që e shikoni. Pra, fillimisht thanë ka pasur ligje apo VKM nga Berisha me me nominative.

Të shohim a ka ndonjë nga Berisha?

Dhe prokurorët vetë thotë pranojnë që nuk ka asnjë. Do të shikojmë fletoret zyrtare që dëshmojnë gënjeshtrën, kallëzimin e rremë të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Do shohim komunikime ekstraligjor, dy raste, komunikime ekstraligjor prokuror me gjyqtar. Gënjeshtra deri në përmbajtjen e VKM-së.

E paimagjinueshme të gënjejnë deri në përmbajtjen e VKM-së. Keqpërdorimi i drejtësisë për gjueti shtrigash dhe jo për ndjekje penale dhe një shembull i gënjeshtrës sikur Begejat janë favorizuar.

Shumë shkurt i kemi me radhë. Fillimisht duhet t’ju tregoj këtë tabelë e cila në rast se ju kujtohet, ka shprehjen e famshme të Edi Ramës që i kërkon llogari, urdhër, ultimatum SPAK-ut të veprojë ndaj Sali Berishës.

Qoftë në kongresin e Partisë Socialiste në 9 prill 2022, qoftë në asamblenë e PS-së në 7 maj 2022, kur përmend ultimatumin, SPAK-u po delegjitimon gjithë reformën në drejtësi. Menjëherë pas urdhërit të Edi Ramës, kemi aty 16 kërkesa të prokurorëve politikë. Jo një, por 16.
A ishte ndonjë prej tyre lidhur me çështjen? Asnjë.

Ç’të më dalë përpara, ç’të mundem. Urdhëro ku i keni. Një nga ato janë 16 kërkesa në çdo lloj institucioni duke përfshirë sigurimet shoqërore për shembull e me radhë.

Dhe ka kërkuar informacion jo për ndonjë çështje konkrete, po për 30 vjet çfarë keni për Sali Berishën dhe tre breza të Sali Berishës.

Urdhëro ku keni një shembull, i cili në rast se e keni parasysh e keni të nënvizuar aty që ka hetim nga 1994 deri 2012-ën për brezninë e tretë të Sali Berishës. I keni me emra.

Pra, prokurorët nuk kanë çuar, fillimisht thanë që ne dyshojmë që ka VKM apo ligje nominative.

Por nuk çuan asnjë në Gjykatë Kushtetuese si i vetmi organ që duhet të thonte ishte apo s’ishte nominative, siç ka thënë që ligji Fusha është nominativ dhe nuk vepron njeri ndaj Edi Ramës.

Por nuk çuan asnjë, gjë që tregon që e dinin që i kishin gënjeshtra. Çfarë hetuan? 30 vjet, tre breza. Jo për çështje, po ç’të dalë përpara, thjesht në urdhërin e regjisë.

Po e bukura është që ka Edi Rama plot VKM nominative, duke përfshirë 4 VKM nominative për Carlo Bolinon, brenda një periudhe nëntë mujore kohe. A ka ndjekje, procedim penal për Edi Ramën për VKM-në nominative?  Zero, nuk ja u mban prokurorëve politikë, janë të nënshtruar ndaj Edi Ramës.
Së dyti, ka dy VKM nominative nga Edi Rama për vëllain e tij, kompaninë e vëllait të tij. Njëherë për t’i dhënë 37.000 e kusur metra katror, njëherë tjetër për 12.690 metra katror të tjera. Pra 50.000 metra katror Edi Rama ja jep kompanisë së vëllait të tij me dy VKM nominative.

Dy reparte ushtarake që i janë në planin vendor të përhapjes. Prokurorët politikë nuk ndihen.

Urdhëro ku kemi fletoret zyrtare. Siç jeni në dijeni, kallëzimi i rremë i kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, thonte kemi dyshime që ajo tokë është e shpronësuar.

Pra, pronarët Begeja janë ndihmuar nga Berisha, ka marrë tokë të shpronësuar nga italianët. Urdhëro ku keni fletoret zyrtare.

Një prokuror që ka një tabor me hetues, mjafton 30 minuta, i kemi online fletoret zyrtare dhe mund të gjente që fletorja zyrtare 62 e 42-shit ka dekretin e mbretit numër 90, datë 29.4.42, në të cilin urdhëron rekuizimin dhe për pasojë okupimin për një periudhë gjashtë mujore të tokave të këtyre pronarëve.

Dhe ky rekuizim është shtyrë me gjashtë muaj të tjerë, hera e fundit, fletoren zyrtare të botuar me 30 qershor 43, ku është botuar dekreti i mbretit numër 204 datë 4.6.1943.

Mjafton kaq dhe do rrëzonte kallëzimin e rremë të Taulant Ballës dhe do hapte çështje penale për kallëzim të rremë. Por jo, prokurorja e promovuar nga Elbasani, ku drejtues politik ishte kryetari i grupit të Partisë Sociale parlamentare të PS-së,” tha Malltezi.

Të Lidhura

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë –

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë –

nga 27
14:52 | 04/04/2026
0

Dy persona ranë në prangat e bluve të Rajonit nr.4 në kryeqytet, autorë të disa vjedhjeve, së fundmi të një...

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit –

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit –

nga 27
14:18 | 04/04/2026
0

SPAK dyshon se dhënia me koncesion për ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës është bërë me shkelje ligjore. Pesë...

Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer –

Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer –

nga 27
14:04 | 04/04/2026
0

Sali Berisha thotë se Partia Demokratike krahas punës që po bën për zgjedhjet brenda në parti, është duke punuar paralelisht...

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht” –

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht” –

nga 27
13:28 | 04/04/2026
0

Në një takim të radhës me socialistët në njësinë numër 12, (Dajt, Edi Rama la prorosi për më shumë organizim...

Para
Forcat speciale bastisin portin e Harderëijkut në Holandë, shqiptarët kapen me 500 kg kokainë –

Forcat speciale bastisin portin e Harderëijkut në Holandë, shqiptarët kapen me 500 kg kokainë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë –

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë –

14:52 | 04/04/2026
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit –

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit –

14:18 | 04/04/2026
Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer –

Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer –

14:04 | 04/04/2026
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht” –

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht” –

13:28 | 04/04/2026
Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat) –

Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat) –

13:10 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë –
  • SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit –
  • Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer –
  • Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht” –
  • Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat) –
  • 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë –
  • SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com