Ish-kreu i SHISH, Bahri Shaqiri, është emëruar zëvendësministër i Transportit dhe Infrastrukturës. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar edhe emërimi i Adela Shera Karapicit si zëvendësministre e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
Ndërkohë që Roni Telegrafi është emëruar zëvendësministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. Qeveria miratoi gjtihashtu edhe emërimine prefektit të ri të Lezhës, Eduard Ndreca.