I dyshuar për 11 grabitje me armë dhe djegie makine, arrestohet 30-vjeçari në Lezhë (Emri) – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I dyshuar për 11 grabitje me armë dhe djegie makine, arrestohet 30-vjeçari në Lezhë (Emri) –

09:36 | 26/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

20-40% e familjeve shqiptare përballen me varfëri energjetike –

Përfshihet nga zjarri një banesë në Selenicë, ndërron jetë i moshuari –

Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e mitur të partneres, pranga njerkut në Gjirokastër –

Ia kërkoi Rama, jep dorëheqjen nga drejtimi i IKMT-së Dallëndyshe Bici –

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i identifikuar si Emiljan Nikolli, alias Emiljan Lleshi nga Mamurrasi.

Sipas policisë, gjatë vitit 2025 dhe muajit janar 2026, 30-vjeçari dyshohet se ka kryer 11 vjedhje, prej të cilave 7 nën kërcënimin e armës.

Mes rasteve të dokumentuara janë vjedhje në dy karburante, një dyqan dhe katër taksistë, ku dyshohet se ka përdorur një pistoletë lodër. Po ashtu, ai akuzohet për katër vjedhje të tjera në markete dhe banesa.

Gjithashtu, ndaj tij rëndojnë dyshime se ka djegur pjesërisht një automjet në Tiranë dhe ka kanosur me fjalë ish-vjehrrën e tij.

Për këto fakte, ai dyshohet për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kanosja”.

Njoftimi i policise

Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Koordinimi”. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i një serie vjedhjesh nën kërcënimin e armës. Gjatë vitit 2025 dhe janarit të këtij viti, 30-vjeçari dyshohet se ka kryer 11 vjedhje, ndër to 7 nën kërcënimin e armës. Gjithashtu, 30-vjeçari dyshohet se ka djegur pjesërisht një automjet në Tiranë dhe ka kanosur me fjalë ish-vjehrrën e tij.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinimi”, hetimeve të thelluara për zbardhjen e një sërë vjedhjesh të ndodhura përgjatë vitit 2025 dhe janarit 2026, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, Komisariatit të Policisë Lezhë, Komisariatit të Policisë Mirditë dhe Seksioni i Mbështetjes Operacionale i DVP Lezhë kanë organizuar dhe finalizuar fazën e dytë të operacionit “Koordinimi”.

Si rezultat i fazës së dytë të operacionit, në bashkëpunim me DVP Tiranë, u bë e mundur kapja në Tiranë e shtetasit Emiljan Nikolli, alias Emiljan Lleshi 30 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kanosja”, si autor i 11 vjedhjeve (dy karburanteve, një dyqani dhe 4 taksistëve nën kërcënimin e armës, ku dyshohet se ka përdorur një pistoletë lodër, si dhe ka kryer edhe 4 vjedhje të tjera, në markete e banesa).

Në momentin e ndalimit, 30-vjeçari ka qenë në shoqërinë e shtetasit G. D., 42 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë, ku gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, armë gjahu, fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe aparat celular.

42-vjeçari u procedua penalisht për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A. L., i dyshuar si bashkëpunëtor i 30-vjeçarit. Identifikimi i autorëve u bë gjatë fazës së parë të këtij operacioni, të zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës. Ndërkohë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

Të Lidhura

20-40% e familjeve shqiptare përballen me varfëri energjetike –

20-40% e familjeve shqiptare përballen me varfëri energjetike –

nga 27
13:12 | 26/01/2026
0

Një raport i OECD mbi çmimet dhe subvencionet e energjisë në Ballkanin Perëndimor vë në dukje se rritjet e mundshme...

Përfshihet nga zjarri një banesë në Selenicë, ndërron jetë i moshuari –

Përfshihet nga zjarri një banesë në Selenicë, ndërron jetë i moshuari –

nga 27
12:52 | 26/01/2026
0

Një 85-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Lapardha të Selenicës. I moshuari ka humbur jetën nga...

Qytetari ra nga karroceria e kamionçinës, arrestohet shoferi –

Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e mitur të partneres, pranga njerkut në Gjirokastër –

nga 27
12:38 | 26/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht për 2 vite me...

Ia kërkoi Rama, jep dorëheqjen nga drejtimi i IKMT-së Dallëndyshe Bici –

Ia kërkoi Rama, jep dorëheqjen nga drejtimi i IKMT-së Dallëndyshe Bici –

nga 27
12:16 | 26/01/2026
0

Dallëndyshe Bici ka dhënë dorëheqjen nga detyra e kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), pas zhvillimeve të...

Para
83 të arrestuar nga Interpol, mes tyre trafikantë droge nga Shqipëria

Në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”, arrestohet në Dubai i akuzuari për trafik droge (Emri) -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

20-40% e familjeve shqiptare përballen me varfëri energjetike –

20-40% e familjeve shqiptare përballen me varfëri energjetike –

13:12 | 26/01/2026
Përfshihet nga zjarri një banesë në Selenicë, ndërron jetë i moshuari –

Përfshihet nga zjarri një banesë në Selenicë, ndërron jetë i moshuari –

12:52 | 26/01/2026
Qytetari ra nga karroceria e kamionçinës, arrestohet shoferi –

Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e mitur të partneres, pranga njerkut në Gjirokastër –

12:38 | 26/01/2026
Ia kërkoi Rama, jep dorëheqjen nga drejtimi i IKMT-së Dallëndyshe Bici –

Ia kërkoi Rama, jep dorëheqjen nga drejtimi i IKMT-së Dallëndyshe Bici –

12:16 | 26/01/2026
Na prishën shtëpitë pa paralajmërim –

Na prishën shtëpitë pa paralajmërim –

12:12 | 26/01/2026

Më Të Lexuarat

  • 20-40% e familjeve shqiptare përballen me varfëri energjetike –
  • Përfshihet nga zjarri një banesë në Selenicë, ndërron jetë i moshuari –
  • Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e mitur të partneres, pranga njerkut në Gjirokastër –
  • Ia kërkoi Rama, jep dorëheqjen nga drejtimi i IKMT-së Dallëndyshe Bici –
  • Na prishën shtëpitë pa paralajmërim –
  • Na prishën shtëpitë pa paralajmërim –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 20-40% e familjeve shqiptare përballen me varfëri energjetike –
  • Përfshihet nga zjarri një banesë në Selenicë, ndërron jetë i moshuari –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com