Historiania greke: Ky hero trim është shqiptari i Çamërisë që dha jetёn pёr lirinё tonё.
Si u vra komandanti shqiptar i Çamërisë dhe 800 ushtarët e tij, në betejë për çlirimin e Kretës? Çfarë thotë Edit Durham për heronjtë shqiptarë që çliruan Greqinë.
Nё Hajna tё Kretёs, nё qendёr tё qytetit, ёshtё njё rrugё qё mban emrin e Haxhi Mehmet Dalanit. Në dokumentet greke ai njihet si Haxhi Mihal Dalani. Ishte shqiptar i krahinës së Çamërisë, nga Konispoli që ra në betejë me turqit për çlirimin e Greqisë. Nё qendёr tё Kretёs nё Greqi ёshtё ngritur prej shumё kohёsh njё bust i këtij luftёtari tё shquar, nё tё cilёn ёshtё shkruar nё gjuhёn greke: “Strategu Haxhi Dalani nga Konispoli (Epiri) rёnё nё maj 1828. Haxhi Mihal Dalani dhe 800 ushtarët e tij, dhanë jetën për çlirimin e Greqisë.”
Haxhi Mehmet Dalani është pjesë e historisë së Greqisë dhe një ndër heronjtë kryesorë të saj, natyrisht me emër të greqizuar, Haxhi Mihal Dalani, ashtu siç kanë bërë me çdo gjë shqiptare, duke e greqizuar.
Kanë shkruar historianë grekë, shqiptarë, britanikë e të tjerë për historinë e shqiptarëve që dhanë kontribut kryesor në çlirimin e Greqisë nga pushtimi osman. Ka shkruar edhe Edit Durham. Ajo është shprehur ndër të tjera: “Grekёt e fituan pavarёsinё e vitit 1829 me ndihmёn e shqiptarёve.”
Le të kthehemi tek historia e Haxhi Mehmet Dalanit.
Shkrimtarja greke Kleopatra Prifti, ka shkruar një libër për heroin çam të çlirimit të Greqisë. Ja çfarë shkruan ajo: “Njё ditё kur lexoja librin e historisё së ishullit tonё, pashё emrin e Dalanit tё mё shfaqej nёpёr reshta dhe tё zmadhohej para meje i hipur nё kalin e tij tё bardhё. Ky është heroi trim qё e kemi si mik nё Fragokastello tё Kretёs, shqiptari qё dha jetёn pёr lirinё tonё. Kur u vra Haxhi Mehmeti, shqiptarёt qё mbetёn pa komandantin e tyre, hodhёn poshtё kёrkesёn pajtuese tё Mustafa Pashёs dhe vazhduan luftёn heroikisht deri nё fund duke u vrarё tё gjithё si komandanti i tyre legjendar.”
Historiania Eleni Kocaqi shkruan: “Kryengritja e 1821 ishte njё kryengritje shqiptarёve tё krishterё dhe myslimanё pёr tё çliruar trojet nga Turqia. Shkrimtari i madh grek, Niko Kazanzaqi i ka kushtuar Haxhi Mehmet Dalanit librin voluminoz “Ja vdekje ja liri”. Por, autori i ka ndryshuar emrin nga Mehmet nё “Mihal” mbas vdekjes dhe natyrisht Greqia ia ka hequr Haxhi Mehmet Dalanit, kombёsinë shqiptare sipas enciklopedis greke tё vitit 1931 dhe kёshtu grekёt e quajnё si hero tё tyrin: Haxhi (Mehmet) Mihal Dalani nga Konispoli.
Bazuar në dokumentet e historisë greke, në vitin 1858, udhёheqёsi i revolucionit grek, Dhimitёr Ipsilanti iu drejtua figurave mё tё spikatura tё Çamёrisё: “Shumё tё nderuar kurajozё kryetarё: Dalani, Çapari, Pronjo dhe gjithё çamёve. Ju pёrshёndes! Unё dhe atdheu ju falenderojmё. Dhe tani duke u bashkuar me ne pёr liri, konsideroheni si vёllezёrit tanё.” (J. Filimennos, Dokimion istoriku peritis Elenikis epanastseos 1858)
Haxhi Mehmet Dalani u vra duke luftuar nё 18 maj 1828 nё krye tё 800 luftёtarёve shqiptarё qё udhёhiqte në luftёn nё ndihmё tё popullit grek pёr çlirimin e ishullit tё Kretёs nga pushtuesit osmanё. Haxhi Mehmet Dalani vlerёsohet si heroi i Kretёs edhe nё botimet e ndryshme shkencore tё karakterit historik dhe enciklopedik nё Greqi, me emrin e manipuluar nga Mehmet nё “Mihal”.
