Roma mori një sukses shumë të rëndësishëm në javën e 21 të Serie A. Skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini mposhti Torinon në fushën e këtij të fundit me rezultatin 2-0 në një ndeshje ku mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli ishte titullar.
Protagonist për verdhekuqtë në këtë ndeshje u bë i sapoardhuri Malen i cili në minutën e 26 zhbllokoi rezultatin pas një asisi të Dybalës, një gol që erdhi vetëm pak minuta pas anulimiut të një tjetri më herët. Në krahun tjetër, Svilar shpëtoi portën e tij nga një tentativë e Lazaro, ndërsa në pjesën e dytë dhe më saktësisht në minutën e 72, Dybala futi përfundimisht në kasafortë fitoren e Romës teksa shënoi golin e dytë për skuadrën e tij që e mbylli ndeshjen 2-0.
E vetmja notë negative për skuadrën e Gasperinit ishte dëmtimi i Hermosos që u detyrua të lërë fushën e lojës në pjesën e parë për t’u zëvendësuar nga Ghilardi. Pas kësaj fitoreje Roma parakalon Juventusin dhe ngjitet në vendin e 4-t në zonën Champions me 42 pikë, ndërsa për Torinon kjo ishte humbja e 4 në 5 ndeshjet e fundit me skuadrën granata që mbetet në kuotën e 23 pikëve
gijotina.com/










