Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta në burgun e Prizrenit.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës deklaroi se në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse së shpejti do të japin raport për rrethanat dhe detajet e këtij akti tragjik”, thuhet në një njoftim të institucioneve të Kosovës..
Bëhet me dije se policia e Prizrenit thotë se viktima ka përdorur disa ilaçe e më pas ka rënë në koma.
“Të gjitha ekipet policore së bashku me prokurorin kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe janë duke u kryer procedurat e nevojshme,” tha Nexhmi Krasniqi, drejtor i Policisë së Prizrenit.