Studiuesit britanikë e quajnë Haxhi Mehmet Dalani e jo Haxhi Mihal Dalani.
Sipas dokumetave arkivorë, tё personaliteteve tё huaj, siç janё koloneli dhe dijetari anglez Uilliam Martin Lik (Leake), si dhe nga Pukёvili (Pouquevile), ish-pёrfaqёsuesi i Napoleon Bonapartit nё Janinё. Nё botimet e kёtyre pёrmendet “Mehmet Dalani i Konispolit” si njё nga krerёt e Çamёrisё qё ishin kundёrvёnё pashallёkut tё Janinёs dhe sipasojё Çamёria kishte mbetur e pavarur. “Mё 1803, shkruan Ëilliam Martin Leake, Mehmet Dalani i Konispolit dhe Islam Pronjua i Paramithisё, me 1500 veta marshuan drejt maleve tё Sulit dhe ndihmuan suljotёt tё dilnin nga rrethimi i Pashait tё Janinёs”. Dhe mё tej shkuajnё: “Dalani i Konispolit bashkё me krerёt e tjerё fomuan Lidhjen e Çamёrisё dhe ndihmuan suljotёt tё kthehen nga Korfuzi nё Çamёri duke u dhёnё 45 qese flori pёr tё blerё armё dhe municione. Kёshtu u ndez lufta kundёr Vezirit tё Janinёs, Ali Pashai, i cili kishte ndёrmarrё shumё herё sulme pёr tё nёnshtruar Çamёrinё qё qёndronte e pavarur dhe e pa nёnshtruar.”
Kur filloi kryengritja “greke” me 1821, pjesёmarja e shqiptarёve nё atё kryengritje ishte shumё e madhe, si e ka pёrcaktuar Aristidh Kola nё 10 udhёheqёs tё revolucionit 9 ishin shqiptarё dhe 1 ishte grekё. Pukёvili, nё kёtё kohё shkruan nё vёllimin III, faqe 212: “Shqipёtarёt duket se janё tё destinuar tё mbulojnё Helladёn me njё popullsi superiore nё fuqi dhe gjallёri kundrejt grekёve, tё cilёt po shuhen pak nga pak”.
Vullnetarё tё shumtё nga e gjithё Çamёria, lanё vatrat e tyre dhe u bashkuan me kryengritёsit. Leake thotë: “Shqiptarёt kanё luftuar nё vise tё ndryshme dhe pёr herё janё dalluar tё parёt nё luftime”. Poeti frëng Lamartini, nё veprёn e tij studimore “Historia e Turqisё” botuar nё vitin 1848, shkruan: “Nuk ka penё qё tё shprehё flijimet heroike tё shqiptarёve nё luftёrat qё kanё bёrё mё shumё se askush tjetёr, pёr çlirimin e Greqisё.”
Haxhi Mehmet Dalani shkoi nё ndihmё tё kryengritjes greke, nё krye te 800 kalorësve nga qyteti dhe krahina e Konispolit, me kuaj tё fortё e tё shpejtё qe rriteshin nё Fushёn e Vrinёs. Historiani rumun V. Papakosta shkruan: “Kёto guerile luftarake janё ato qё zotёruan nё fushёn e luftёs shumicёn e tyre, me vigjilencё, me shpirtin e flijimit dhe me prijёsat e tyre… Madhёshtia e kёtij populli, gjakderdhja e tij ёshtё pёrvetёsuar nga tё tjerёt.”
