“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ –

17:15 | 05/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua –

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki –

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares –

Një në katër studion jashtë –

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po konsultohet me avokatë në Gjermani për t’i përdorur të gjitha mjetet ligjore me qëllim që të “mbrojë integritetin” e Presidencës dhe shtetit, pas një përplasjeje virtuale me një gazetar të së përditshmes, Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ).

“Shpifja dhe pretendimet e pabaza dhe të rreme nga Michael Martens [i njohur si Andric1961] iu nënshtrohen përgjegjësisë civile dhe penale sipas ligjit gjerman. Presidentja Osmani i mohon në mënyrë kategorike pretendimet e tij shpifëse dhe përhapjen e rrezikshme të dezinformimit”, ka shkruar në X – dikur Twitter – këshilltari i Osmanit, Rinor Nuhiu.

FAZ është themeluar më 1949. Është një e përditshme gjermane që gjerësisht konsiderohet si media serioze dhe e besueshme.

Gazetari i FAZ-it, Michael Martens, u kundërpërgjigj menjëherë për këtë paralajmërim, duke theksuar se punon që tri dekada në fushën e gazetarisë dhe asnjëherë nuk është përballur me padi.

“Kam punuar në shtete sikurse Rusia, Afganistani e Turqia, kam shkruar për oligarkët rusë, kriminelët e luftës nga Serbia, kontrabandistët e Malit të Zi, rebelët kurdë dhe asnjëherë nuk jam paditur. Por, tani…”, ka shkruar ai në X.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua zyrës së Osmanit për të kuptuar më shumë rreth masave ligjore të paralajmëruara ndaj gazetarit Martens, dhe këshilltari i presidentes, Bekim Kupina tha se pretendimet e gazetarit janë “shpifje”.

“Për këtë arsye edhe po shqyrtohen rrugët ligjore, në konsultim me avokatë nga Gjermania”, tha ai.

Reagimi i Nuhiut erdhi një ditë pasi FAZ-i publikoi një artikull për Osmanin, me titullin: “A është Osmani kandidate e Trumpit?” dhe në fillim të tij thuhet se Osmani – mandati i së cilës në krye të shtetit të Kosovës përfundon në mars – po synon edhe një mandat pesëvjeçar me ndihmën e familjes së presidentit amerikan, Donald Trump.

Në fund të janarit, Osmani publikoi në X një video nga premiera e dokumentarit “MELANIA”, e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, ku flitet për familjen presidenciale.

Gazetari Martens e ripublikoi këtë postim, ku shkroi:

“A i ka thënë dikush presidentes në largim të Kosovës që është një vijë mes përfaqësimit të interesave legjitime të shtetit dhe prostitucionit intelektual vetëdegradues? Osmani duket se nuk është e vetëdijshme për këtë”.

Ai vazhdoi edhe në ditët e tjera të shkruante komente kritike për Osmanin, dhe më 4 shkurt shkroi se “gratë nuk janë inferiore ndaj burrave – ato janë të afta të bëjnë çfarëdo që bëjnë burrat. Ja e keni shembullin e Kosovës, ku presidentja Vjosa Osmani tregon se për hir të karrierës së saj politike ajo mund të jetë pa shtyllë kurrizore po aq sa kolegët e saj burra”.

Në artikullin e publikuar për Osmanin, më 4 shkurt, përmendet pjesëmarrja e Osmanit në Bordin e Paqes – nismën e presidentit Donald Trump për zgjidhjen e konflikteve në botë, që u jetësua në Forumin e Davosit.

Kosova, e përfaqësuar nga Osmani, ishte ndër shtetet themeluese të këtij trupi ndërkombëtar.

Martens, duke u thirrur në “informacione jozyrtare nga Prishtina” shkroi se Osmani e bëri këtë veprim pa u konsultuar me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

“Ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që pretendohet se ndërmjetësoi qasjen e Osmanit te Trumpi”, shkroi ai.

“Rama ka lidhje me familjen presidenciale amerikane sepse ai i ka dhënë dhëndrit të Trumpit, Jared Kushner kontratë multimiliardëshe për një projekt në bregdetin shqiptar. Rama nuk ka raporte të mira me Kurtin”, shkroi Martens.

Në Davos ato ditë ishte edhe Kurti, por ai nuk mori pjesë në ceremoninë e Bordit të Paqes.

Kur u pyet nga një medium në Shqipëri pse ishte ajo e jo Kurti në themelimin e Bordit, Osmani tha se në bazë të Kushtetutës, është presidenti që udhëheq politikën e jashtme.

Më pas, në artikull përmendet mandati presidencial i Osmanit, që skadon në mars. Sipas artikullit, Osmani nuk ka mbështetje në Kuvendin e Kosovës për rizgjedhje.

