Ushqimi për foshnja “Aptamil AR2”, është hequr nga tregu, menjëherë pas vendimi të marrë nga AKU. Kjo pasi në një seri të këtij produkti, është identifikuar prania e substancës Cereulide. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi më 22 janar se bëhet fjalë për produktin NAN 1 OPTIPRO. Në këtë produkt është identifikuar prania e një bakteri potencialisht të dëmshëm.
“Duke qenë se niveli i rrezikut është vlerësuar serioz, firma ka ndërmarrë masa të menjëhershme për tërheqjen nga tregu të produktit, APTAMIL AR 2 – formulë ushqimore për foshnje, paketimi, ENG 24 x 400 gr. Prodhuar nga Nutricia Infant Nutrition Ireland Ltd. (Danone”, ka njoftuar AKU.
Përmes një njoftimi, biznesi distributor i shpërndarjes së produktit në treg, ka njoftuar qytetarët të cilët kanë blerë qumështin Aptamil, të mos e përdorin dhe ta kthejnë në pikat e shitjes për tu rimbursuar.
AKU ka kryer verifikimet përkatëse dhe ka bllokuar të gjithë sasinë e produktit, që ndodhej në qarkullim në vend. Produkti është tërhequr nga pikat e shitjes. AKU ka vendosur që produkti i dëmshëm të asgjësohet ose të kthehet në vendin e origjinës.
Autoriteti u bëri thirrje prindërve që e kanë blerë këtë qumësht formulë të mos e përdorin dhe ta dorëzojnë në dyqanin ku e kanë blerë. Pasi është i dëmshëm për shëndetin e foshnjave.