Haxhi Mehmet Dalani me luftёtarёt e tij dhe tё gjithё djemtë e Çamёrisё morёn pjesё nё kёtё luftё pёr tё krijuar shtetin e përzier shqiptaro-grek, tё zhveshur nga çdo lloj interesi dhe ndikimi fetar. Nё vitin 1826, guvernatori i Libanit, Hamir Bekir, u ngrit kundёr Sulltanit dhe nё Liban filloi kryengritja kundёr pushtuesve osmanё. Hamir Bekir u bёri thirrje pёr ndihmё tё gjithё atyre qё luftonin kundёr Perandorisё Osmane. Ndёr tё parёt qё arriti deri nё Bejrut, ishte Haxhi Mehmet Dalani me 800 kalorësit e tij dhe me tre anije, tё cilёt luftuan me trimёri bashkё me forcat e Hamir Bekiri. Heroizmi i Haxhi Mehmet Dalanit u pёrjetёsua, nё librat qё u shkruan dhe nё folklorin e Libanit.
Beteja e fundit
Nё pranverёn e vitit 1828, kur ishulli i Kretёs u ngrit nё kёmbё i tёri pёr liri. Kryeminstri i parë i shtetit tё pavarur grek Kapodistria, mes tё tjerash i bёn thirrje pёr ndihmё kapedanit tё dёgjuar bujshёm nga Konispoli, Haxhi Mehmet Dalanit. (Kapodistria ishte nga lagjia Cfakё e Gjirokastrёs dhe qe biri i Maries nga Golemi i Kurveleshit). Kapedani iu pёrgjigj. Avokat Hajri Zejno shkruan: “Haxhi Mehmet Dalani mblodhi 800 djem çamë tё krahinёs sё Konispolit nё lulen e trimёrisё, kalorёsa, shkoi nё ndihmё pa mёdyshje e pa frikë nga lufta. Bashkё me forcat e ishullit bёheshin rreth 2000 veta, kurse osmanёt numëronin 8000 forca. Para betejёs me turqit nё kёshtjellёn Frangokastello gjetёn strehim mbrojtje njё mori njerёzish nga Kreta si tё sёmurё, tё uritur, pleq, gra e fёmijё tё pafajshёm. Situata ishte shumё kritike. Para kёsaj gjendje nё prani tё rrethit tё tij ushtarak Haxhi Mehmeti deklaroi: Ne na duhet bukё, na duhen armё. E vetmja pasuri qё kemi ёshtё urrejtja shekullore kundёr robёrisё. Ai u ngrit nё kёmbё. Nё kёtё kёshtjellё tё ndёrtuar qё nё kohёn e venecianёve beteja ishte shumё e ashpёr. Osmanёve pushtues iu kushtoi mbi 3000 tё vrarё e shumё tё plagosur. Ai qёndronte heroikisht deri nё momentin e fundit, gati i vetёm. I propozuan qё tё dorёzohej, me kusht qё do t’ia falnin jetёn, por ai nuk pranoi. Nё njё çast tё fundit, kur beteja e pabarabartё qe thёrmuar e copëtuar drejt fundit, Kapedan Mehmeti i Konispolit u gjend i rrethuar sy mё sy nga 400 osmanё tё tёrbuar. Ata po ngushtoheshin ballё pёr ballё tij, Kapadani legjendar luftoi sa vritet. Ia prenë kokёn. Nё zakonin osman kokёn ia japin trofe Pashait. Porr, lavdia i mbeti tё zotit, tё cilёn ia mban peng historia. Mes tymit e gjakut qe mbulonin ngado muret e kёshtjellёs, shqiptarёt dёgjuan se mbetën pa komadantin e madh tё tyre. Mohuan ftesёn pёr dorёzim e falje. Luftuan si tё hidhnin vallen e fundit konispolate tё Osman Takes, (kushriri i Haxhi Dalanit) dhe u vranё tё gjithё me dritё lirie te sytё.” (Agim Shehu. Materialet e marra nga, Rasim Bebo Addison Çikago, janar 2012)
Këto janë refernca historike, nga historianë e studiues të pakontestuar, grekë, britanikë e të tjerë. Le të dalë sërish, Nikos Kotzias e të thotë nuk e pranojmë versionin tuaj për historinë. Le t’i kundërshtojë referencat zyrtare të historianëve grekë që flasin për heronjtë shqiptarë të Çamërisë që çliruan Greqinë.