“Për të kompensuar mungesën e mbështetjes në Kosovë, që disa javë, Osmani po tenton ta paraqesë veten si ‘kandidate të Trumpit’. Llogaritja: SHBA-ja është faktor kyç në Kosovë, jo vetëm përmes bazës ushtarake Bondsteel, por edhe përgjatë historisë së këtij shteti të ri, dhe ky karakterizim mund t’i sigurojë asaj një mandat të ri… Kërcënimi është: ‘nëse s’më rizgjidhni si presidente, do të keni telashe me SHBA-në’”.

Martens është korrespondent i FAZ-it për Evropën Juglindore, me seli në Vjenë.

Sipas biografisë së tij, të publikuar në FAZ, ai e nisi karrierën si redaktor për gazeta ruso-gjermane përmes një projekti të financuar nga Zyra e Jashtme gjermane.

Më vonë ka raportuar për rajonet e Azisë Qendrore, Pakistanit,
Afganistanit, Ukrainës dhe Rusisë.

Ai punon për FAZ-in prej vitit 2001. Prej vitit 2002, për shtatë vjet rresht ka qenë korrespondent për Ballkanin, duke raportuar nga Beogradi.

Teksa nga Presidenca po paralajmërojnë ndjekje ligjore, këshilltarja ligjore në Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, Flutura Kusari, ka argumentuar se një lëvizje e tillë do të dëmtonte vetë institucionin e presidentit dhe shtetin e Kosovës.

Sipas saj, shkrimi në FAZ për Osmanin është analizë dhe trajton çështje me interes publik që “gëzojnë mbrojtje të lartë gjyqësore”.

Kusari shkroi në Facebook se artikulli ofron opinione, vlerësime dhe analiza bazuar në njohuritë e autorit për Kosovën dhe thirret në burime konfidenciale.

“Opinionet nuk i nënshtrohen kriterit të verifikimit dhe, rrjedhimisht, gëzojnë mbrojtje të gjerë ligjore”, tha Kusari.

Ajo tha se i vetmi fakt i ri i përmendur në shkrim është se “Rama ia ka siguruar Osmanit ulësen në Bordin e Paqes, fakt që nuk është kontestuar nga Osmani. Faktet i nënshtrohen verifikimit, prandaj nëse ky fakt nuk është i vërtetë, Osmani duhet ta ngre këtë si çështje”.

“Për mua, shqetësues, por aspak befasues, është fakti që zyra e presidentes përmend ligjin penal si formë kërcënimi ndaj Martens ndonëse shpifja ndiqet sipas ligjet civil në Gjermani dhe përmend fjalën dezinformatë për një shkrim të botuar nga gazeta prestigjioze FAZ. Kjo padi, nëse ushtrohet pranë gjykatave gjermane apo cilësdo gjykatë ku sundon ligji, nuk ka asnjë shans të fitohet”, argumentoi Kusari.

Osmani ka thënë se është ftuar për të themeluar Bordin e Paqes me ftesë të presidentit Trump.

Kosova e konsideron si qenësore aleancën me Shtetet e Bashkuara, vend që ka kontribuar në pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Osmani shpesh ka përmendur faktin se vendi i saj është më proamerikani në botë dhe ka lartësuar udhëheqjen e Trumpit.

Presidentja e Kosovës e ka thënë hapur se synon edhe një mandat në krye të shtetit.

Por, ajo është kritikuar disa herë gjatë mandatit të saj se ka mbajtur anë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe ende nuk dihet nëse do t’i sigurojë votat e nevojshme për mandatin e ri.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, në fund të dhjetorit, ajo tha se nëse nuk e fiton edhe një mandat, atëherë do t’i kthehet angazhimit politik, pa treguar se me cilën parti./REL

Të Lidhura

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua –

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua –

nga 27
20:47 | 05/02/2026
0

Një skandal spiunazhi ka tronditur Forcat e Armatosura Greke, duke ngritur alarmin për sigurinë kombëtare dhe atë të NATO-s. Një...

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki –

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki –

nga 27
20:31 | 05/02/2026
0

Prokuroria e Durrësit ka urdhëruar një ditë më parë sekuestrimin e dokumentacionit që lidhet me tenderin për rehabilitimin e argjinaturës...

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares –

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares –

nga 27
20:17 | 05/02/2026
0

Federata Turke e Futbollit i ka çuditur të gjithë me vendimin që ka marrë sot për Kristjan Asllanin, sa i...

Një në katër studion jashtë –

Një në katër studion jashtë –

nga 27
20:03 | 05/02/2026
0

Shqiptarët me diplomë zgjedhin të lënë vendin, rreth një e katërta e tyre, tregon raporti më i fundit i tranzicionit...

Para
Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë –

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua –

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua –

20:47 | 05/02/2026
Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki –

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki –

20:31 | 05/02/2026
Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares –

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares –

20:17 | 05/02/2026
Një në katër studion jashtë –

Një në katër studion jashtë –

20:03 | 05/02/2026
Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol –

Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol –

19:43 | 05/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua –
  • Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki –
  • Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares –
  • Një në katër studion jashtë –
  • Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol –
  • Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua –
  • Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com